in7 - 2019

Lajme

Shqipëri: 13 viktima dhe 737 raste të reja me COVID-19

Publikuar

on

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 470 testime të bëra 737 raste kanë rezultuar pozitive me SARS COV2, transmeton Klan Kosova

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, nëntë raste në Kuçovë, gjashtë raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, katër raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, tre raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, dy raste në Pukë, nga një rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15 mijë e 469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, pesë pacientë janë të intubuar.

Vazhdo leximin

Kosovë

Pamje madhështore, ndërtesa e Qeverisë të Kosovës “vishet” me flamurin kombëtar

Publikuar

on

nga

Sot kudo që ka shqiptarë festohet 28 Nëntori që ndryshe njihet si Dita e Flamurit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu në nder të kësaj feste edhe ndërtesa e Qeverisë të Kosovës është ndriçuar me flamurin kuq e zi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱”, ka shkruar Hoti.

Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 28 November 2020

Vazhdo leximin

Bota

“Burj Khalifa”, ndërtesa më e madhe në botë stoliset me flamurin shqiptar (VIDEO)

Publikuar

on

nga

Ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Kalifa”, 829.8m e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuq e zi, ndërsa në sfond është vendosur himni i flamurit

Videoja është postuar dhe në faqen zyrtare të “Burj Kalifa” dhe më pas ka bërë xhiron e rrjetit.

“Burj Kalifa” ndricoi me ngjyrat e flamurit shqiptar kuq e zi me rastin e ditës së Pavarësisë. I urojmë prosperitet” shkruhet në postimin që shoqëron videon.

Vazhdo leximin

Bota

SHBA regjistron mbi 200.000 raste të reja me COVID-19

Publikuar

on

nga

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 271.038, prej të cilëve 1.388 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 201.377, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.458.011.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 7,95 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 189 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.235.838 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.437 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,3 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,2 milionë.

Vazhdo leximin

Aktuale