in7 - 2019

Lajme

Xhaferi: Institucionet, mediat dhe punonjësit e arsimit të tregojnë se si ruhet gjuha shqipe

Publikuar

on

Secila periudhë kohore i zhvillon betejat e veta dhe i feston luftërat e veta të mëdha apo të vogla të cilat janë vetëm gur i vogël në forcimin e themelit të ruajtjes, zhvillimit dhe azhurnimit të gjuhës e cila është materie e gjallë dhe e cila edhe mund të pësojë nën ndikim të internacionalizmave dhe përparimit të pandalshëm gjithpërfshirës të teknologjisë. Prandaj, duhet të jemi vigjilentë, secili në fushën e vet të veprimit. Këtu, para së gjithash përmend veten dhe përfaqësuesit e tjerë të diapazonit politik që aktualisht janë ose në të ardhmen do të jenë pjesë e pushtetit ligjvënës, , e kjo do të thotë mundësi ta ndryshojmë, plotësojmë dhe përmirësojmë bazën ligjore për ruajtje të gjuhës standarde, porositi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin përshëndetës të Akademisë shkencore me rastin e manifestimit shkencor-kulturor “Ditët e Alfabetit – II”.

Xhaferi u bëri thirrje mediave të shkruara dhe elektronike, punonjësve në administratë, punonjësve në arsim, që me shembullin e vet të kontribuojnë në ngritjen e gjeneratave të reja që do e duan, ruajnë, respektojnë dhe flasin gjuhën e standardizuar shqipe.

Xhaferi në fjalimin e tij foli për historinë dhe krijimin e alfabetit.

“Pas një pune të palodhshme nëntëditore, dolën me produktin më të çmuar për një popull – Alfabetin e njësuar me të cilin do të vazhdohej të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar dhe e kënduar, e cila deri atëherë është përcjellë me shkronja të huaja të alfabeteve të huaja. Por, ajo që është më e rëndësishme, alfabeti me të cilin lindi dhe e filloi rrugëtimin e vet lufta kombëtare e pavarësimit kulturor në rrafshin botëror, ishte mbështetje e fortë e identitetit kombëtar dhe e pavarësimit politik të popullit shqiptar. Ai rrugëtim kaloi nëpër shumë sfida, vështirësi, mohime dhe nënvlerësime por, kjo nuk e ndali kumbimin e këngës mallëngjyese të Nexhmije Pagarushës, Hanife Sejfulla Reçanit dhe shumë solistëve të shquar shqiptarë. Kjo nuk i ndali as studiuesit e shquar albanologë dhe letrarë, kjo nuk e ndali as penën e shkrimtarëve shqiptarë të njohur botërisht, i nderuari Ismail Kadare, Luan Starova dhe të tjerë. Përkundrazi, ishte gjuha për përkthimin autentik të veprave të tyre madhështore me të cilat u rrit dhe u përhap vlera letrare shqiptare. Dhe, jo vetëm ajo letrare. Vlerat dhe virtytet, humanizmi dhe solidariteti, empatia dhe mirëkuptimi nuk ishin të panjohura as për Shën Nënë Terezën – vajzën e botës sonë dhe nënën e mbarë botës, siç e kanë përshkruar aq bukur nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe që na bën aq krenarë në rrafshin botëror”, theksoi Xhaferi.

Xhaferi, në emrin e tij personal, por edhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehi nderimet dhe urimet e përzemërta me rastin e festës së 22 Nëntorit, 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit ku edhe u bë unifikimi i alfabetit shqip dhe që kremtohet si festë e pranuar kombëtare e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në Akademinë shkencore morën pjesë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Shabani, drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, Asani, drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhës, Sela, si dhe drejtori i Instituti për studime albanologjike dhe protestante, Hoisaflok.

Manifestimi filloi me homazh për Gjerasim Qiriazin dhe përfundoi me promovimin e librit për Parashqevi Qiriazin.

Vazhdo leximin

Bota

Nju Jorku mbushet me flamuj “kuq e zi” – 28 Nëntori në Shtetin Amerikan

Publikuar

on

nga

NEW YORK /Staten Island, 500 flamur Shqiptar e Amerikan në bulevardin kryesor të qytetit, për Ditën e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Nga Beqir SINA – New York

Video – credit (Jasin Gjokaj) https://www.facebook.com/AlbanianRoots/videos/1710778005750972

STATEN ISLAND NYC : Flamuri shqiptar, për krah atij Amerikan do të valëvitet për festat e Nëntorit, edhe në një nga bulevardet më kryesore të qytet-lagjes së Nju Jorkut, Staten Island.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata “Rrënjët Shqiptare” në këtë ishull, ku thuhet se jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, shqiptar nga Mali I Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Sipas një bisede me kryetarin e oraginzatës “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots”, zotin Marko Kepi, ai tha :

“Faleminderit të gjithëve që dolën mbrëmë dhe na ndihmuan të mblidhemi dhe të vendosim flamujt amerikanë dhe shqiptarë në bulevardin Hylan Blvd -SI, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë. Ne nuk kemi asnjë aleat më të madh se SHBA dhe jemi të bekuar ta quajmë këtë vend shtëpia jonë, e dytë! Zoti e bekoftë Amerikën .”

Por, u shpreh Kepi, një Falënderimë të veçanta, me këtë rast shkon për familjen Qoku, veprimtarin dibran Belu Qoku, dhe djali I tij Alberim Qoku, për sponsorizimin financiar e të gjithë flamujve( 250 amerikan dhe 250 shqiptar), si dhe Xhemo Lanica .

Faleminderit të gjithve që na ndihmuan për te zbukuruar Nju Jorkun me flamuj Shqiptar, dhe në veçnati Belul Qoku”n qe sponsorizoi gjith flamujt dhe I pergatiti ato.

Në fotot: Marko Kepi (Albanian Roots), Belul Qoku SPONSOR, Dashnor Miftari (Shoqata DIBRA) Mirsad Kovaci (Shoqata KRAJA) : Vullnetaret: (Alberim Qoku,Meltin Molla,Xhemal Lanica , Afrim Popi ,Fitim Mujeziq ,Albin Kovaci,Egzon Doda,Arber Mucaj,Elmir Berjashi,Agim Gjenashi,Zaim Gerdoci, dhe Jasin Gjokaj)

Kontribut, të veçantë për vendosjen e flamujve Shqiptar në ishullin Staten Island – Nju Jork, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, dhanë edhe dy shoqatat me veprimtari të dalluar kombëtare në Nju Jork, Shoqata Atdhetare Dibra – (Kryetari Dashi Miftari), dhe Shoqata Kraja – (Mirasd Kovaçi), të cilat ju bashkëngjinten sponsorizuesit Familjes Qoku, në bashkepunim me Albanian Roots.

Vazhdo leximin

Lajme

Në Gostivar hapet Qendra për punë nga distanca për sipërmarrësit e rinj

Publikuar

on

nga

Gostivar, 27 nëntor 2020 (MIA) – Organizata rinore YEP (Youth Empowerment Platform) ka hapur qendër për punë CoWork – Gostivar për mbështetje të sipërmarrësve rinor dhe personave të cilët punojnë në distancë. Themeluesit e Qendrës konsiderojnë se në mënyrë të tillë do t’u ndihmohet të rinjve t’i realizojnë idetë e tyre dhe të zhvillojnë biznes, ndërsa përballen me mungesë të hapësirës së zyrave dhe pajisjes.

Drejtori i Qendrës Arlind Musliu në hapje theksoi se qëllimi primar është të mbështeten të rinjtë në qëllimin e tyre më lehtë të arrijnë në tregun e punës.

“Në qendrën e sapohapur CoWork – Gostivar ofrohet hapësirë moderne dhe inovative i cili do t’i motivojë sipërmarrësit e rinj. Por shfrytëzuesit e ardhshëm të hapësirës mund të jenë njerëz me profesione të ndryshme, si juristë, kontabilistë, menaxherë të marketingut, arkitektë, fotografi, video-editorë, konsultime dhe persona nga profesione të cilat janë ngushtë të lidhura me trendet digjitale”, tha Arlind Musliu, drejtor i qendrës.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, i cili ka marrë pjesë në hapjen e qendrës, theksoi se si pushtet lokal e kanë intensifikuar mbështetjen e të rinjve dhe tha se ky është projekti i tretë për to. Sipas tij, në këtë qendër të rinjtë nga Gostivari do të kenë mundësi t’i zhvillojnë dhe përhapin idetë e tyre me shpenzime minimale.

Projekti CoWork financiarisht është mbështetur nga Komuna e Gostivarit, organizata Uorld Çikago nga SHBA dhe nga kompania lokale Laki Media.

Musliu potencon se në Gostivar dhe rrethinë ka njerëz të rinj të cilët janë kreativ dhe kanë ide të biznesit, por u duhet hapësirë e tillë për të filluar.

“Gostivari ka shumë njerëz të rinj të talentuar dhe motivuar të cilët janë të gatshëm për hapin e ardhshëm profesional me fillim të biznesit personal. Edhe pse ka shumë firma të suksesshme të cilat janë udhëhequr pikërisht nga sipërmarrësit e rinj, por përvojë e domosdoshme”, thotë Musliu.

Qendra tani për tani mund të pranojë pesëmbëdhjetë persona. Në vitin e parë do të mblidhen informatat kthyese të qendrës. Në fazat e ardhshme do të kërkohen edhe mjete financiare për mbështetje të ideve kreative nga sipërmarrësit e rinj. Kjo është qendra e parë e tillë në rajonin e Pollogut, ndërsa themeluesit konsiderojnë se në kohën më të shkurtër do të tërheqë vëmendje.

Vazhdo leximin

Bota

Pas koronavirusit në Kinë tani po përhapet norovirusi

Publikuar

on

nga

Ankara, 27 nëntor 2020 (MIA) – Në krahinën kineze jugperëndimore Siçuan po përhapet norovirusi, me të cilin janë infektuar mbi 50 fëmijë, lajmëroi Agjencia Anadolia.

“Virusi u paraqit në një kopsht në qytetin Zigong në krahinën Siçuan, ku fëmijët kanë shfaqur simptoma me vjellje”, e citon Anadolia “Global tajms”-in.

Norovirusi është një virus shumë ngjitës i cili shkakton vjellje dhe diare. Nga virusi, i cili shumë lehtë përhapet, mund të infektohen personat e të gjitha moshave. Njerëzit e infektuar me norovirusin mund të hedhin miliarda grimca të virusit, ndërsa vetëm disa grimca të virusit mund t’i infektojnë njerëzit e tjerë rreth tyre.

Pas hulumtimeve epidemiologjike dhe testeve të acidit nukleik, Qendra për kontroll të sëmundjeve (CDC) konfirmoi se vjellja është shkaktuar nga infektimi me norovirusin.

“Të gjithë fëmijët janë në gjendje stabile dhe shërohen në spitale me simptoma të vogla”, shtojnë përfaqësuesit e repartit shëndetësor.

Gjatë muajit të kaluar virusi u paraqit edhe në disa shkolla dhe universitete në krahinën kineze verilindore Liaoning dhe krahinën kineze veriore Shansi.

Tani për tani nuk ka vaksinë kundër norovirusit.

Me norovirusin infektohen 685 milion persona në mbarë botën në nivel vjetor dhe gjithnjë e më shumë paraqitet si problem i shëndetit publik në Kinë.

Vazhdo leximin

Aktuale