Connect with us

Lajme

Ziadin Sela i drejtohet Pendarovskit: A punon Maqedonia e Veriut për shkatërrimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve?!

Published

on

Pas urimit të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për festën kombëtare të shqiptarëve, Ditën e Alfabetit, ka reaguar kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një letre publike. Sela ka përshëndetur qëndrimin e Pendarovskit ndaj gjuhës dhe kulturës së popujve në përgjithësi, me çka presidenti vlerësonte se “mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjininën kombëtare të një populli..” Por për këtë qëllim Sela shprehet se shpreson që ky qëndrim i presidentit të mos jetë vetëm festive dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, duke aluduar në kontestin me shtetin bullgar, përcjell in7. Sela pyet Pendarovskin nëse vallë me mohimin që Maqedonia e Veriut i bën gjuhës shqipe, duke mos e quajtur si të tillë, por vetëm si “20 përqindësh”, hyn në grupin e shteteve që punojnë për shkatërrimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve!

Ja letra e plotë e Ziadin Selës, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët:

I nderuari President,
Fillimisht ju falënderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë.
Kjo qasje e juaja është për t’u përshëndetur, sepse tregoni kujdes për së paku një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, aq më tepër që edhe Manastiri është këtu. Nuk kam aspak dilemë që ju po të njëjtën qasje do e kishit edhe për bashkësitë tjera etnike këtu tek ne dhe më gjerë. Këto gjeste të bëjnë mëndje hapur dhe kjo është mirë, është shumë mirë për imazhin e një Presidenti në krye të një shteti multietnik siç është Maqedonia e Veriut.
Por, jashtë festave gjithmonë!
Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!? Ndaj gjuhëve të tyre?!
Shpresoj të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, por qëndrimi i presidencës dhe i juaji si President, citoj: “Gjuha dhe kultura janë themelet e çdo populli dhe mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjinën kombëtare të një populli… “, është për tu përshëndetur.
Atëherë me të njëjtën logjikë, gjithmonë duke u bazuar tek citati juaj. Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase?!
A bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut në grupin e shteteve që me mosnjohjen e gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, po punon për shkatërrimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?
 
Continue Reading

Lajme

Këto janë çmimet e reja të benzinës dhe dizelit

Published

on

Kthehet në fuqi Ligji për akciza, nga mesnata benzinat dhe dizeli më të lira për dy denarë

Prej sot nuk vlen më Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka përsëri hyri në fuqi, Ligji për akcizat. Kjo kontribuoi që Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE), t’i ulë çmimet e karburantit me pakicë.

Me pezullimin e akcizës plotësuese për karburantet që u vendos si masë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) u ulën për dy denarë për litër, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1), u ul për 13 denarë, përderisa çmimi i mazutit me pakicë mbetet në nivel të njëjtë.

Për këtë (KRRE), mori vendim që prej sot EUROSUPER BS – 95,të shitet për 61 denarë për litër, EUROSUOPER BS-98, 63 denarë, EURODIZEL BS 52,50, ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 41,50 dhe mazuti M-1 NS mbeti 30,823 denarë për kilogramë.

Me këtë KRRE në të vërtetë bëri harmonizim të vendimit paraprak për çmimet e karburanteve, që u miratua të hënën, me Ligjin për akciza, i cili prej sot sërish hyri në fuqi

“Për shkak të skadimit të validitetit të Dekretit që ishte sjellë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, prej sonte në mesnatë kthehet në fuqi Ligji për akciza i cili zbatohej para se të sillet Dekreti. Për shkak të kësaj gjendje, KRRE solli ndryshim të vendimit me çka shumat e elementeve të caktuara që hyjnë në strukturë gjatë formimit të çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe derivateve për transport, janë ndryshuar në pajtim me shumat ekzistuese të akcizave, të konfirmuara me Ligjin për akciza. Këto çmime do të vlejnë deri në sjelljen e vendimit të ri”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

KRRE çdo të hënë sjell vendim për konfirmimin e çmimeve më të larta të pakicës të derivateve të naftës dhe derivateve për transport.

Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme u miratua nga Qeveria në seancën e saj më 1 prill, të vitit 2020, pas së cilës u publikua në Gazetën Zyrtare, ndërsa në pjesën e karburanteve hyri në fuqi më 5 maj të vitit 2020.

Continue Reading

Lajme

Bie numri i të infektuarve me Kovid-19, mirëpo mbeten apelet për respektim të masave për mbrojtje

Published

on

Janë regjistruar 307 raste të reja të KOVID-19 nga 1.854 teste në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë pas 24 orë. Kanë vdekur 14 persona në kushte spitali dhe janë shëruar 658 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 90.124, numri i pacientëve të rikuperuar është 76.045, numri i vdekjeve është 2.768 dhe numri i rasteve aktive është 11.311. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 439.121 teste të KOVID-19.

Nga pozitivet e reja të KOVID-19, në Shkup ka 137, në Kumanovë 17, në Veles 15, në Tetovë dhe Prilep nga 13, Dibër 11, Gostivar, Ohër dhe Kavadar nga 10, nëntë në Strumicë …

Në Shkup ka 6.455 raste aktive, në Tetovë – 467, në Kumanovë – 433, në Strumicë – 362, në Kavadar – 355, në Ohër – 349, në Gostivar – 306, Prilep – 259, Manastir – 226 … Më pak raste aktive ose shtatë ka në Dojran.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 608 dhe ka rreth 580 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendra., kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Rezultatet nga analizat e bëra në laboratoret e ASHAM-it treguan se tek ne nuk ka mutacion të koronavirusit, të ngjashëm me atë që u paraqit në Britani të Madhe, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Edhe pse është i pranishëm virusi i njejtë, kjo nuk është sinjal që t’i ulim masat. Edhe përkundër asaj që po bie numri i rasteve të reja, ende duhet të jemi të kujdesshëm, sepse tani shkollat filluan sërish të funksionojnë. TË gjitha masat për mbrojtje mbeten edhe më tej. Javën e ardhshme do ta analizojmë gjendjen dhe në bazë të asaj do të sjellim masa dhe rekomandime të tjera.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se të gjitha vaksinat evaluohen, ndërsa ajo që ata kanë përparësi është të sigurojnë cilësinë e tyre. Filipçe beson se ata mund ta kryejnë procesin e imunizimit mjaft mirë këtu dhe theksoi se ata do të qëndrojnë këtu për të vaksinuar të gjithë qytetarët tanë, në parim siç përcaktohen grupet.

“Kishim bisedë me zyrën përfaqësuese të “Fajzer” në Beograd dhe atje është duke u punuar në dy marrëveshje – draft marrëveshja jonë për 800 mijë dozat tona dhe leja e autoriteteve serbe për t’i dhënë dosjet që ne t’i importojmë ato vaksina nga vendi i tyre. Sapo t’i marrin dosjet dhe lejen, ne jemi gati t’i marrim ato”; tha Filipçe

Continue Reading

Bota

Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur me grusht gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013

Published

on

Presidenti i sapo inauguruar, Joe Biden, ndaloi për një çast gjatë paradës amerikane duke shkuar për në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një përshëndetje me grusht gazetarit të NBC-s, Al Roker, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur u inaugurua si zëvendëspresident.

“Z. president, si po ndihesh?”, Roker thirri nga zona e medieve, duke bërë që Biden të kthehet drejt tij për ta përshëndetur.

“Ndihem shumë mirë”, iu përgjigj Biden, transmeton Telegrafi.

Ky veprim i presidentit amerikan mori hov nga shikuesit në të gjithë mediet sociale.

Pas kësaj, dikush vuri në dukje se si momenti pasqyroi kohën në paradën inaugurues të vitit 2013 kur Al Roker mori një shtrëngim duarsh nga zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden.

Continue Reading

Aktuale