Connect with us

Lajme

Serbët nuk binden, puthin trupin e vdekur të kryepopit që vdiq nga COVID-19

Published

on

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur dje nga koronavirusi.

Lajmin e konfirmoi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përmes një postimi në Instagram.

“Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiqi në postim, shkruan Rueters, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, sot kanë nisur homazhet për të në kishë.

Trupi i tij është vendosur në mes të Katedrales atje derisa njerëzit, pavarësisht se ai vdiq nga koronavirusi po shkojnë për ta parë për herë të fundit trupin e tij të vdekur.

Pavarësisht masave, njerëzit besimtarë, po heqin maskat dhe po e puthin në ballë Irinjejn, duke rrezikuar kështu veten dhe një vend të tërë.

Ndryshe, në emër të Kishës Ortodokse Serbe, prifti Dragan Shovljanski dje u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të mbajnë maska, të mos qëndrojnë dhe të mos bëjnë turma.

Patriarku do të varroset të dielën.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve. /Gazeta Express/

Continue Reading

Lajme

Deri më 1 qershor janë vazhduar masat aktive për kufizim të lëvizjes

Published

on

By

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Masat aktive për kufizim të lëvizjes vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor të vitit 2021.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se në mbledhjen e sotme, me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria solli konkludim që masat aktive për kufizim të lëvizjes, në vend se deri më 18 maj, të vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor 2021.

Kufizimi I lëvizjes fillon nga mesnata prej orës 00 deri në orën 04 të mëngjesit.

Continue Reading

Kosovë

Detaje nga vrasja në Pejë, dyshohet se mësimdhënësi vrau babain e nxënëses së tij

Published

on

By

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se dorasi është identifikuar i cili ndodhet ende në arrati.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima. Viktima është rreth moshës 51-vjeç”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.

Mësohet se i dyshuari është mësimdhënës në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa viktima pretendohet të jetë prindi i nxënëses së tij.

KALLXO.com raporton se dorasi ishte dënuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “sulm seksual”.

“Po sipas informacioneve që kemi dorasi ka qenë i dënuar për sulm seksual, por në këtë fazë nuk mund të prononcohemi më shumë”, ka deklaruar për këtë media Fadil Gashi.

Continue Reading

Bota

10 vjeçarja palestineze që bëri bujë në internet: Pse e meritojmë këtë, çfarë bëmë për këtë? (VIDEO)

Published

on

By

Një video, në të cilën shihet një vajzë 10-vjeçare nga Gaza, duke qarë para një ndërtese të shndërruar në rrënoja dhe duke pyetur “pse e meritojmë këtë”, ka bërë bujë në internetit.

Videklipi jep një pasqyrë të brutalitetit të konfliktit Izrael-Palestinë dhe tregon se si fëmijët janë ndër më të prekurit.

“Nuk mund të bëj asgjë. Jam vetëm 10 … çfarë pret nga unë të rregulloj?”, pyeti vajza Nadine Abdel-Taif, duke treguar drejt ndërtesës që ishte kthyer në rrënoja.

Ajo ndër të tjera duke qarë tha se: Unë nuk mund të merrem me këtë. Unë thjesht dua të jem një mjeke ose diçka për të ndihmuar njerëzit e mi. Por nuk mundem. Unë jam thjesht një fëmijë.

“Pse e meritojmë këtë? Çfarë bëmë për këtë?”, pyeti Nadine, duke shtuar se familja e saj thotë se “ata (Izraeli) thjesht i urrejnë.

“Ata thjesht nuk na pëlqejnë sepse ne jemi myslimanë”.

Continue Reading

Aktuale