Connect with us

Kosovë

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 704 raste të reja

Published

on

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 704 raste të reja.Rastet e vdekjes janë nga Klina 2 raste (84, 72 vjeç), Rahoveci 2 raste (82, 76 vjeç), Drenasi 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakova 1 rast ( 77 vjeç), Suhareka 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtina 1 rast ( 83 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë kryer 1651 testime.Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 391 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 22 mijë e 137.

Numri total i rasteve pozitive në vend, nga fillimi i pandemisë, është 36 mijë e 253.

Në vend, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 948 persona.

Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 168.

Continue Reading

Kosovë

Selimi: Deklaratat e Haradinajt për bashkim me Shqipëri nuk janë kërcënim, janë opsione reale

Published

on

By

Ministri në detyrë i Drejtësisë, njëherit kandidat për deputet nga radhët e Aleancs për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, në ‘Edicioni i Analizës’ në Klan Kosova, deklaroi se Aleanca është e përgatitur për zgjedhje si çdo parti politike.

Selimi u shpreh se AAK-ja e ka kryer mobilizimin në degë dhe nëndegë dhe se ka një ofertë për qytetarin, i cili po e pret mirë.

“Kemi ofertën për Ramushin president dhe planin qeverisës. Ofertën për Ramushin president është bërë nga detyrimi i rrethanave, si dialogu me Serbinë, ushtria e Kosova të futet në NATO, zhvillimi ekonomik, lufta me pandeminë dhe integrimet evropiane”, theksoi Selimi.

Ai foli edhe për deklaratën e Haradinajt, duke thënë se nuk është kërcënim.

“Nuk është kërcënim deklarata e Haradinajt, por është një opsion real i sovranit, siç e kemi bërë Trepçën, ushtrinë e Kosovës, pavarësimin energjetik. Kur i kemi marrë këto vendime të medha, mund ta bëjmë edhe këtë, nëse nuk realizohen ato plane”, tha ai.

Continue Reading

Kosovë

Gjithçka që ndodhi në mbledhjen maratonike të KQZ-së (VIDEO)

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mbajti mbledhje maratonike shtatëorëshe në të cilën temë e nxehtë diskutimi ishte certifikimi i listave të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shkak i krejt muhabeteve të ashpra ishte rekomandimi i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike që përkrahte certifikimin e të gjithë kandidatëve përfshirë këtu edhe ata që janë dënuar në tre vjetët e fundit.

Kjo u përkrah nga Vetëvendosja, AAK-ja dhe NISMA, por u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, si dhe kryesuesja Valdete Daka.

Në fund të mbledhjes së gjatë, Nisma, që ka në listë persona të dënuar, nuk u certifikua as si parti e as si listë.

Njësoj ndodhi edhe me listën e Vetëvendosjes që i prin Albin Kurti me një dënim të shqiptuar në tri vjetët e fundit. Fat të njëjtë pati edhe AAK-ja.

Nga partitë e mëdha dritë të gjelbër morën listat e PDK-së e LDK-së.

Në Vetëvendosje konsiderojnë se gjithë kjo u bë për ta ndaluar Kurtin dhe të tjerët të jenë në garë zgjedhore. Ndërsa padrejtësi e konsiderojnë edhe në Nisma e AAK që paralajmërojnë veprime të mëtejme ligjore.

Subjektet e pacertifikuara kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e pastaj edhe në Gjykatë Supreme.

Sipas planit operativ të KQZ-së, gjithë procesi i certifikimit duhet të përfundojë më 31 janar.

Continue Reading

Kosovë

Baton Haxhiu: Dëshira ime është që VV t’i marrë 80 ulëse në Kuvend

Published

on

By

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se dëshira e tij është që Lëvizja Vetëvendosje t’i fitojë 80 deputetë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Dëshira jem është që VV me i marrë 80 krejt me ja dhënë dhe është rruga më e mirë. Është koha e fundit që VV të mos viktimizohet se neve nuk po na lënë të punojmë për shtetin, momenti më i mirë që Kosovën mos ta lëmë në ‘status quo’”, tha Haxhiu në RtV Dukagjini.

Ai ka thënë LDK nuk bie nën 20 për qind të votave, PDK nuk bie në 22 për qind, kurse VV do t’i marrë 38% të votave./ Reporteri

Continue Reading

Aktuale