Connect with us

Lajme

Java evropiane e HIV-testimit: Për HIV sot, është me rëndësi vetëm të zbulohet herët

Published

on

Nga sot deri më 27 nëntor, me moton “Testo. Mjeko. Parandalo”, po mbahet Java evropiane e testimit për HIV, drejt së cilës për të shtatin vit me radhë kyçet edhe shoqata HERA – Asociacion për edukim dhe kërkim shëndetësor, së bashku me disa qindra organizata nga 53 vende të Evropës. Qëllimi i shënimit të kësaj jave është që të rritet aksesi dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e testimit për HIV, shpjegojnë nga HERA.

“Në këtë mënyrë, informacionet mbi parandalimin e HIV bëhen më të arritshme, më shumë njerëz mund të mësojnë statusin e tyre të HIV dhe të marrin terapi, kujdes dhe mbështetje”, thonë nga shoqata.

Fokusi i fushatës së këtij viti është një fakt pak i njohur për HIV-in në vendin tonë: N = N, i padetektueshëm është i barabartë me të patransmetueshëm.

“Kjo do të thotë që njerëzit që jetojnë me HIV dhe marrin terapi të rregullt kanë nivele të padetektueshme të virusit në gjakun e tyre. Kjo do të thotë, që virusi në gjak ka rënë në një nivel që nuk mund të detektohet,me çka tërësisht parandalohet transmetimin i HIV seksualisht, edhe kur nuk përdoret mbrojtje (prezervativ). Kështu, vetë terapia me HIV është, në fakt, një nga mënyrat më efektive të parandalimit të HIV”, shpjegojnë nga HERA.

Ky është edhe mesazhi kryesor i fushatës përmes mediave sociale dhe përmes videos.

Continue Reading

Lajme

Do të publikohet thirrje publike për mbështetjen financiare të studiove për fotografi dhe qendrave të fitnesit, paraqitja deri më 1 qershor

Published

on

By

Do të publikohet thirrje publike për mbështetjen financiare të studiove për fotografi dhe qendrave të fitnesit, paraqitja deri më 1 qershor

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Qeveria sot në seancë e obligoi Sekretariatin e përgjithshëm ta publikojë thirrjen publike për mbështetje financiare për studiot e regjistruara të fotografive dhe qendrat e fitnesit në kuadër të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe për daljen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga KOVID-19.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për studio të regjistruara të fotografive dhe qendra fitnesi të cilat u mbyllën me vendimin e Qeverisë për ndalesën e plotë për vizitorët dhe mysafirët.

Lartësia e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30 për qind rë të ardhurave mesatare mujore ndërsa shtesë, çdo subjekt i regjistruar aktiv do të marrë mbështetje financiare në shumë prej 15.200 denarë për një të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës deri më 31 dhjetor 2020.

Afati për parashtrimin e paraqitjeve për këtë thirrje publike është 1 qershor 2021.

Continue Reading

Lajme

Deri më 1 qershor janë vazhduar masat aktive për kufizim të lëvizjes

Published

on

By

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Masat aktive për kufizim të lëvizjes vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor të vitit 2021.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se në mbledhjen e sotme, me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria solli konkludim që masat aktive për kufizim të lëvizjes, në vend se deri më 18 maj, të vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor 2021.

Kufizimi I lëvizjes fillon nga mesnata prej orës 00 deri në orën 04 të mëngjesit.

Continue Reading

Kosovë

Detaje nga vrasja në Pejë, dyshohet se mësimdhënësi vrau babain e nxënëses së tij

Published

on

By

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se dorasi është identifikuar i cili ndodhet ende në arrati.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima. Viktima është rreth moshës 51-vjeç”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.

Mësohet se i dyshuari është mësimdhënës në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa viktima pretendohet të jetë prindi i nxënëses së tij.

KALLXO.com raporton se dorasi ishte dënuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “sulm seksual”.

“Po sipas informacioneve që kemi dorasi ka qenë i dënuar për sulm seksual, por në këtë fazë nuk mund të prononcohemi më shumë”, ka deklaruar për këtë media Fadil Gashi.

Continue Reading

Aktuale