in7 - 2019

Lajme

Meta në Dibër: Marrëdhëniet shqiptaro – maqedonase shumë të mira dhe stabile

Publikuar

on

Marrëdhëniet bilaterale shqiptaro – maqedonase janë shumë të mira, stabile, në çdo pikëpamje, por mundemi më shumë, par së gjithash në ekonomi dhe në këmbimin tregtar, vlerësoi presidenti shqiptar, Ilir Meta, i cili sot po qëndron në Dibër.

“Shpresoj se së shpejti do të përfundojë ndërtimi i autostradës ‘Rruga e Arbërit’ që është një mjundësi e shkëlqyeshme për ‘lulëzim’ ekonomik të Dibrës, por edhe të tërë rajonit. Kjo do të thotë edhe vende të reja të punës dhe ruajtjen e të rinjve në vendlindje”, tha Meta, duke shtuar se duhet t’i jepet impuls i posaçëm bashkëpunimit në përballjen me pandeminë.

Ai u përgjigj në pyetjen e gazetarëve edhe rreth procesit eurointegriues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se “Maqedonia është në rrugë të sigurt, përkundër Shqipërisë e cila duhet të bëjë më shumë”.

“Konsideroj se Maqedonia zbatoi procese të pjekura politike dhe demokratike. Maqedonia është në rrugë të sigurt. Shpresoj se në raportin me Bullgarinë çështjet do të tejkalohen në frymën dhe bashkëpunimin evropian. Neve na mbetet akoma më shumë punë, gjithsesi do të insistojmë t’i përmbushim detyrat, e këtu me rëndësi është t’i mbajmë me sukses zgjedhjet, ato të jenë të lira dhe demokratike. Kështu do të ndodhë në çdo rast”, vlerësoi Meta.

Autostrada “Rruga e Arbërit” e shkurton distancën nga vendkalimi kufitar “Bllatë” afër Dibrës drejt Tiranës për më shumë se 100 kilometra.

Meta paraprakisht pati takim të shkurtë me kryetarin e Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, ndërkaq foli edhe para anëtarëve të Këshillit të Komunës. pasdite do të ketë fjalë përshëndetëse në akademinë solemne me rastin e shënimit të 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës. Në solemnitet do të flasë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Vazhdo leximin

Lajme

Misteri i vdekjes së Arkanit/ A e porositi Ceca vrasjen e tij?

Publikuar

on

nga

Krimineli serb Arkan Zhelko Razhnatoviq u vra në fillim të vitit 2000 në hotelin e Beogradit Intercontinental, ‘Crowne Plaza’ e sotme, por vrasja e tij është planifikuar për vite me radhë.

Në dokumentacionet e shërbimeve të huaja të zbulimit thuhet, se qëllimi i qarqeve të caktuara nga strukturat shtetërore dhe nëntoka serbe ishte të dobësonin Arkanin sa më shumë që të ishte e mundur.

Ata filluan me likuidimin e shumicës së bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij më të ngushtë, duke krijuar një hapësirë boshe rreth tij për ta vrarë. ”Duke e udhëhequr këtë parim, shumë nga miqtë e Arkanit janë vrarë në vitet ’90, të gjithë ishin besnikë ndaj tij dhe ai mbeti pothuajse i pambrojtur, duke u vrarë në fund,” shkruajnë mediat serbe.

Arkan u vra nga polici Dobrosav Gavriq nga Trbusnica afër Loznicës. Gjyqi për vrasjen e tij u përsërit disa herë para Gjykatës së Lartë në Beograd dhe Gavriq, i dënuar më vonë me 35 vjet burg, u lirua nga paraburgimi në vitin 2006 dhe që atëherë nuk ka qenë në dispozicion të gjyqësorit serb pasi iku në Afrikën Jugore dhe ende nuk është ekstraduar në Serbi.

Në arrati ishte edhe ndihmësi i tij Milan Gjuriçiq-Miki, ndërsa Dragan Nikoliq- Gagi po vuan dënimin prej 30 vjetësh në Zabelë pranë Pozharevcit.

Gagi ishte gjithashtu në arrati, por në vitin 2003 ai u arrestua në Vjenë dhe u ekstradua në Serbi. Ndërsa, Gjuriçiq u vra në vitin 2017 në Republikën e Afrikës së Jugut, ku ai u fsheh nga gjyqësori serb.Pasi nuk kishte asnjë motiv për vrasjen e Arkanit në gjykime të shumta, mbeti i pazbuluar fakti se kush e urdhëroi vrasjen e kriminelit më të fuqishëm të Serbisë, së bashku me Milenko Mandiq-Mand dhe Dragan Gariq, të cilët ishin ulur me Arkan në lobin e hotelit.

Gavriq u zgjodh për vrasjen e Arkanit, pasi ishte shumë i shkathët, i aftë në trajtimin e armëve, dhe në gjendje të mirë fizike.Plani origjinal i vrasjes ishte që t’i ofrojë Arkanit ofertën për të blerë Audi A8 nën çmimin e tregut. Pas kësaj, ata duhet ta kishin joshur për ta provuar makinën dhe pastaj ta vrisnin në të njëjtën makinë.

Puna ishte pothuajse para përfundimit – Arkan erdhi në derën e hotelit ku ai ishte për të rregulluar ”shitësit”, por nuk e bëri këtë pasi dyshoi se ‘situata ishte e rrezikshme”. Vrasësi pastaj kaloi në “Planin B”.

Gavriq më 15 janar 2000, pak pas orës17, për vetëm dhjetë sekonda qëlloi Arkanin me tre plumba me pistoletën “CZ 99”, dhe më pas me katër plumba në kokë dhe gjoks likuidoi Mandiq, dhe Gariq me dy plumba në shpinë. Pas vrasjes të trefishtë, Gavriq u plagos nga truproja e Arkanit, Zvonko Mateoviq, i cili ruante gruan e Arkanit, këngëtaren Svetlana Razhnatoviq Ceca.

Gavriq doli i plagosur nga hoteli, ku jashtë po e prisnin me veturën ‘Golf’ ndihmësit e tij Gagi dhe Miki, që e dërguan në një klinikë private në Lloznicë. Kryekrimineli serb, Sllobodan Millosheviq, i cili dyshohet si urdhërdhënësi i vrasjes së Arkanit, në një intervistë pas rënies së pushtetit në vitin 2000, fajësoi fuqitë perëndimore, duke thënë se vrasja ishte pjesë e përgatitjeve për ndryshimin e pushtetit në Serbi, pasi fuqitë perëndimore “e dinin se Arkan ishte një patriot”, i cili mund të luante një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pushtetit në ngjarje të tilla si 5 tetori, kur u bë një revoltë masive kundër Millosheviqit në Serbi. Megjithatë, dokumentet e reja hedhin poshtë pohimet e Millosheviq se Arkan u vra nga një armik i jashtëm.

Në mars të vitit 2014, u njoftua se prokuroria kishte prova të reja për vrasjen e Arkanit, por se nuk kishte konfirmim se udhëheqja politike e atëhershme e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq qëndronte pas likuidimit.Si arsyet kryesore për vrasjen, siç u njoftua në atë kohë, është e mundur të jetë dëshmia e Arkanit para Gjykatës në Hagë, si dhe një takim me një zyrtar të lartë perëndimor për të cilin thuhet se ekzistojnë shumë dëshmi.

Arkan ishte ‘produkti’ më i njohur dhe më i fuqishëm i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë socialiste dhe më vonë të Serbisë.

Gjatë sundimit të kryekriminelit Millosheviq, ai ishte një “ministër i krimit” jozyrtar, që do të thotë se ai e mbante nëntokën nën kontroll.Ai u lind në vitin 1952 dhe qysh në moshën e tij të re ishte e qartë se do të dilte nga rruga.”Nuk është sekret që isha një djall i vogël”, tha ai njëherë.

Propaganda e përdori njësinë e Arkan në fushat e betejës në Bosnje dhe Kroaci për të përhapur frikë në anën e kundërshtarit, e cila më vonë u zbatua gjatë luftës në Kosovë. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, shërbimi riaktivizoi Arkanin për të përhapur frikë në mesin e shqiptarëve. Pas bombardimeve dhe luftës në Kosovë, nisi të flitej për hetimet e Tribunalit të Hagës kundër Arkanit.

Ndryshe, arkëtari i Arkanit Pavle Stevoviq dëshmoi disa vite përpara gjykatës se Arkan gjithmonë kishte 10 milionë marka gjermane në një vend të sigurt në klubin “Obiliq”, të cilat ai kurrë nuk i preku. Stevoviq gjithashtu deklaroi se në ditën e vrasjes në vend të sigurt, kishte 20.9 milionë marka, një çantë me bizhuteri, diamante dhe orë Rolex. Pas vrasjes, Ceca mori kontrollin e tyre./Reporteri

Vazhdo leximin

Lajme

Mjeku Sulçebe: Ja cilët personat nuk kanë nevojë ta bëjnë vaksinën e Covid

Publikuar

on

nga

Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë për vaksinën. Kështu u shpreh mjeku Genc Sulçebe gjatë emisionit “Opinion”, sipas të cilit këta persona kanë antitrupa dhe kjo vërteton që janë imunë ndaj sëmundjes.

“Nga momenti i vaksinimit të dozës së parë duhet të presim minimumi 2 muaj që ne të konsiderohemi të mbrojtur.

Duhet të kemi parasysh që personat që e kanë kaluar infeksionin dhe që kanë antitrupa nuk kanë nevojë të bëjnë vaksinën. Ka shumë njerëz që pa e ditur janë imunizuar, kanë antitrupa.

Është mirë që ata të bëjnë serologjikun. Nuk ka nevojë që të bëjnë vaksinën. Vaksinimin e bëjmë që të krijojmë imunitet dhe ky imunitet vërtetohet nëpërmjet antitrupave. Nëse vërtetohen antitrupat do të thotë që jemi imunë”, sqaroi mjeku.

Sipas mjekut, antitrupat mbrojnë deri në 6 muaj, por ato mund të zgjasin edhe më shumë se 2 vite. Megjithatë, Sulçebe tha se nuk janë vetëm antitrupat që mbrojnë sistemin imunitar, por nga mbrapa qëndron një tjetër ushtri me qeliza.

“Shkencërisht thuhet se antitrupat mbrojnë të paktën 6 muaj, por normalisht duhet të mbrojnë më tepër se 2 vjet. Antitrupat janë vetëm maja e ajsbergut të mbrojtjes imunitare. Mbrapa antitrupave qëndrojnë një ushtri qelizash që janë qeliza kujtesë dhe që janë gati për t’u nxitur ndaj çdo ngacmimi që vjen”, theksoi ai.

Vazhdo leximin

Bota

Zgjidhet misteri, ja ku u varros Maradona (FOTO)

Publikuar

on

nga

Qindra mijëra argjentinas iu bashkuan homazheve për idhullin e tyre Diego Armando Maradona përpara se legjenda t’i drejtohej banesës së fundit. Arkivoli i ish-futbollistit u vendos për orë të tëra në Pallatin Presidencial në Buenos Aires, atje ku një numër i pafund njerëzish brohoriti ose thjesht i kaloi pranë duke e vështruar për herë të fundit.

Tifozët e tij ishin aq të shumtë saqë orari i vendosur për homazhe ishte i pamjaftueshëm dhe pamundësia për ta vizituar të gjithë solli përplasje të ashpra me forcat e rendit.

Përleshjet bënë që axhenda të shtyhej edhe me 3 orë, në mënyrë që edhe pjesa e mbetur të mund të përjetonte emocionet e fundit me legjendën e futbollit. Gjatë pasdites, Maradona u përcoll drejt banesës së fundit, rrugëtim i cili nuk mund të mos ndiqej nga mijëra njerëz.

Lajmi se ylli i futbollit kishte lënë një testament ku thuhej se pas vdekjes dëshironte që trupi i tij të balsamosej, u hodh poshtë. “Pibe de Oro” u varros në Bela Vista, periferi e kryeqytetit, atje ku ndodhen edhe prindërit e tij. Me kërkesë të familjes, ceremonia e varrimit u zhvillua në mënyrë private.

Pas varrimit, e gjithë vëmendja u spostua në stadiumin San Paolo të Napolit, atje ku tifozët u mblodhën përpara ndeshjes së Europa League të Napolit, me këngë dhe flakadanë të kuq, duke nderuar ikonën e klubit të tyre. Nderimet, sikurse në Champions, u zhvilluan edhe në të gjitha ndeshjet e Europa League, por me fokus tek sfida mes Napolit dhe Rijekës. Të gjithë futbollistët zbritën në fushë me fanelën numër 10 të Maradonës, ndërsa bënë minimumin për ta përcjellë si duhet Diego Armando Maradonën, duke triumfuar në San Paolo.

Vazhdo leximin

Aktuale