in7 - 2019

Bota

Sulm raketor në Kabul – “Shteti Islamik” merr përgjegjësinë

Publikuar

on

“Shteti Islamik” e mori përgjegjësinë për sulmin raketor në Kabul

Grupi xhihadist “Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësinë për sulmin raketor në një zonë të populluar dendur në kryeqytetin afgan Kabul, me ç’rast u vranë të paktën tetë persona.

Sulmi raketor goditi pjesë të ndryshme të Kabulit qendror dhe verior – duke përfshirë brenda dhe rreth Zonës së gjelbër të fortifikuar fort, në të cilën janë të sistemuara ambasadat dhe kompanitë ndërkombëtare.

Sulmi erdhi disa orë para se Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo të takohej me negociatorët e qeverisë afgane dhe talebanët në kryeqytetin e Katarit, Doha, në një kohë kur ka shenja përparimi në bisedimet e tyre të paqes.

Pavarësisht pretendimeve të SHI-së, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tarëk Arian i fajësoi talebanët, duke thënë se “terroristët” kishin gjuajtur gjithsej 23 raketa.

Vazhdo leximin

Bota

Pas koronavirusit në Kinë tani po përhapet norovirusi

Publikuar

on

nga

Ankara, 27 nëntor 2020 (MIA) – Në krahinën kineze jugperëndimore Siçuan po përhapet norovirusi, me të cilin janë infektuar mbi 50 fëmijë, lajmëroi Agjencia Anadolia.

“Virusi u paraqit në një kopsht në qytetin Zigong në krahinën Siçuan, ku fëmijët kanë shfaqur simptoma me vjellje”, e citon Anadolia “Global tajms”-in.

Norovirusi është një virus shumë ngjitës i cili shkakton vjellje dhe diare. Nga virusi, i cili shumë lehtë përhapet, mund të infektohen personat e të gjitha moshave. Njerëzit e infektuar me norovirusin mund të hedhin miliarda grimca të virusit, ndërsa vetëm disa grimca të virusit mund t’i infektojnë njerëzit e tjerë rreth tyre.

Pas hulumtimeve epidemiologjike dhe testeve të acidit nukleik, Qendra për kontroll të sëmundjeve (CDC) konfirmoi se vjellja është shkaktuar nga infektimi me norovirusin.

“Të gjithë fëmijët janë në gjendje stabile dhe shërohen në spitale me simptoma të vogla”, shtojnë përfaqësuesit e repartit shëndetësor.

Gjatë muajit të kaluar virusi u paraqit edhe në disa shkolla dhe universitete në krahinën kineze verilindore Liaoning dhe krahinën kineze veriore Shansi.

Tani për tani nuk ka vaksinë kundër norovirusit.

Me norovirusin infektohen 685 milion persona në mbarë botën në nivel vjetor dhe gjithnjë e më shumë paraqitet si problem i shëndetit publik në Kinë.

Vazhdo leximin

Bota

Në Kinë arrestohen mjekë të cilët vidhnin dhe shisnin organe nga viktimat e aksidenteve rrugore

Publikuar

on

nga

Pekin, 27 nëntor 2020 (MIA) – Gjashtë persona, kryesisht mjekë, u arrestuan në Kinë sot për vjedhje të organeve nga pacientët e vdekur, njoftuan mediat lokale.

Grupi kriminal i gënjenin familjet e të vdekurve, duke u thënë atyre se ata i përdorën organet e tyre për t’i ndihmuar pacientët të cilët kanë nevojë për transplantim organesh, kumtoi Bi-Bi-Si.

Hetimi zbuloi se midis 2017 dhe 2018, ata e kanë hequr mëlçinë dhe veshkat e 11 personave në spitalet në provincën, Anhui.

Në Kinë ka shumë njerëz që ndodhen në listat e pritjes për organe dhe është e vështirë për vendin të gjejë donatorë vullnetarë”, shton Bi-Bi-Si.

Sipas mediave lokale, katër mjekë të rangut të lartë ishin të përfshirë në trafikimin e organeve të cilit kishin punuar në departamentet për dhurimin e organeve në spitale.

Ata kryesisht vidhnin organe nga viktimat e aksidenteve automobilistike të cilët kishin dëmtime serioze në tru, ndërsa organet e tjera mbetën të paprekura. Kryetari i Njësisë së Kujdesit Intensiv më pas erdhi te familjet dhe i pyeti nëse janë dakord t’i dhuronin organet e të ndjerit për të cilën disa familje dhanë pëlqimin e tyre me shkrim.

Trupat e të vdekurve më pas u morën nga spitalet brenda natës dhe u vendosën në një furgon i cili ishte i lyer në një ambulancë, ndërsa pastaj organet e tyre u hoqën në vende të panjohura dhe më vonë iu shitën fshehurazi individëve ose spitaleve.

Grupi kriminal u zbulua kur djali i njërës prej viktimave dyshoi në historinë e shërbyer.

Vazhdo leximin

Bota

Zgjidhet misteri, ja ku u varros Maradona (FOTO)

Publikuar

on

nga

Qindra mijëra argjentinas iu bashkuan homazheve për idhullin e tyre Diego Armando Maradona përpara se legjenda t’i drejtohej banesës së fundit. Arkivoli i ish-futbollistit u vendos për orë të tëra në Pallatin Presidencial në Buenos Aires, atje ku një numër i pafund njerëzish brohoriti ose thjesht i kaloi pranë duke e vështruar për herë të fundit.

Tifozët e tij ishin aq të shumtë saqë orari i vendosur për homazhe ishte i pamjaftueshëm dhe pamundësia për ta vizituar të gjithë solli përplasje të ashpra me forcat e rendit.

Përleshjet bënë që axhenda të shtyhej edhe me 3 orë, në mënyrë që edhe pjesa e mbetur të mund të përjetonte emocionet e fundit me legjendën e futbollit. Gjatë pasdites, Maradona u përcoll drejt banesës së fundit, rrugëtim i cili nuk mund të mos ndiqej nga mijëra njerëz.

Lajmi se ylli i futbollit kishte lënë një testament ku thuhej se pas vdekjes dëshironte që trupi i tij të balsamosej, u hodh poshtë. “Pibe de Oro” u varros në Bela Vista, periferi e kryeqytetit, atje ku ndodhen edhe prindërit e tij. Me kërkesë të familjes, ceremonia e varrimit u zhvillua në mënyrë private.

Pas varrimit, e gjithë vëmendja u spostua në stadiumin San Paolo të Napolit, atje ku tifozët u mblodhën përpara ndeshjes së Europa League të Napolit, me këngë dhe flakadanë të kuq, duke nderuar ikonën e klubit të tyre. Nderimet, sikurse në Champions, u zhvilluan edhe në të gjitha ndeshjet e Europa League, por me fokus tek sfida mes Napolit dhe Rijekës. Të gjithë futbollistët zbritën në fushë me fanelën numër 10 të Maradonës, ndërsa bënë minimumin për ta përcjellë si duhet Diego Armando Maradonën, duke triumfuar në San Paolo.

Vazhdo leximin

Aktuale