Connect with us

Komente

25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave!

Published

on

Shkruan, Bujare ABAZI

Dhuna në familje, e veçanërisht dhuna ndaj grave e vajzave, megjithëse dukuri e shëmtuar sipas raporteve të vendeve të ndryshme, është e pranishme në çdo shoqëri, pa marrë parasysh sa e zhvilluar është ajo.
Pas goditjes së Globit me Covid-19, kjo dukuri ka arritur përmasa edhe më të mëdha.
Keshtu, shifrat flasin se 243 milion gra dhe vajza u abuzuan nga partneri gjatë vitit që po e lëmë pas. Ndërsa, mëpak se 40 përqind e tyre e raportojnë dhunën ose kërkojnë ndihmë.
Për dallim nga shtetet e zhvilluara që këtë dukuri e trajtojnë nga më shumë aspekte si: sociale, teorike, empirike e ligjore, në shoqërinë tonë për këtë temë ende nuk flasim mjaftueshëm hapur.
Gratë dhe vajzat e dhunuara shpesh nuk e denoncojnë dhunën, përshkak të nivelit të ulët të arsimit që kanë, nuk kanë një vend pune ose kanë punë të pasigurt, e cila nuk i siguron pavarësinë dhe kështu bëhen barrë e familjes, por shpesh herë edhe për shkaqe të turpit që ndjejnë.
Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkoj përpjekje më të fuqishme të institucioneve dhe shoqërisë që për dhunën mos të heshtet, por të ndëshkohet dhunuesi e të funksionoj ligji.
Sigurisht se edhe mediat kanë një rol të rëndësishëm, ku tema të këtilla duhet më shpesh të bisedohen dhe të apsolvohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, e që janë në relacion me eleminimin e kësaj dukurie, dhe mbi të gjitha, duhet vetëdijsuar grat dhe vajzat që kjo e keqe nuk ndodhë për fajin e tyre dhe se ata meritojnë një trajtim dhe përkrahje dinjitoze.
Një shoqëri e shëndoshë duhet të mendoj gjithë format për zvogëlimin , pse jo edhe eliminimin e kësaj dukurie, e cila negativisht ndikon në shëndetin fizik dhe mendor , jo vetëm të gruas apo vajzës sëdhunuar, por edhe më gjërë.
Linjat telefonike, qendrat për përkujdesje që janë në dispozicion të grave e vajzave të dhunuara, janë ende ndihmë modeste, prandaj ajo që duhet bërë ne si shoqëri , kërkon përkushtim, përkrahje, mirëkuptim dhe dashuri, sidomos nga familja.

Continue Reading

Komente

Vdekja enigmatike e Albert Kamysë/ WSJ: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?

Published

on

Nga Benjamin Shull

Më 4 janar 1960, bota humbi një nga zërat më me peshë të shekullit XX-të. Albert Kamy, shkrimtari 46-vjeçar i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe fitues pak kohë më parë i Çmimit Nobel në Letërsi, kishte hipur në sediljen e pasagjerit të një automjeti tip ‘FacelVega’ duke shkuar drejt Parisit, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Kamy vdiq në moment, ndërsa shoferi që ishte dhe botuesi i tij, Mihel Galimar – do të vdiste në spital disa ditë më vonë.

Njeriu që na mësoi se si të përballemi me një botë absurde, kishte vdekur nga një vdekje absurde. Shkrimtari italian Xhovani Kateli, mendon se ajo ngjarje nuk ishte aspak e rastësishme.

Në librin e tij “Vdekja e Kamysë”, botuar për herë të parë në vitin 2013, zoti Kateli prezanton teorinë e tij se aksidenti rrugor ishte një vrasje politike e organizuar nga KGB-ja sovjetike. Kamy, vëren Kateli, kishte artikuluar disa kritika të ashpra kundër Bashkimit Sovjetik në prag të pushtimit të Hungarisë në vitin 1956.

Karizmatik dhe i nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, Kamy paraqiste pra një sfidë serioze për Moskën. Ai ishte, shkruan autori, “një njeri i lirë, i pathyeshëm dhe i rrezikshëm”. Në librin e tij, Katelli përshkruan në detaje investigimin e tij për rrethanat që kanë të bëjnë me përplasjen e makinës ku udhëtonte shkrimtari. Ai flet për pushtimin sovjetik të Hungarisë, dhe lidhjen e Kamy me disa figura letrare të Evropës Lindore:shkrimtarin çek Jan Zabrana dhe atë rus Boris Pasternak. Teza e Katelitështë bindëse, por larg nga të qenit shteruese, dhe disa lexues do të jenë më të bindur se të tjerët.

Por libri i tij ofron një dritare të qartë dhe të dobishme mbi vështirësitë qëu detyruan të përballen shkrimtarët politikë gjatë Luftës së Ftohtë. Zabrana (1931-1984) është thelbësor në narrativën e Katelit. Një poet dhe përkthyes, prindërit e të cilit u persekutuan nga regjimi komunist i Çekosllovakisë. Ai përktheu në gjuhën çeke romanin “Doktor Zhivago” të Pasternak. Kateli pati shansin të gjejë ditarët e Zabrana të botuara pas vdekjes në një librari në Pragë, dhe të citojë një pasazh të shkruar në vitin 1980, i cili thotë:“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri i zgjuar dhe me shumë lidhje. Ai thotë se aksidenti me makinë që vrau Kamynë më 1960, u orkestruar nga shërbimi sekret sovjetik.

Ata e manipuluan njërën nga gomat, në mënyrë që ajo të çahej kur makina të udhëtonte me shpejtësi të madhe”. Njeriu i Zabranës (qëai nuk do t`a tregonte burimin e tij), i tha atij se urdhri për këtë vrasje ishte dhënë nga ministri sovjetik Dimitri Shepilov, pas një artikulli që Kamy shkroi në marsin e vitit 1957, ku sulmonte personalisht Shepilov për ngjarjet e përgjakshme në Hungari.

Kateli shkruan se Kamy “shprehu gjithë indinjatën e një libertariani, që nuk pranoi t’i përkulej tiranisë”. Ai e sulmoi në fillim Shepilov në një fjalim të mbajtur më 30 tetor 1956, gjatë një takimi të qeverisë republikane spanjolle në mërgim. Më pas vazhdoi të denonconte Moskën gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin 1958, ai shkroi parathënien e librit “E vërteta rreth Imre Nagit”, i botuar nga Kongresi antikomunist për Lirinë Kulturore, që hidhte poshtë akuzat e gritura kundër kryeministrit revolucionar të Hungarisë, të cilin sovjetikët e ekzekutuan për tradhti.

Kateli është i admirueshëm në mënyrën e tij të rrëfimit. Ai përpiqet të përcaktojë se kush ishte burimi i qasjes në ditarin e Zabrana, dhe spekulon se si sovjetikët mund t`a kishin ditur itinerarin e Kamysë atë ditë fatale, në vitin 1960.

Kateli u takua me të venë e Zabranas, Maria Zabranov, që flet për disa nga njerëzit e mundshëm që mund t’i kenë treguar burrit të saj të vërtetën e aksidentit që i mori jetën shkrimtarit francez. Një nga digresionet më të gjata të librit, ka të bëjë me botimin e “Doktor Zhivago” të Pasternak.

Zabrana nuk do të jetonte që të shihte përkthimin e tij të botuar. Botimi çek nuk u lejua deri në vitin 1990, pas Revolucionit të Kadifejtë të Çekosllovakisë. Për shkak të çensurëssovjetike, “Doktor Zhivago”u botua për herë të parë në një version italian në vitin 1957, ndërsa CIA ndihmoi në prodhimin dhe shpërndarjen e kopjeve në gjuhën ruse gjatë “ExpoBrussel” 1 vit më vonë.

Gjatë asaj kohe, Kamy ishte vazhdimisht në kontakt me Pasternakun. Kateli përshkruan letratplot admirim që i dërgonin njëri-tjetrit,bashkë me raportet se Kamy kërkoi të ndikonte tek juria për t’i dhënë Pasternak Çmimin Nobel në Letërsi. Në fakt, Pasternak e fitoi Nobelin në vitin 1958 – një vit pasi Kamy fitoi të tijin – duke vënë jo pak në siklet sovjetikët, që e detyruan atë t`a refuzonte çmimin.

Në një shtojcë të librit, Kateli përshkruan depërtimin e gjerë të shërbimeve sekrete franceze nga agjentët sovjetike gjatë viteve të pasluftës, dhe zbulon se avokati dhe aktivisti algjerian i pavarësisë Zhak Verzhe, kishte dëgjuar mbi përfshirjen e KGB-së në vdekjen e Kamy.
/ The Wall Street Journal – Bota.al

Continue Reading

Komente

Omer Ajdini i Aleancës thumbon zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Rini: Zgjodhu prej gjumi o Avni Rustemi!

Published

on

Status në Facebook nga Omer Ajdini

Edhe pak bëhen 100 ditë që kur Avni Rustemi u emërua zv.Drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Përgjatë këtyre 100 ditëve, përveç fotografive dhe takimeve të stilit Artan Grubby, Avni Rustemi lëre që nuk ka bërë absolutisht asgjë për ta përmirësuar gjendjen e kësaj agjencie por edhe e ka përkeqësuar atë.

Përfaqësimi i shqiptarëve nuk duket të jetë përmirësuar (u shkarkuan 3 shqiptarë tek Këshilli Sportiv dhe u emëruan vetëm 2 sepse kështu deshi Drejtori), projekte shtesë për shqiptarët nuk duket të jenë marrë, gjuha shqipe ende nuk respektohet në web faqen e Agjencisë (tash edhe në anglisht nuk bën!), transparenca duket të jetë zvogëluar!

Zgjohu pak prej gjumi, oo Avni Rustemi! Mos u le hapësirë që në partinë tënde nesër të thonë që të rinjtë nuk dijnë të qeverisin dhe kjo të merret si arsye për t’i margjinalizuar ato në të ardhmen!

Wake up, brother, wake up!

 

 

Continue Reading

Komente

Populli thotë mos e matni ditën me hijen tuaj!

Published

on

By

Shkruan, Remzi Mehmedi

“Populli thotë mos e matni ditën me hijen tuaj!

Ata që masin ditën me hijen e tyre, janë të prirur që çdo veprim të ALEANCËS PËR SHQIPTARËT dhe ALTERNATIVËS t’a llogarisin ose si veprim që i pērshtatet Lsdm ose si veprim që i pērshtatet Vmro. Kjo vjen si rrjedhojë se ata kurrë nuk kan qenë autonom në veprimet e tyre dhe ose nuk arrinë të kuptojnë e besojnë që Ash-Aaa kan takat të bëjnë veprime politike të pavarura nga askush, ose e kuptojnë këtë por nuk e pranojnë dhe në opinion përpiqen t’a paraqesin ashtu si vetë veprojnë për llogari të atyre që vetes i japin të drejtën të sillen si pronarë të shtetit e që janē Lsdm-Vmro dhe shqiptarët i kan konsideruar si numra për të plotësuar boshllëqet e tyre numerike për të qeveris.

Kohët kanë ndryshuar. ALEANCA PËR SHQIPTARËT nuk është krijuar as për të marrë poste disa individē, as për të provuar veten në një apo dy cikle zgjedhore dhe as për të plotësuar boshllëqe numerike por për të pērfaqësuar shqiptarët dhe qytetarët në pērgjithësi.”

Continue Reading

Aktuale