Connect with us

Lajme

Policia dënon “me të madhe” shoferët në Shkup

Published

on

Në Shkup janë sanksionuar 256 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut, në territorin e Qytetit të Shkupit, ka shqiptuar gjithsej 256 masa.

Prej tyre, siç kumtojnë nga MPB-ja, 17 janë  për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara, 12 sanksione u shqiptuan për ngasje nën ndikimin e alkoolit, nëntë për kalim në semafor të kuq, 14 masa për përdorim të telefonit celular, 50 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, 37 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 56 automjete u hoqën nga shërbimi “karrotrec”.

“Vazhdojnë kontrollet e përforcuara në komunikacion edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat për siguri më të madhe në komunikacion”, theksohet në kumtesën e MPB-së. 

Continue Reading

Bota

Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur me grusht gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013

Published

on

Presidenti i sapo inauguruar, Joe Biden, ndaloi për një çast gjatë paradës amerikane duke shkuar për në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një përshëndetje me grusht gazetarit të NBC-s, Al Roker, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur u inaugurua si zëvendëspresident.

“Z. president, si po ndihesh?”, Roker thirri nga zona e medieve, duke bërë që Biden të kthehet drejt tij për ta përshëndetur.

“Ndihem shumë mirë”, iu përgjigj Biden, transmeton Telegrafi.

Ky veprim i presidentit amerikan mori hov nga shikuesit në të gjithë mediet sociale.

Pas kësaj, dikush vuri në dukje se si momenti pasqyroi kohën në paradën inaugurues të vitit 2013 kur Al Roker mori një shtrëngim duarsh nga zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden.

Continue Reading

Lajme

A duhet të vaksinohen edhe fëmijët? – Fajzer kreu testet, ja rezultatet

Published

on

Fajzer e testoi vaksinën e saj për përdorim të mundshëm tek fëmijët

Fajzer ka përfunduar me paraqitjen e fëmijëve të moshës nga 12 deri në 15 vjeç për një studim për të testuar vaksinën kundër Kovid-19, pasi prodhuesi i barnave amerikane dëshiron të zgjerojë përdorimin e vaksinës midis grupmoshave të ndryshme.

Studimi, i kryer në tetor, përfshiu më shumë se 2.000 pjesëmarrës, thuhet në kumtesën e Fajzer.

Vaksinat Fajzer dhe Moderna, që përdoren në SHBA, nuk janë ende të disponueshme për t’u përdorur tek fëmijët për shkak të të dhënave të pamjaftueshme të hulumtimit. Gjegjësisht, fëmijët rrallë kanë simptoma serioze të Kovid-19, por ata përsëri mund të përhapin virusin.

Muajin e kaluar, Moderna gjithashtu filloi një studim të testimit të vaksinave në adoleshentë të moshës nga 12 deri në 18 vjeç.

Continue Reading

Bota

OBSH-ja javën e ardhshme do të shqyrtojë miratimin e dy vaksinave kineze

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e ardhshme do të fillojë ta shqyrtojë mundësinë për miratimin e përdorimit urgjent të dy vaksinave kineze kundër koronavirusit, deklaroi ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Marijanxhela Simao.

Simao gjithashtu tha se OBSH-ja mendon të japë miratim për përdorim urgjent për vaksinat e AstraZenika, të prodhuara në Korenë e Jugut dhe në Indi.

Kina ka nënshkruar marrëveshje për eksportin e miliona dozave vaksina të zhvilluara nga kompanitë e saja Sinofarm dhe Sinovak.

Continue Reading

Aktuale