in7 - 2019

Bota

Shkak pandemia, FIFA shtyn Botërorin e klubeve

Publikuar

on

Botërori i Klubeve i cili ishte në program në dhjetor është shtyrë nga FIFA për shkak të pandemisë Covid-18. Qeveria e Futbollit Botëror ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që të shtyjë Botërorin e Klubeve (FIFA Club World Cup Qatar 2020).

Zakonisht ky kompeticion ku marrim pjesë 6 klubet fituese të turneve ndërkombëtarë në 6 kontinenteve të ndryshme, dhe fituesen e kampionatit të vendit organizaror, është zhvilluar në muajin dhjetor, por për shkak të pandemisë që komplikoi programet e të gjithë kampionateve kombëtare, është vendosur që të luhet në periudhën 1 shkurt-11 shkurt 2021. Gjithashtu janë marrë vendime edhe në lidhje me Women’s World Cup 2022, për U20, si dhe për Women’s World Cup 2022, U17. Kampionati i parë do të zhvillohet në Indi, kurse tjetri në Kosta Rikë. Për Botërorin e Klubeve, pritja këtë herë sidomos për tifozët e Bayern Munich të cilët duan të shikojnë skuadrën e tyre të ngrejë lart një tjetër trofe.

Vazhdo leximin

Bota

“Burj Khalifa”, ndërtesa më e madhe në botë stoliset me flamurin shqiptar (VIDEO)

Publikuar

on

nga

Ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Kalifa”, 829.8m e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuq e zi, ndërsa në sfond është vendosur himni i flamurit

Videoja është postuar dhe në faqen zyrtare të “Burj Kalifa” dhe më pas ka bërë xhiron e rrjetit.

“Burj Kalifa” ndricoi me ngjyrat e flamurit shqiptar kuq e zi me rastin e ditës së Pavarësisë. I urojmë prosperitet” shkruhet në postimin që shoqëron videon.

Vazhdo leximin

Bota

SHBA regjistron mbi 200.000 raste të reja me COVID-19

Publikuar

on

nga

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 271.038, prej të cilëve 1.388 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 201.377, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.458.011.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 7,95 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 189 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.235.838 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.437 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,3 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,2 milionë.

Vazhdo leximin

Bota

Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

Publikuar

on

nga

Washington – Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë me plot ngazëllim se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA). KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.

Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu:
Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!

Këshilli i Përkohshëm i Kongresit Panshqiptar Amerikan

Vazhdo leximin

Aktuale