Lajme
Përçarje në BDl? – Ja çka thotë Bujar Osmani
Osmani: Nuk ka përçarje në BDl
Në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk ka përçarje, por debat të gjallë i cili gjithmonë përfundon në nivel të partisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe anëtar i BDl-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.
“Në BDl nuk ka kurrfarë përçarje, nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme. Ata që e ndjekin mënyrën e funksionimit të BDl-së e dinë se në BDl ka debat të gjallë, gjithmonë ka pasur qëndrime të ndryshme, shumë aktive, shumë të zëshme. Dhe kjo është e bukura e funksionimit të BDl-së diçka që kryetari gjithmonë e ka nxitur dhe e ka inkurajuar që brenda të ketë debat, të ketë pikëpamje të ndryshme. Por përparësia e BDl-së është që gjithmonë këto debate përfundojnë në nivel të partisë dhe mendoj se kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve pas zërave se a ekzistojnë devijime në parti pas paralajmërimeve për parashtrim të interpelancave për të dhe për zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi.
Lajme
Tender për 200 mijë vaksina – Qeveria i jep dritë jeshile Ministrisë së Shëndetësisë
Qeveria ka filluar procedurë për furnizim të 200.000 dozave shtesë të vaksinës kundër KOVID-19
Qeveria në seancën e sontme të rregullt të 42-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për furnizimin e SARS- KoV-2 e vaksinës së inaktivuar kundër Kovid-19, informojnë nga Pres shërbimi qeveritar.
Me konkluzë të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë për detyrë të zbatojë procedurën për furnizimin e 200.000 dozave nga SARS- KoV-2 kundër KOVID-19 konform nenit 55 paragrafi (1) pika g) e Ligjit për furnizime publike ose përmes procedurës për negociata pa shpallje të konkursit.
“Bëhet fjalë për furnizim të ri të sasive shtesë krahas atyre nga mekanizmit KOVAKS prej 833.000 dozave të vaksinave për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka realizuar pagesë të paradhënies dhe ka siguruar garanci financiare me çka ka përmbushur detyrimet financiare që dalin në bazë të Marrëveshjes së lidhur. Sipas paralajmërimeve të mekanizmit KOVAKS sasitë e para për këtë furnizim priten të shpërndahen në gjysmën e parë të shkurtit”, informojnë nga Pres shërbimi qeveritar.
Qeveria përmes Ministrisë së Shëndetësisë është në fazën përfundimtare nga bisedimet e drejtpërdrejta me prodhuesin “Fajzer” për furnizimin edhe të 800.000 dozave për shpërndarjen e njëpasnjëshme të sasive të dakorduara në muajt e ardhshëm prej të cilave të parat në muajin shkurt.
Lajme
Deputetja shqiptare merr detyrën e re dhe të rëndësishme në Këshillin e Evropës
Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni ka marrë një detyrë të rëndësishme nga Këshilli i Evropës. Ajo është kryetare e Nënkomisionit për Barazi Gjinore, në Asamblenë Parlamentare të KE-së. Gjermeni është një aktiviste e Shoqërisë Civile dhe një nga ekspertet më të mira për çështjet gjinore dhe e ka mbrojtur shumë këtë kauzë.
Lajmin për detyrën e re të saj e ka bërë të ditur faqja e “PACE Equality” në Twitter, ku shkruhet se Nënkomiteti për Barazi Gjinore është në pritje të bashkëpunimit me Gjermenin./K.C/dritare.net
Lajme
Cili deputet aktual ka qënë i dënuar për përdhunim?! (VIDEO)
Deputeti i VMRO-DPMNE’së, Antonio Milloshoski ditë më parë nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut zbuloi një fakt tronditës lidhur me njërin prej kolegëve të tij deputetë. Teksa diskutohej për Ligjin për mbrojtjen e grave nga dhuna, Milloshoski përveç mbështetjes për ligjin, propozoi që në të ardhmen si dispozitë ligjore të vendoset që asnjë deputet, kryetar komune, ministër apo funksionar tjetër i lartë, të mos zgjidhet nëse më parë ka kryer vepër penale “dhunë ndaj grave”. Kjo për faktin se sipas tij, brenda Kuvendit të Maqedonisë ka një deputet, i cili më herët ka qënë i dënuar për “përdhunim”, përcjell in7.
“Mes nesh kemi një koleg deputet që ka kryer përdhunim ndaj një gruaje. Për atë ka qënë i dënuar, por megjithatë ushtron funksion të rëndësishëm”, tha mes tjerash Milloshoski.
Por se cili mund të jetë ky deputet, Milloshoski nuk dha detaje, madje këmbënguli që të mos e tregojë identitetin e tij për arsye se, siç tha ai, nuk dëshiron të ngjallë kujtime të këqija tek viktima./in7.tv/
-
Lajme4 days ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme1 week ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Denoncime2 months ago
Pse BDl e fshiu këtë video? – Omer Ajdini i FRASH e publikon sërish në rrjet
-
Lajme2 months ago
Shtëpitë e shëndetit nisin përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Covid 19
-
Kosovë2 months ago
LDK’ja e humbi Podujevën, por ende nuk është zyrtarizuar rezultati – Ja çka thonë nga KQZ
-
Komente1 month ago
Të burgosurit nga Grupi i Kumanovës kanë ca fjalë për Ali Ahmetin dhe titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Lajme6 days ago
Aktore apo prokurore? – Gazetari Furkan Saliu i reagon ashpër Fatime Fetait
-
Lajme2 months ago
Njësiti “TIGRAT” gabimisht bastisin familjen shqiptare në Shkup