in7 - 2019

Lajme

Informacion me rëndësi: Rruga Ohër-Kërçovë do të ndërpritet për dy orë të Martën

Publikuar

on

Për shkak të minimit të martën në ndërprerje aksi rrugor Kërçovë – Ohër

Për shkak të kryerjeve të punimeve ndërtimore (minim) në rrugën Kërçovë – Ohër, në aksin Presekë – fshat Vërbjan, të martën (24 nëntor), trafiku do të ndërpritet në të dy drejtimet.

Siç informojnë nga LAMM, trafiku në këtë rrugë do të ndërpritet ndërmjet orës 12:00 – 15:00 në kohëzgjatje prej 15 deri në 20 minuta.

Vazhdo leximin

Bota

Pas koronavirusit në Kinë tani po përhapet norovirusi

Publikuar

on

nga

Ankara, 27 nëntor 2020 (MIA) – Në krahinën kineze jugperëndimore Siçuan po përhapet norovirusi, me të cilin janë infektuar mbi 50 fëmijë, lajmëroi Agjencia Anadolia.

“Virusi u paraqit në një kopsht në qytetin Zigong në krahinën Siçuan, ku fëmijët kanë shfaqur simptoma me vjellje”, e citon Anadolia “Global tajms”-in.

Norovirusi është një virus shumë ngjitës i cili shkakton vjellje dhe diare. Nga virusi, i cili shumë lehtë përhapet, mund të infektohen personat e të gjitha moshave. Njerëzit e infektuar me norovirusin mund të hedhin miliarda grimca të virusit, ndërsa vetëm disa grimca të virusit mund t’i infektojnë njerëzit e tjerë rreth tyre.

Pas hulumtimeve epidemiologjike dhe testeve të acidit nukleik, Qendra për kontroll të sëmundjeve (CDC) konfirmoi se vjellja është shkaktuar nga infektimi me norovirusin.

“Të gjithë fëmijët janë në gjendje stabile dhe shërohen në spitale me simptoma të vogla”, shtojnë përfaqësuesit e repartit shëndetësor.

Gjatë muajit të kaluar virusi u paraqit edhe në disa shkolla dhe universitete në krahinën kineze verilindore Liaoning dhe krahinën kineze veriore Shansi.

Tani për tani nuk ka vaksinë kundër norovirusit.

Me norovirusin infektohen 685 milion persona në mbarë botën në nivel vjetor dhe gjithnjë e më shumë paraqitet si problem i shëndetit publik në Kinë.

Vazhdo leximin

Lajme

Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Publikuar

on

nga

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviq, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviq.

Millojko Spaiq është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në qeverinë e re do të bashkohen katër resore: i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve, për udhëheqjen e kësaj ministrie është emëruar, Vesna Bratiq.

Sipas propozimit të Krivokapiqit, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Boroviniq Bojoviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviq, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniq, ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiq.

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitroviq, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijoviq dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviq.

Krivokapiq tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor.

Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

“Nëse për katër vjet arrijmë të realizojmë paktën 50 për qind të asaj që kemi planifikuar, ne do t’i afrohemi mjaftueshëm një cilësie ndryshe të jetësës”, tha Krivokapiq në një konferencë për media, duke shtuar se kjo është një qeveri e ekspertëve dhe se gjëja më e rëndësishme tani është që ata të fillojnë punën.

Në 8 tetor, presidenti malazes Millo Gjukanoviq emëroi Krivokapiqin si mandatar për formimin e qeverisë, pasi opozita fitoi zgjedhjet e 30 gushtit.

Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviqit, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”.

Vazhdo leximin

Bota

Në Kinë arrestohen mjekë të cilët vidhnin dhe shisnin organe nga viktimat e aksidenteve rrugore

Publikuar

on

nga

Pekin, 27 nëntor 2020 (MIA) – Gjashtë persona, kryesisht mjekë, u arrestuan në Kinë sot për vjedhje të organeve nga pacientët e vdekur, njoftuan mediat lokale.

Grupi kriminal i gënjenin familjet e të vdekurve, duke u thënë atyre se ata i përdorën organet e tyre për t’i ndihmuar pacientët të cilët kanë nevojë për transplantim organesh, kumtoi Bi-Bi-Si.

Hetimi zbuloi se midis 2017 dhe 2018, ata e kanë hequr mëlçinë dhe veshkat e 11 personave në spitalet në provincën, Anhui.

Në Kinë ka shumë njerëz që ndodhen në listat e pritjes për organe dhe është e vështirë për vendin të gjejë donatorë vullnetarë”, shton Bi-Bi-Si.

Sipas mediave lokale, katër mjekë të rangut të lartë ishin të përfshirë në trafikimin e organeve të cilit kishin punuar në departamentet për dhurimin e organeve në spitale.

Ata kryesisht vidhnin organe nga viktimat e aksidenteve automobilistike të cilët kishin dëmtime serioze në tru, ndërsa organet e tjera mbetën të paprekura. Kryetari i Njësisë së Kujdesit Intensiv më pas erdhi te familjet dhe i pyeti nëse janë dakord t’i dhuronin organet e të ndjerit për të cilën disa familje dhanë pëlqimin e tyre me shkrim.

Trupat e të vdekurve më pas u morën nga spitalet brenda natës dhe u vendosën në një furgon i cili ishte i lyer në një ambulancë, ndërsa pastaj organet e tyre u hoqën në vende të panjohura dhe më vonë iu shitën fshehurazi individëve ose spitaleve.

Grupi kriminal u zbulua kur djali i njërës prej viktimave dyshoi në historinë e shërbyer.

Vazhdo leximin

Aktuale