Connect with us

Komente

Sopi ka një pyetje interesante për ministrat

Published

on

Aktori i njohur nga Tetova, Hasim Memishi – SOPI, ka ironizuar së fundmi me veton bullgare ndaj procesit integrues të Maqedonisë së Veriut. Sopi ka pyetur nëse do t’u kthehen qytetarëve paratë e harxhuara nga ministrat e jashtëm të vendit, gjatë gjithë kësaj periudhe rreth 20 viteve. Sipas tij, ministrat kanë shëtitur me paratë tona me premtimet për të na integruar në BE, por tani që dështuan për të disatën herë, a do të kthehen këto para, përcjell in7.

 

“Këta ministrat xhi kanë shëtajt çe 20 vjet me paret e shtetit, kurse dë na integrojnë nBE, pas këtij dështimi a duhet t’i kthejnë paret prap” – ka shkruar aktori Sopi, në stilin e tij të veçantë dhe karakteristik.

Përndryshe, Hasim Memishi Sopi njihet për stilin e tij të veçantë të komentimit të ngjarjeve dhe fenomeneve të ndryshme, në “të folmen e Tetovës”, duke u bërë një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar në Maqedoni dhe jo vetëm./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Gazetari Furkan Saliu mesazh Ahmetit: Mos e flliqni sportin…

Published

on

By

Furkan Saliu – gazetar:

Para disa viteve, me vinte aq gerrdi kur e shihja se si e shfrytezojne per qellime politike FC Shkupi, sa qe vendosa qe mos te shkoj me ne stadium.
Pasi KF Shkëndija u be me pronare te ri qe i dhane nje pamje evropiane klubit, fillova serish te shkoj ne stadium. Prej Shkupi ne Tetove, vetem per tu kenaqur me kete loje te bukur. Enderra dhe deshira me e madhe e imja ishte qe kete klub nje dite ta shoh ne UEFA Champions League.
Prej sot, per mua personalisht, Shkendija e humbi shkelqimin qe e kishte ne syte e cdo shqiptari.
Sportistet merren me sport sepse nuk duan te degjojne per politike.
Sporti nuk duhet te felliqet me politike, duhet te mbetet i paster qe lojtaret ta ndjenje veten me fat vetem kur te zbresin ne fushen e gjelbert.
Si t’ua shpjegosh kete fotografi mijera djemve te rinj’ qe enderrojne nje dite te jene futbollist profesional?
Qe nese don’ te behesh futbollist duhesh te jesh anetare i partise?

#JoPolitikeMeSport!!!

Postimi i plotë:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1446297092382838&id=100010076834178

Continue Reading

Komente

Reagon Krenar Osmani i Ballistësve: E pafalshme dhe e shpifur

Published

on

By

Krenar Osnani (Ballistët):

E pafalshme dhe e shpifur tentativa për të fituar poena politik në krah të Shkëndisë!

TURP!

Postimi i plotë:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160300605414672&id=735369671

Continue Reading

Komente

Ballistët OUT, BDI IN

Published

on

By

Arianit Xhaferi në Facebook:

Ballistët OUT ➡️
BDI IN⬅️

Haxhi, me nder me thanë e ke dhí…
Le ta themi hapur dhe zëshëm, KF Shkëndija duhet të jetë epiqendër e bashkimit të shqiptarëve, por sot u bë epiqendër e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Prezenca e partisë në pushtet në fushën e blertë është e turpshme. Nëse duhej, më mirë t’i kishin ftuar krerët e të gjitha partive shqiptare, pse jo edhe të partive maqedonase. Ose ASNJË. Por kjo është e turpshme.

Unë nuk jam Ballist, jam vetëm një tifoz i thjeshtë që e ndjek Shkëndijën kur kam kohë, por BALLISTËT që lanë pas punët e tyre, familjet e tyre, fëmijët e tyre, karrierat e tyre për ngjyrat kuq e zi, nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

Tribinat do hapen, tifozët dhe BALLISTËT do ndihen të huaj…

Turp!

Continue Reading

Aktuale