Connect with us

Lajme

Filipçe: Punojmë pa u lodhur që ta ngremë ndërgjegjësimin që të ketë më pak raste të dhunës në familje

Published

on

Shkup, 25 nëntor 2020 (MIA) – Kriza Kovid-19 i preku të gjitha sistemet shëndetësore. Izolimi gjatë karantinave të gjata rezultuan me rritje të numrit të dhunës në familje. Çdo ditë regjistrojmë raste të këtilla në ambulancën onlajn në Klinikën për Psikiatri, me çfarë vazhdimisht e rrisim ekipin në institucion, publikoi sot në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Bashkërisht në një proces inkluziv me institucionet dhe organizatat civile, thekson ministri, hapëm tre qendra për viktima të dhunës seksuale në pajtim me Konventën e Stambollit në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

“Gratë dëshiroj të dinë kanë ku të drejtohen dhe të marrin ndihmë profesionale. Ato asnjëherë nuk janë vetë, përmes institucioneve ato e kanë mbështetjen tonë më të madhe. Në Ditën e sotme Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës mbi Gratë e dërgojmë mesazhin se duhet pa u lodhur të punojmë që ta ngremë ndërgjegjësimin që raste të këtilla të ketë sa më pak”, ka shkruar Filipçe.

Continue Reading

Lajme

Mutacioni britanik i virusit nuk e shmangu vendin tonë, ministri Filipçe qetëson se nuk ka vend për panik

Published

on

Në një kohë kur situata me Kovid-19 po stabilizohet në vend, është zbuluar lloji britanik i virusit, i cili ka një transmetim më të shpejtë për 70 për qind, por është me një formë më të lehtë.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë gjatë analizës së të dhënave të pacientëve pozitivë në kovid në janar, në laboratorin privat për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev” te një kampion është zbuluar mutacion i variantit britanik të virusit SarsKov2. Bëhet fjalë për një burrë 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar, gjegjësisht në bazën e të dhënave të Institutit për Shëndet Publik pacienti nga 22 janari i vitit 2021 udhëhiqet i shëruar.

Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 dhjetor të vitit 2020, për shkak të rritjes së temperaturës dhe frymëmarrjes së vështirësuar, ka bërë test të shpejtë. Testi është me rezultat pozitiv. Pas disa ditëve, gjegjësisht më 4 janar të vitit 2021 paraqitet për kontroll në spitalin privat “Zhan Mitrev” ku i është bërë testi PCR i cili është pozitiv, ndërsa pacientë menjëherë është shtruar në spitalin privat. Më 15 janar në spital i është bërë edhe një test i cili sërish është pozitiv. Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka raportuar kontakte, as nuk ka deklaruar se ka udhëtuar jashtë shtetit.

Laboratori në spitalin “Zhan Mitrev” me metodë të veçantë PCR është konfirmuar se pacienti dyshohet në ndonjë mutacion të virusit, ndërsa pastaj është bërë sekuencim të izolatit . Sipas informacionit që e përcollën në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet të cilat e definojnë variantin britanik janë konfirmuar te izolati i këtij pacienti. Te kampionet e tjera të cilat janë analizuar në laboratorin privat nuk është zbuluar varianti britanik i SarsKov2.

Lidhur me llojin e zbuluar britanik të virusit në vend, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky mutacion i virusit nuk mund të shmanget dhe me siguri do të ndodhë në të gjitha vendet e botës. Theksoi se kjo ishte e pritshme dhe praktikisht e pamundur të mos ndodhte, duke e pasur parasysh që në shumë vende në Evropë dhe në rajon ky tip i virusit është tashmë i pranishëm.

“Nuk ka vend për panik, ne mbetemi të kujdesshëm. Ne edhe tani kemi masa parandaluese që padyshim japin rezultat. Është e vërtetë që ky mutacion i virusit ka një transmetim 70 për qind më të shpejtë, sipas publikimeve në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ajo që dihet nga literatura është se lloji, forma e sëmundjes është më e lehtë se sa ishte më parë. Por duhet të respektohen masat parandaluese. Është e qartë se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës bëhet vërtet e rëndësishme, veçanërisht me këtë formë të mutacionit të virusit. Ne po e monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike. Tani për tani nuk do të rekomandojmë një lloj tjetër ose masa shtesë parandaluese, por jemi duke monitoruar se çfarë do të jetë situata”, deklaroi Filipçe.

Nëse situata përshkallëzohet, theksoi Ministri, sistemi shëndetësor është gati dhe i vendosur, ndërsa në çdo moment repartet e lira mund përsëri të bëhen kovid-qendra. Theksoi se pasi mutacioni është zbuluar në një vend, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm edhe në vende të tjera.

“Mutacioni jo gjithmonë duhet të importohet nga disa prej vendeve. Mutacioni shpesh ndodh në secilin prej vendeve, vetë virusi tenton të pëson mutacion sepse e kërkon rrugën e transmetimit dhe mund të përballet ndoshta në ndonjë mini mjedis dhe në një formë të imunitetit. Në atë kuptim, nuk është çudi që mutacioni të jetë nga një zonë e caktuar. Personi nuk është patjetër të kishte kontakte ose të udhëtonte që virusi të ndryshojë. Në fakt, mutacionet tashmë të konstatuara në vendin tonë, 20 lloje që janë zbuluar nuk janë importuar fare, por janë praktikisht mutacione që vijnë nga këtu dhe janë autentike”, shtoi Filipçe.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e kaluara, janë regjistruar 394 raste të reja me Kovid-19 nga 2236 teste të kryera, nëntë kanë vdekur dhe 387 pacientë janë shëruar. Në repartet infektive në vend mjekohen 584 pacientë me Kovid-19.

Continue Reading

Bota

Në 24 orët e fundit në botë nga Kovid-19 kanë ndërruar jetë 18.000 persona

Published

on

Pandemia e Kovid-19 çdo ditë merr gjithnjë e më shumë viktima në mbarë botën, ndërsa në 24 orët e fundi është regjistruar numër rekord i zi me më shumë se 18.000 raste të vdekjes, ndërsa llojet e reja të koronavirusit, që janë shumë infektuese, po përhapen pa u ndalur në vende të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve zyrtarisht të paraqitura t infeksionit në botë ka tejkaluar 100 milion, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi dje se llojet e reja të virusit janë ende duke u përhapur.

Lloji britanik i koronavirusit është përhapur tashmë në 70 vende, ndërsa ai i Afrikës së Jugut në 31 vende.

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë, dy ditë më parë, të martën, u regjistruan 18.109 raste të vdekjes në mbarë botën, tregojnë të dhënat e agjencive botërore të mbledhura dje bazuar në bazë të raporteve të autoriteteve kombëtare shëndetësore, transmeton Hina.

Ky numër e konfirmon trendin të shënuar në fillim të janarit për rritje drastike të vdekshmërisë, lëvizjen më të shpejtë të kufirit ditor të vdekshmërisë dhe rrafshimin e kurbës në tregues gjithnjë e më të lartë (mesatarisht 14,000 vdekje më 22 janar krahasuar me 10,000 në fund të nëntorit) .

Deri më tani nga Kovid-19 në botë jetën e kanë humbur 2.16 milionë persona.

Continue Reading

Kosovë

Habit politikani sërb – Flet për planet e partive shqiptare me Listën Sërbe kundër Albin Kurtit (VIDEO)

Published

on

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Sllavisha Petkoviq, në “Kallxo Pernime” e ka denoncuar planin e Listës Serbe për të shpërndarë vota në komunitetet e tjera dhe të marrin deputetë në mënyrë që në të ardhmen t’i bashkohen interesave të Listës Serbe.

Sipas Petkoviq ky skenar tashmë është i qartë. Ai thotë se po provohet një plan që ka ndodhur edhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Këtu po tentohet ai skenari që është zbatuar në Bosnjë, në zgjedhjet e kaluara në Bosnjë e Hercegovinë, kur me votat e boshnjakëve është zgjedhur anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës. Fatkeqësisht, edhe kjo është e mundur. Së dyti, kjo është qartësisht kriminale. Pra, është ndërrim i vullnetit të qytetarëve, me përpjekje të ushtrimit të ndikimit mbi komunitetet pakicë, që të ndryshohet baraspesha”, tha Petkoviq.

Sipas tij, kjo skemë e Listës Serbe ka për qëllim që t’ia pamundësojë Vetëvendosjes të krijojë Qeverinë.

“Të them dy fjalë, nëse Vetëvendosje tash do të fitonte 51, 53, pastaj edhe 10 ulëse të pakicave, dmth. 60 e diçka deputetë, e pastaj, nuk e di, i fitojmë edhe ne një apo dy deputetë, e kaq, u bë qeveria. Nuk ka nevojë për Listën Serbe. Ata përpiqen në pjesën tjetër, në pjesën e komuniteteve të tjera, të tërheqin 2-3 deputetë, që të mos e lejojnë Vetëvendosjen të bëjë 61 deputetë të mjaftueshëm pa një parti tjetër shqiptare. Kjo skemë është qartësisht në veprim tashmë, ashtu që Vetëvendosje të mos mund të arrijë”, tha Petkoviq në “Kallxo Pernime”.

Sipas tij, Listës Serbe nuk i ka penguar as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj por po i pengon Albin Kurti.

Por Petkoviq ka dhënë arsyet e tij në lidhje me këtë.

“Kemi një gjë të çuditshme këtu, keni kujdes. Listës Serbe nuk i ka penguar as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj, që ishin apo janë të akuzuar, sepse nuk e di, për krime, nuk po lëshohem te fajësia e tyre, thjesht po theksoj faktin. Por, ju pengon Albin Kurti, që nuk ka qenë fare në luftë. Prej asaj që kam kuptuar në ndërkohë, e të tjera, me të nuk mund të bëjnë pazare! Nuk ka biznese me të. A po më kuptoni tash? Lista Serbe është organizatë biznesi. Po besoj me Albin Kurtin nuk kanë arritur të nxjerrin ndonjë biznes të tillë”, tha tutje Petkoviq./kallxo/

 

Continue Reading

Aktuale