in7 - 2019

Kosovë

Kamioni me material ndërtimor e tërheq zvarrë një BMW në Prishtinë (VIDEO)

Publikuar

on

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa orësh në rrugën “Sali Nivica” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

RTV21 ka siguruar pamje nga ky aksident, ku shihet një kamion me material ndërtimor ka zënë me rimorkion e tij një veturë të parkuar në trotuar dhe e ka bartë me vete.

Siç duket në videon e mëposhtme, kamioni nuk ka arritur ta marr harkun mirë që për pasojë e ka goditur një veturë.

Vazhdo leximin

Kosovë

Vjosa Osmani shkarkon djalin e Haxhi Shalës dhe tre konsuj të tjerë

Publikuar

on

nga

Ushtrues presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

“Në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu sot ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.

Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak.

Si udhëheqëse e politikës së jashtme, u.d. Presidentja është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm. Ajo do të vazhdojë të insistojë, që të mos tejkalohet kuota e emërimeve politike, e paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, dhe që emërimet të bëhen nga radhët e diplomatëve të karrierës.

Vazhdo leximin

Kosovë

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 704 raste të reja

Publikuar

on

nga

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 704 raste të reja.Rastet e vdekjes janë nga Klina 2 raste (84, 72 vjeç), Rahoveci 2 raste (82, 76 vjeç), Drenasi 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakova 1 rast ( 77 vjeç), Suhareka 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtina 1 rast ( 83 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë kryer 1651 testime.Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 391 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 22 mijë e 137.

Numri total i rasteve pozitive në vend, nga fillimi i pandemisë, është 36 mijë e 253.

Në vend, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 948 persona.

Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 168.

Vazhdo leximin

Kosovë

Pronto: Gjykata Supreme vërteton vendimin dënues ndaj Adem Grabovcit

Publikuar

on

nga

Është vërtetuar aktgjykimi dënues ndaj ish-shefit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

Gjykata Supreme në një njoftim për media ka njoftuar për vërtetimin e këtij aktgjykimi për Grabovcin dhe dy të akuzuarve tjerë në aferën e njohur “Pronto”.

Në vitin 2016 Gazeta Online Insajderi.com kishte publikuar biseda telefonike në të cilat dëshmohej për emërime bordesh e punësime militantësh.

Bisedat telefonike ishin zhvilluar gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 2011.

Pos Grabovcit të akuzuar janë edhe Ilhami Gashi e Sedat Gashi.

Ata akuzoheshin për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Gjykata e Apelit, me 30 qershor 2020, kishte ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtor Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin mbi këtë vepër penale. /Insajderi.com

Vazhdo leximin

Aktuale