Connect with us

Kosovë

Mbi 80 mijë kosovarë humbën vendin e punës si pasojë e pandemisë

Published

on

Mbi 80 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës që nga muaji mars kur edhe filloi pandemia COVID-19.

LEXO EDHE:
Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas
Si pasojë e situatës së krijuar nga ky virus, e që dukshëm dihet se nuk preku vetëm shëndetësinë, por edhe ekonominë e secilit vend shumë kosovarë mbetën pa punë dhe mirëqenie ekonomike.

Në një përgjigje dhënë për Lajmi.net, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi deklaroi se numri i atyre që humbën vendin e punës deri në këtë muaj është rreth 80 mijë qytetarë, por që deri në fund të vitit kjo shifër pritet të arrijë në 100 mijë.

“Tani kemi rreth 80 mijë qytetarë deri në fund të vitit kalon shifrën 100000”, tha shkurt ai.

Kohë më parë në një konferencë për media nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës u tha se të dhënat që posedojnë janë të sakta dhe se janë dhënë nga punëtorët e përgjithshëm, disa prej të cilëve nuk patën as kontrata pune.

Sipas të njëjtëve është një pjesë dërmuese e qytetarëve të Kosovës të cilët punuan pa kontrata, e që të njëjtit humbën punën si pasojë e COVID-19.

Nga përhapja e madhe e virusit COVID-19, vendi po përballet me një situatë aspak të lehtë ekonomike.

Përpos kësaj, në Kuvendin e Kosovës nuk u arrit ende që të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Pavarësisht disa tentimeve që u bënë, ky ligj dështoi të votohet dhe të funksionalizohet.

Mospajtimet që kanë partitë politike ndërmjet vete, nuk lejoi që ky ligj të votohet dhe të ndërmerren masat e nevojshme që sado pak t’u dilet në ndihmë qytetarëve.

Se ky ligj duhet të votohet për t’u ringjallur ekonomia e vendit pas dëmeve nga pandemia COVID-19, e patën deklaruar edhe ambasadorët e huaj, e poashtu edhe ekspertë të shumtë të ekonomisë.

Nga organizatat e huaja të shëndetit është theksuar se virusi COVID-19 ka mundësi të jetë i pranishëm në secilin shtet edhe për një periudhë mjaftë të gjatë, kështu duke e rritur rrezikun edhe më tepër të një kolapsi të gjerë ekonomik.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti deklaroi se përkundër situatës sfiduese me të cilën po përballemi si pasojë e COVDI-19, Qeveria ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Ai kërkoi nga anëtarët e Këshillit Kombëtarë për Ekonomi dhe Biznese të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro./syri.net

Continue Reading

Kosovë

7 të vdekur dhe 296 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Published

on

By

Shtatë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 296 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411./21Media

Continue Reading

Kosovë

KQZ nuk i lejon kandidimin – Kjo është deklarata e parë e Albin Kurtit

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie mbetet ajo që është dorëzuar që nga fillimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ai është bartës i listës dhe si i tillë do t’i respektojë ligjet dhe Kushtetutën.

Kurti tutje ka kujtuar një takim të ish-presidentit Hashim Thaçi me ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell duke shtuar se institucionet duhet të “rifreskohen” në rrethana të reja.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pat qenë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar dhe mendoj që institucionet e shtetit duhet të updatohen në rrethana të reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Unë jam bartës i listës i cili i respekton dhe e përfill me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e të gjithë neve”, ka thënë ai.

Këto deklarata Kurti i ka bërë pas homazheve te ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Koha Ditore

Continue Reading

Kosovë

Zbulohet slogani zyrtar i Vetëvendosjes/Kurti: Referendumi nuk mund të ndalet!

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar sloganin me të cilin i futet garës në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Krejt dhe drejt” është slogani i kësaj partie, siç kanë zbuluar krerët e kësaj liste, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!” ka thënë Kurti, që është kandidat për kryeministër.

Në anën tjetër, më e gjatë në përshkrim ka qenë Osmani, që është kandidate për presidente.

“KREJT DHE DREJT. Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin! Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kandidimi i Kurtit për deputet është vënë në pikëpyetje për shkak se ai është në mesin e 47 kandidatëve për deputetë, të cilëve u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje për shkak se janë shpallur fajtorë për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit.

Continue Reading

Aktuale