in7 - 2019

Lajme

25 të vdekur dhe 1182 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

on

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, nga 3 mijë e 109 testime, 1 mijë e 182 kanë rezultuar pozitivë, njofton Insajderi.

Gjithashtu, MSH-ja njofton se janë shëruar 707 pacientë.

Shkupi ka regjistruar 544 raste të reja, duke u radhitur si qyteti më i prekur nga Coronavirus./Insajderi.com

Vazhdo leximin

Kosovë

Pamje madhështore, ndërtesa e Qeverisë të Kosovës “vishet” me flamurin kombëtar

Publikuar

on

nga

Sot kudo që ka shqiptarë festohet 28 Nëntori që ndryshe njihet si Dita e Flamurit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu në nder të kësaj feste edhe ndërtesa e Qeverisë të Kosovës është ndriçuar me flamurin kuq e zi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱”, ka shkruar Hoti.

Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 28 November 2020

Vazhdo leximin

Bota

“Burj Khalifa”, ndërtesa më e madhe në botë stoliset me flamurin shqiptar (VIDEO)

Publikuar

on

nga

Ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Kalifa”, 829.8m e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuq e zi, ndërsa në sfond është vendosur himni i flamurit

Videoja është postuar dhe në faqen zyrtare të “Burj Kalifa” dhe më pas ka bërë xhiron e rrjetit.

“Burj Kalifa” ndricoi me ngjyrat e flamurit shqiptar kuq e zi me rastin e ditës së Pavarësisë. I urojmë prosperitet” shkruhet në postimin që shoqëron videon.

Vazhdo leximin

Bota

SHBA regjistron mbi 200.000 raste të reja me COVID-19

Publikuar

on

nga

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 271.038, prej të cilëve 1.388 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 201.377, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.458.011.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 7,95 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 189 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.235.838 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.437 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,3 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,2 milionë.

Vazhdo leximin

Aktuale