Connect with us

Kosovë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Published

on

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

Disa aktiviste mbajnë në duar portretet e viktimave të dhunës në familje. Foto nga arkivi.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje.

Continue Reading

Kosovë

KQZ nuk i lejon kandidimin – Kjo është deklarata e parë e Albin Kurtit

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie mbetet ajo që është dorëzuar që nga fillimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ai është bartës i listës dhe si i tillë do t’i respektojë ligjet dhe Kushtetutën.

Kurti tutje ka kujtuar një takim të ish-presidentit Hashim Thaçi me ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell duke shtuar se institucionet duhet të “rifreskohen” në rrethana të reja.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pat qenë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar dhe mendoj që institucionet e shtetit duhet të updatohen në rrethana të reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Unë jam bartës i listës i cili i respekton dhe e përfill me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e të gjithë neve”, ka thënë ai.

Këto deklarata Kurti i ka bërë pas homazheve te ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Koha Ditore

Continue Reading

Kosovë

Zbulohet slogani zyrtar i Vetëvendosjes/Kurti: Referendumi nuk mund të ndalet!

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar sloganin me të cilin i futet garës në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Krejt dhe drejt” është slogani i kësaj partie, siç kanë zbuluar krerët e kësaj liste, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!” ka thënë Kurti, që është kandidat për kryeministër.

Në anën tjetër, më e gjatë në përshkrim ka qenë Osmani, që është kandidate për presidente.

“KREJT DHE DREJT. Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin! Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kandidimi i Kurtit për deputet është vënë në pikëpyetje për shkak se ai është në mesin e 47 kandidatëve për deputetë, të cilëve u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje për shkak se janë shpallur fajtorë për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit.

Continue Reading

Kosovë

Nuk lejohet të garojë në zgjedhje, Kurti: S’kam marrë asnjë njoftim

Published

on

By

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka komentuar vendimin e fundit të KGJK-së, ku thuhet se nuk do të lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak të problemeve me ligjin.

Kurti në një deklaratë për media ka thënë se nuk ka marrë asnjë njoftim nga KQZ-ja.

“Unë nuk jam në dijeni për kurrfarë vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po vërejë në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti, për median kosovare.

Tutje Kurti ka thënë se institucionet e vendit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

Sipas një vendimi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 47 kandidatë për deputetët nga 15 subjekte politike, kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ata janë verifikuar nga Këshilli Gjyqësor, se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Continue Reading

Aktuale