in7 - 2019

Kosovë

Vjosa Osmani tregon forcën, shkarkon sërbin Rikalo (DOKUMENT)

Publikuar

on

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra përfaqësuesit të Listës Sërbe në KQZ, Nenad Rikalo. Bashkë me dokumentin e shkarkimit, Osmani sqaron se Rikalo ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke marrë detyrë në shtetin e Sërbisë. Rikalo është angazhuar në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Sërbisë” dhe kjo sipas Osmanit është e patolerueshme dhe rrezikon kushtetutshmërinë e funksionimit të institucionit që ai përfaqësonte në Kosovë, përcjell in7.

Ja sqarimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi ia kam ndërprerë mandatin e përfaqësuesit të Listës Serbe në KQZ, Nenad Rikalo, meqë ai ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë’.

Zyrtarët e emëruar në institucionet publike të Republikës së Kosovës kanë obligim primar t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës sonë, Republikës sonë dhe institucionit ku ata punojnë. Duke u angazhuar në një pozicion publik në Qeverinë e Serbisë, Z.Rikalo ka shkelur integritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, betimin e dhënë me rastin e emërimit si dhe ka vënë në rrezik kushtetushmerinë e funksionimit të këtij institucioni.

Prandaj, pas shkresës që më është dërguar nga KQZ-ja, ia kam ndërprerë mandatin si dhe kam kërkuar nga Lista Serbe që të propozojnë emrin e ri për përfaqësues të tyre në KQZ. Natyrisht që nuk do të dekretojë emra të cilët duke u angazhuar në pozita në Qeveri të Serbisë, kompromentojnë sovranitetin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve tona të pavarura.

0

Vazhdo leximin

Kosovë

“Skënderbeu” tani e tutje edhe në Prizren

Publikuar

on

nga

Në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”.

Në Ditën e Flamurit, datëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kujtuan dëshmorët e vendit, ku u tha se rrugëtimi i tyre duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për vendin.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërkohë që i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit.

“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Duke e ndjekur Skënderbeun, vëllezërit Frashëri, Ymer Prizrenin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën në këtë datë te shënuar u bë edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së. Falë sakrificës së të cilës ne jemi këtu të lirë, por ende kemi shumë punë për te bëre para nesh”, u shpreh ai.

Haskuka tha se shembujt historik duhet të shërbejnë për të kaluar sfidat që ka vendi përpara.

“Ne kemi shumë probleme, nganjëherë problemet mund të duken të pakapërcyeshme, por shembujt historik ashtu si na mëson Skënderbeu vetëm kur jemi bashkë mund t’i tejkalojmë. Kur jemi bashkë askush nuk mund të na ndal, mjafton të jemi bashkë, të bashkohemi dhe të mirat do të vijnë. Sukseset do te vijnë”, shtoi Haskuka.

Sekretari i degës së OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha tha se shumë gjenerata sakrifikuan në periudha të ndryshme, për lirinë që gëzohet sot. Ai ka përmendur edhe ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Sot i gjithë kombi shqiptar feston në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Bujanovc, Mal të Zi, Çamëri dhe në çdo cep të botës, kudo që jetojnë shqiptarët. Sot për ne është një festë më e veçantë pasi që në këtë ditë të bukur, qytetit tonë në vazhdën e festave të nëntorit përkrah Remzi Ademës, Ismajl Kryeziut, Ismet jasharit, Ekrem Rexhës, zuri vend edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Sot po vendosim bustin e këtij heroi që i bëri ballë furisë otomane për 20 vite duke e mposhtur atë… edhe pse në qarqe të caktuara janë duke u ngritur aktakuza të padrejta për djemtë më të mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan për ta dëbuar regjimin e Millosheviqit nga trojet tona”, u shpreh ai.

E drejtori i administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se aty ku është qytetërimi evropian është edhe Skënderbeu. Kështu sipas tij, kjo figurë duhet të jetë në Prizren, në vendin ku është vet historia.

“Kështu që edhe në trojet shqiptare aty ku është dhe ku duhet kujtuar historia, aty duhet të jetë edhe Skënderbeu. Rrjedhimisht edhe Prizreni nuk ka mundur të jetë ndryshe. Prizreni është qytet historik i shqiptarëve, andaj edhe Skënderbeu duhet të jetë aty ku është historia, pra në Prizren… Shtatorja e Skënderbeut përveç rrugëtimit të saj nga puna e skulptorit Sinan Alija e deri në vendosjen këtu, ajo ka pasur edhe sfidat e veta në aspektin tekniko-administrativ për të cilat ne si drejtori kemi punuar pa ndërprerë dhe me shumë vullnet dhe përkushtim për ta sjell në Prizren”, u shpreh ai.

Ai theksoi se kjo shtatore është menduar qe të jetë në truallin e Qendrës Tregtare në vend, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Në inaugurimin e kësaj shtatore mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e deputetë të Prizrenit.

Të shumtë kanë qenë edhe prizrenasit, të cilët nuk respektuan masat antiCOVID, në mbajtje të distancës dhe maskave.

Top Channel

Vazhdo leximin

Kosovë

Kurti: 28 nëntori amanet i papërmbushur

Publikuar

on

nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar festen e 28 nëntorit, duke përkujtuar tri vendet shqiptare që i japin më së shumti kuptim kësaj date: Krujën, Vlorën dhe Prekazin.

Duke theksuar rëndësinë e shumëfishtë të kësaj date, Kurti, ka thënë se “përderisa ditët tjera janë thjesht data në kalendar, 28 nëntori na e shënon hapësirën, të asaj që e kemi humbur dhe asaj që nuk guxojmë ta humbim”.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “kjo datë, si amanet akoma nuk është përmbushur”.

“Nëse kthejmë sytë pas, çdo datë, çdo legjendë, çdo histori, çdo përkujtimore, çdo lapidar, çdo varr i paraardhësve tanë, çdo amanet e shpresë për bashkësinë, që ende nuk e ka gjetur përmbushjen, ngërthehet te 28 Nëntori. Çdo datë tjetër shënon një kohë në kalendar, 28 Nëntori na e shënon hapësirën. Atë të humburën, dhe atë të ruajturën që assesi nuk bën ta humbim”.

Ai tutje 28 në nëntorin e ka cilësuar si kryedata e shqiptare, por e cila këtë vit nuk po festohet si viteve tjera për shkak të pandemisë.

Kurtiu së bashku me urimin për festën e 28 nëntorit, ka uruar që ish udhëheqësit e UÇK-së të dalin faqebardhë nga Gjykata Speciale.

Në fund Kurti, ka porositur se duke përkujtuar të kaluarën, kjo datë të na shërbeje që të ndërtojmë një të ardhmen më të mirë./Insajderi.com

Vazhdo leximin

Kosovë

Gjatë 24 orëve, 14 të vdekur e 639 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Publikuar

on

nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive, transmeton RTK.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste nga 141.264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 989 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok”, njofton IKShPK.

Vazhdo leximin

Aktuale