in7 - 2019

Kosovë

Ministria e Brendshme refuzon kërkesen e Vuçiqit për ta vizituar Kosovën

Publikuar

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ta vizituar Kosovën bashkë me tre zyrtarë të tjerë.

MPJ deklaroi se kërkesa e palës serbe është më shumë ofendim sesa provokim në një kohë kur Kosova po përballet me dhimbjen e personave të pagjetur.

Ndërsa kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se e ka shtyrë vizitën e saj në Kizhevak të Serbisë.

Atje është gjetur një varrezë masive që dyshohet të jetë me viktima shqiptare të luftës së fundit. /Insajderi.com

Vazhdo leximin

Kosovë

Pamje madhështore, ndërtesa e Qeverisë të Kosovës “vishet” me flamurin kombëtar

Publikuar

on

nga

Sot kudo që ka shqiptarë festohet 28 Nëntori që ndryshe njihet si Dita e Flamurit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu në nder të kësaj feste edhe ndërtesa e Qeverisë të Kosovës është ndriçuar me flamurin kuq e zi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱”, ka shkruar Hoti.

Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 28 November 2020

Vazhdo leximin

Kosovë

“Skënderbeu” tani e tutje edhe në Prizren

Publikuar

on

nga

Në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”.

Në Ditën e Flamurit, datëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kujtuan dëshmorët e vendit, ku u tha se rrugëtimi i tyre duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për vendin.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërkohë që i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit.

“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Duke e ndjekur Skënderbeun, vëllezërit Frashëri, Ymer Prizrenin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën në këtë datë te shënuar u bë edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së. Falë sakrificës së të cilës ne jemi këtu të lirë, por ende kemi shumë punë për te bëre para nesh”, u shpreh ai.

Haskuka tha se shembujt historik duhet të shërbejnë për të kaluar sfidat që ka vendi përpara.

“Ne kemi shumë probleme, nganjëherë problemet mund të duken të pakapërcyeshme, por shembujt historik ashtu si na mëson Skënderbeu vetëm kur jemi bashkë mund t’i tejkalojmë. Kur jemi bashkë askush nuk mund të na ndal, mjafton të jemi bashkë, të bashkohemi dhe të mirat do të vijnë. Sukseset do te vijnë”, shtoi Haskuka.

Sekretari i degës së OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha tha se shumë gjenerata sakrifikuan në periudha të ndryshme, për lirinë që gëzohet sot. Ai ka përmendur edhe ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Sot i gjithë kombi shqiptar feston në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Bujanovc, Mal të Zi, Çamëri dhe në çdo cep të botës, kudo që jetojnë shqiptarët. Sot për ne është një festë më e veçantë pasi që në këtë ditë të bukur, qytetit tonë në vazhdën e festave të nëntorit përkrah Remzi Ademës, Ismajl Kryeziut, Ismet jasharit, Ekrem Rexhës, zuri vend edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Sot po vendosim bustin e këtij heroi që i bëri ballë furisë otomane për 20 vite duke e mposhtur atë… edhe pse në qarqe të caktuara janë duke u ngritur aktakuza të padrejta për djemtë më të mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan për ta dëbuar regjimin e Millosheviqit nga trojet tona”, u shpreh ai.

E drejtori i administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se aty ku është qytetërimi evropian është edhe Skënderbeu. Kështu sipas tij, kjo figurë duhet të jetë në Prizren, në vendin ku është vet historia.

“Kështu që edhe në trojet shqiptare aty ku është dhe ku duhet kujtuar historia, aty duhet të jetë edhe Skënderbeu. Rrjedhimisht edhe Prizreni nuk ka mundur të jetë ndryshe. Prizreni është qytet historik i shqiptarëve, andaj edhe Skënderbeu duhet të jetë aty ku është historia, pra në Prizren… Shtatorja e Skënderbeut përveç rrugëtimit të saj nga puna e skulptorit Sinan Alija e deri në vendosjen këtu, ajo ka pasur edhe sfidat e veta në aspektin tekniko-administrativ për të cilat ne si drejtori kemi punuar pa ndërprerë dhe me shumë vullnet dhe përkushtim për ta sjell në Prizren”, u shpreh ai.

Ai theksoi se kjo shtatore është menduar qe të jetë në truallin e Qendrës Tregtare në vend, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Në inaugurimin e kësaj shtatore mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e deputetë të Prizrenit.

Të shumtë kanë qenë edhe prizrenasit, të cilët nuk respektuan masat antiCOVID, në mbajtje të distancës dhe maskave.

Top Channel

Vazhdo leximin

Kosovë

Kurti: 28 nëntori amanet i papërmbushur

Publikuar

on

nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar festen e 28 nëntorit, duke përkujtuar tri vendet shqiptare që i japin më së shumti kuptim kësaj date: Krujën, Vlorën dhe Prekazin.

Duke theksuar rëndësinë e shumëfishtë të kësaj date, Kurti, ka thënë se “përderisa ditët tjera janë thjesht data në kalendar, 28 nëntori na e shënon hapësirën, të asaj që e kemi humbur dhe asaj që nuk guxojmë ta humbim”.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “kjo datë, si amanet akoma nuk është përmbushur”.

“Nëse kthejmë sytë pas, çdo datë, çdo legjendë, çdo histori, çdo përkujtimore, çdo lapidar, çdo varr i paraardhësve tanë, çdo amanet e shpresë për bashkësinë, që ende nuk e ka gjetur përmbushjen, ngërthehet te 28 Nëntori. Çdo datë tjetër shënon një kohë në kalendar, 28 Nëntori na e shënon hapësirën. Atë të humburën, dhe atë të ruajturën që assesi nuk bën ta humbim”.

Ai tutje 28 në nëntorin e ka cilësuar si kryedata e shqiptare, por e cila këtë vit nuk po festohet si viteve tjera për shkak të pandemisë.

Kurtiu së bashku me urimin për festën e 28 nëntorit, ka uruar që ish udhëheqësit e UÇK-së të dalin faqebardhë nga Gjykata Speciale.

Në fund Kurti, ka porositur se duke përkujtuar të kaluarën, kjo datë të na shërbeje që të ndërtojmë një të ardhmen më të mirë./Insajderi.com

Vazhdo leximin

Aktuale