in7 - 2019

Lajme

Pas Siniçanit edhe Piroku bëhet me ujë për pije / Xhemaili: Kjo është detyra jonë

Publikuar

on

Pas Siniçanit edhe Piroku bëhet me ujë për pije / Xhemaili: Kjo është detyra jonë

Albon Xhemaili në Facebook:

Menjëherë dy javë pas ujësjellësit të vendbanimit Siniçan edhe punimet e ujësjellësit të vendbanimit Pirok përfunduan me sukses. Tashmë dhe ky vendbanim u furnizua me ujë për pije. Ndjehem plotësisht i lumtur nga fakti që banorët e këtij vendbanimi prej sot do të kenë të plotësuar kushtin më elementar për jetes, poashtu i lumtur se dalëngadalë po ia arrijmë aty ku duhet, të furnizojmë të gjitha vendbanimet tona me ujë për pije, kjo është detyrë e jona.

Vazhdo leximin

Lajme

Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Publikuar

on

nga

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviq, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviq.

Millojko Spaiq është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në qeverinë e re do të bashkohen katër resore: i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve, për udhëheqjen e kësaj ministrie është emëruar, Vesna Bratiq.

Sipas propozimit të Krivokapiqit, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Boroviniq Bojoviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviq, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniq, ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiq.

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitroviq, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijoviq dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviq.

Krivokapiq tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor.

Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

“Nëse për katër vjet arrijmë të realizojmë paktën 50 për qind të asaj që kemi planifikuar, ne do t’i afrohemi mjaftueshëm një cilësie ndryshe të jetësës”, tha Krivokapiq në një konferencë për media, duke shtuar se kjo është një qeveri e ekspertëve dhe se gjëja më e rëndësishme tani është që ata të fillojnë punën.

Në 8 tetor, presidenti malazes Millo Gjukanoviq emëroi Krivokapiqin si mandatar për formimin e qeverisë, pasi opozita fitoi zgjedhjet e 30 gushtit.

Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviqit, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”.

Vazhdo leximin

Bota

Në Kinë arrestohen mjekë të cilët vidhnin dhe shisnin organe nga viktimat e aksidenteve rrugore

Publikuar

on

nga

Pekin, 27 nëntor 2020 (MIA) – Gjashtë persona, kryesisht mjekë, u arrestuan në Kinë sot për vjedhje të organeve nga pacientët e vdekur, njoftuan mediat lokale.

Grupi kriminal i gënjenin familjet e të vdekurve, duke u thënë atyre se ata i përdorën organet e tyre për t’i ndihmuar pacientët të cilët kanë nevojë për transplantim organesh, kumtoi Bi-Bi-Si.

Hetimi zbuloi se midis 2017 dhe 2018, ata e kanë hequr mëlçinë dhe veshkat e 11 personave në spitalet në provincën, Anhui.

Në Kinë ka shumë njerëz që ndodhen në listat e pritjes për organe dhe është e vështirë për vendin të gjejë donatorë vullnetarë”, shton Bi-Bi-Si.

Sipas mediave lokale, katër mjekë të rangut të lartë ishin të përfshirë në trafikimin e organeve të cilit kishin punuar në departamentet për dhurimin e organeve në spitale.

Ata kryesisht vidhnin organe nga viktimat e aksidenteve automobilistike të cilët kishin dëmtime serioze në tru, ndërsa organet e tjera mbetën të paprekura. Kryetari i Njësisë së Kujdesit Intensiv më pas erdhi te familjet dhe i pyeti nëse janë dakord t’i dhuronin organet e të ndjerit për të cilën disa familje dhanë pëlqimin e tyre me shkrim.

Trupat e të vdekurve më pas u morën nga spitalet brenda natës dhe u vendosën në një furgon i cili ishte i lyer në një ambulancë, ndërsa pastaj organet e tyre u hoqën në vende të panjohura dhe më vonë iu shitën fshehurazi individëve ose spitaleve.

Grupi kriminal u zbulua kur djali i njërës prej viktimave dyshoi në historinë e shërbyer.

Vazhdo leximin

Kosovë

Agim Veliu “Wanted” në Kuvend

Publikuar

on

nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar me mosprezencën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, njofton Insajderi.

Në seancën e sotme plenare, Musliu ka vendosur një fotografi të Veliut, në ulësen e këtij të fundit, me mbishkrim “Wanted”.

Një gjest i tillë ka ardhur për shkak të mungesës së pjesëmarrjes nëpër seanca të ministrit të brendshëm.

“Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend”, ka thënë Musliu në shkrimin e publikuar, të cilit I ka bashkëngjitur fotografi. /Insajderi.com

Vazhdo leximin

Aktuale