Connect with us

Sport

Spanja turpëroi Gjermaninë

Published

on

Spanja e mundi Gjermaninë me rezultat 6:0

 

Kombëtarja spanjolle e mundi Gjermaninë me rezultat 6:0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve, të luajtur mbrëmë në Sevilja.

Me humbje të thellë prej gjashtë golave, ekipi kombëtar gjerman humbi për herë të parë që nga viti 1931.

Feran Tores shënoi het-trik, ndërsa tre golat e tjera u shënuan nga Alvaro Morata, Rodri dhe Mikel Ojarzabal.

Spanja e fitoi vendin e parë në Grupin “4” dhe do të luajë në plejof për trofeun.

Continue Reading

Sport

Pronari i Sitit do t’ua paguajë 6.000 tifozëve udhëtimin deri në Porto

Published

on

By

Mançester, 18 maj 2021 (MIA) – Pronari I Mançester Sitit, sheiku Mansur, do t’I mbulojë shpenzimet e rrugës për në Porto, për të gjithë 6.000 tifozët, të cilët posedojnë bileta për ta mbështetur klubin e vet në finale “angleze” të Ligës së kampionëve kundër Çellsit më 29 maj.

Shpenzimet shtesë të shkaktuara nga testet e detyrueshme për Kovid-19, si dhe çmimet e rritura të biletave të aeroplanit, e bënë udhëtimin drejt Portos të pamundur për shumë tifozë të cilët kanë bileta për finale. Për këtë shkak, sheiku Mansur vendosi t’i mbulojë shpenzimet dhe transferin nga aeroporti drejt stadiumin, kumtoi Mançester Siti.

“Pep (Guardiola) dhe ekipi patën sezon të shkëlqyeshëm dhe plasmani I tyre në finale e Ligës së kampionëve paraqet moment historic për klubin. Prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që numër më I madh I tifozëve të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë ndeshje të veçantë, posaçërisht ata të cilët aq shumë vite e mbështesin Mançester Sitin edhe në të mirë edhe në të keq”, deklaroi sheiku Mansur për faqen e klubit.

Tifozët do të udhëtojnë në ditën e finales me aeroplanë të posaçëm dhe do të kthehen në shtëpi menjëherë pas ndeshjes. Vetë do të duhet t’I paguajnë testet për virusin korona.

Continue Reading

Sport

Boksieri shqiptar do të rrahet në Beograd: Jam shumë në formë/ Atje do t’i përfaqësoj ngjyrat kuqezi!

Published

on

By

Gjatë kësaj të premteje (21 maj), do të zhvillohet turniri i boksit ‘Petkos Boxing’ në Beograd të Serbisë.

Aty do të rrahet edhe një shqiptar, emri i të cilit është Shefat (Sefat) Isufi. Ai si kundërshtar do ta ketë Ericles Torres Marin – dhe në ring pritet të ngjitet me veshje kuqezi, shkruan IndeksOnline.

“Unë do të ngjitem në ring si shqiptarë dhe do të mundohem t‘i prezantojë ngjyrat tona ku në ring do të ngjitem me veshje kuq e zi.”

Gjatë një interviste për IndeksOnline, boksieri nga Presheva tha se është përgatitur shumë mirë për këtë meç.

“Jam mjaftë mirë i përgatitur për këtë ndeshje dhe jam në formë shumë të mirë. Jam përgatitur rreth 6 muajve sepse shkaku i virusit ndeshja është shtyrë por ne stërvitjet nuk i kemi ndalur në asnjë moment dhe tani erdhi momenti të ngjitem në ring ku për këtë jam shumë i kënaqur.”, ka thënë boksieri

Ky turnir do të mbahet në Beograd në Serbisë. Isufi shpreson që edhe aty të ketë mbështetje nga shqiptarët edhe pse numri i tifozëve është shumë i kufizuar.

“Të them të drejtën nuk kam pasur dëshirë të ndeshem në Beograd duke e ditur se nuk do të kem përkrahjen e tifozëve por sidoqoftë unë do të shkojë të zhvillojë ndeshjen ku besojë të dal fitues dhe jam i kënaqur që do të ketë një numër të caktuar të shqiptarëve që vijnë të më përkrahin atje sepse për shkak pandemisë numri i shikuesve është i kufizuar”, vazhdoi tutje Shefat Isufi.

31-vjeçari gjatë karrierës ka zhvilluar 36 luftëra, 30 fitore (22 me nokaut), 4 humbje (1 me nokaut) dhe 2 barazime.

Sipas Isufit boksieri më i mirë ndërkombëtar është Canelo Alvarez. Kurse për ata shqiptarë, të gjithë janë të mirë.

“Me të gjithë boksierët kam raporte të mira dhe nuk besojë asnjëherë të kem ndonjë raport të keq me ndonjërin prej tyre. Kisha dashur të veçojë Canelo Alavarez si boksierin më të mirë kurse boksierët shqiptarë janë të gjithë të mirë pamarrparasysh sukseseve dikush më shumë e dikush më pak por të gjithë kanë punuar dhe janë boksier të mirë.”, vazhdoi tutje boksieri nga Presheva.

Meçi i shqiptarit do të jetë i pari në pesha super të mesme. Ai do të rrahet me Torresin nga ora 18 e 30 dhe do të transmetohet në BILD dhe në fite.tv/IndeksOnline/

Continue Reading

Lajme

Tetovarët i kujtojnë Ahmetit në çfarë derexhe e ka lënë stadiumin (FOTO)

Published

on

By

Pas festës së KF Shkëndija ku morri pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, qytetarë të shumtë kanë reaguar ndaj politizimit të klubit më të vjetër futbollistik të shqiptarëve në Maqedoni.

Reagimet janë negative, ndërsa shumë prej tyre thonë që Ahmeti nuk ka asnjë kontribut për këtë klub futbillistik.

Disa prej tyre kanë publikuar edhe fotografi në të cilat duket se në çfarë derexhe ka mbetur stadiumi i qytetit në Tetovë.

Continue Reading

Aktuale