in7 - 2019

Lajme

Pse dita e pestë dhe e dhjetë janë vendimtare për njerëzit me COVID-19

Publikuar

on

Lista e simptomave të koronavirusit është mjaft e gjatë, por njerëzit që kanë simptoma tipike sëmuren në ditët e para nga fillimi i infeksionit.

Ditët fillestare të infeksionit mund të jenë mjaft konfuze, veçanërisht pasi disa kanë vetëm simptoma të lehta dhe disa nuk shfaqin simptoma. Sidoqoftë, vetëm ndërmjet ditës së pestë dhe të dhjetë të infeksionit mund të përcaktohet ashpërsia reale e sëmundjes.
Ekspertët deklarojnë se është gjatë kësaj periudhe mund të përcaktohet nëse pacienti do të përjetojë ndonjë ndërlikim për shkak të COVID-19. Kur një person diagnostikohet me këtë sëmundje, një nga gjërat e para që duhet bërë, është që të përcaktohet kur kanë nisur simptomat.

Shumica e njerëzve fillojnë të zhvillojnë simptoma 2-3 ditë pasi virusi është inkubuar në trup. Faza e parë është zakonisht një reaksion viral dhe në fazën e dytë, sistemi imunitar fillon veprimin.

Megjithëse sistemi imunitar prodhon antitrupa, ai mund të stimulojë mbi sistemin dhe të përkeqësojë gjendjen e pacientit dhe kjo zakonisht ndodh rreth ditës së gjashtë ose të shtatë të infeksionit.

Kjo është koha kur beteja e vërtetë kundër COVID-19 fillon te shumë njerëz. Midis ditës së pestë dhe të dhjetë, mund të ketë një “valë të dytë” të simptomave që mund të jenë më serioze.

Komplikimet më të mëdha dhe përkeqësimi i simptomave ndodhin më shpesh tek njerëzit që tashmë kanë disa kushte mjekësore para-ekzistuese ose janë të moshuar. Në disa raste, të rinjtë që mund të përjetojnë komplikime mund të vërejnë një përkeqësim të simptomave pas 12-14 ditësh.

Megjithëse simptoma të tilla si dhimbje trupi, lodhje, rraskapitje dhe kollë mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë, pacientët mund të presin përkeqësim të simptomave të frymëmarrjes, gulçim, dhimbje gjoksi, siklet, peshë. Simptoma të tilla si konfuzioni mund të jenë gjithashtu të pranishme.

Nëse temperatura nuk ulet në ditën e 9-të ose të 10-të të infeksionit, kjo mund të tregojë pneumoni ose një infeksion të gjakut. Nëse jeni në izolim në shtëpi, kontaktoni mjekun tuaj i cili do t’ju shpjegojë se kur është koha për të shkuar spital dhe çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje.

GSH

Vazhdo leximin

Kosovë

Pamje madhështore, ndërtesa e Qeverisë të Kosovës “vishet” me flamurin kombëtar

Publikuar

on

nga

Sot kudo që ka shqiptarë festohet 28 Nëntori që ndryshe njihet si Dita e Flamurit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu në nder të kësaj feste edhe ndërtesa e Qeverisë të Kosovës është ndriçuar me flamurin kuq e zi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱”, ka shkruar Hoti.

Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI 🇦🇱

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 28 November 2020

Vazhdo leximin

Bota

“Burj Khalifa”, ndërtesa më e madhe në botë stoliset me flamurin shqiptar (VIDEO)

Publikuar

on

nga

Ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Kalifa”, 829.8m e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuq e zi, ndërsa në sfond është vendosur himni i flamurit

Videoja është postuar dhe në faqen zyrtare të “Burj Kalifa” dhe më pas ka bërë xhiron e rrjetit.

“Burj Kalifa” ndricoi me ngjyrat e flamurit shqiptar kuq e zi me rastin e ditës së Pavarësisë. I urojmë prosperitet” shkruhet në postimin që shoqëron videon.

Vazhdo leximin

Bota

SHBA regjistron mbi 200.000 raste të reja me COVID-19

Publikuar

on

nga

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 271.038, prej të cilëve 1.388 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 201.377, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.458.011.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 7,95 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 189 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.235.838 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.437 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,3 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,2 milionë.

Vazhdo leximin

Aktuale