Bota
Ja si të kuptoni nëse jeni të infektuar me COVID-19, akoma pa filluar simptomat?
Shteti i Taiwan, është një nga shtetet e para që është ballafaquar me virusin Covid 19, prandaj ata kanë shkuar përpara me studime të karakteristikave të virusit.
Shkencëtaret nga ky vend kanë thënë se personi mund të mos ketë shenja infeksioni nga Covid 19 me ditë të tëra, para se ta kuptojë se është i prekur nga ky virus.
Nëse janë shfaqur temperatura dhe kollitja, mushkëritë tashmë janë infektuar nga fibroza në masën 50 % dhe është tepër vonë. Ata sugjerojnë ta bëni një test të thjeshtë çdo mëngjes:
“Merrni frymë thellë dhe mbajeni frymën së paku 10 sekonda”.
Nëse pas testit nuk keni kollitje, ose nuk keni ndonjë ndjesi tjetër të keqe apo telashe me frymëmarrje, kjo dëshmon se nuk keni infeksion.
Këtë provë bëjeni çdo mëngjes në një ambient me ajër të pastër.
Bota
Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur me grusht gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013
Presidenti i sapo inauguruar, Joe Biden, ndaloi për një çast gjatë paradës amerikane duke shkuar për në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një përshëndetje me grusht gazetarit të NBC-s, Al Roker, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur u inaugurua si zëvendëspresident.
“Z. president, si po ndihesh?”, Roker thirri nga zona e medieve, duke bërë që Biden të kthehet drejt tij për ta përshëndetur.
“Ndihem shumë mirë”, iu përgjigj Biden, transmeton Telegrafi.
Ky veprim i presidentit amerikan mori hov nga shikuesit në të gjithë mediet sociale.
Pas kësaj, dikush vuri në dukje se si momenti pasqyroi kohën në paradën inaugurues të vitit 2013 kur Al Roker mori një shtrëngim duarsh nga zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden.
Bota
OBSH-ja javën e ardhshme do të shqyrtojë miratimin e dy vaksinave kineze
Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e ardhshme do të fillojë ta shqyrtojë mundësinë për miratimin e përdorimit urgjent të dy vaksinave kineze kundër koronavirusit, deklaroi ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Marijanxhela Simao.
Simao gjithashtu tha se OBSH-ja mendon të japë miratim për përdorim urgjent për vaksinat e AstraZenika, të prodhuara në Korenë e Jugut dhe në Indi.
Kina ka nënshkruar marrëveshje për eksportin e miliona dozave vaksina të zhvilluara nga kompanitë e saja Sinofarm dhe Sinovak.
Bota
Kush është zëdhënësja e Joe Biden, ja çfarë tërhoqi vëmendjen e mediave
Jen Psaki është zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë dhe si duket provën e saj të parë me shtypin e kaloi me sukses.
Nga sa raportojnë mediat, 42-vjeçarja me origjinë nga Greqia u shfaq në podium për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe mori në këmbim komente pozitive
Që në momentin që ajo u fut në dhomë, ndryshimet ishin të qarta: Ajo mbante dy maska vënë dhe premtoi që të kthente të “vërtetën dhe transparencën” në marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me mediat.
Po ashtu, ajo pranoi pyetje nga thuajse çdo gazetar i pranishëm në sallë, përfshirë këtu edhe atë të Fox News.
“Unë e respektoj thellësisht rolin e shtypit të lirë dhe të pavarur”, tha Psaki, duke folur jashtë tekstit dhe me një zarf të rëndë plot me shënime përpara saj.
“Ne kemi një qëllim të përbashkët, i cili është të ndajmë informacione të sakta me amerikanët,” shtoi ajo.
-
Lajme4 days ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Denoncime2 months ago
Pse BDl e fshiu këtë video? – Omer Ajdini i FRASH e publikon sërish në rrjet
-
Lajme2 months ago
Shtëpitë e shëndetit nisin përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Covid 19
-
Kosovë2 months ago
LDK’ja e humbi Podujevën, por ende nuk është zyrtarizuar rezultati – Ja çka thonë nga KQZ
-
Komente1 month ago
Të burgosurit nga Grupi i Kumanovës kanë ca fjalë për Ali Ahmetin dhe titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Lajme2 months ago
Njësiti “TIGRAT” gabimisht bastisin familjen shqiptare në Shkup
-
Bota2 weeks ago
“Plasin” dorëheqjet në Shtëpinë e Bardhë – Trump po mbetet vetëm
-
Lajme2 months ago
Maqedonia e Veriut synon dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës