Connect with us

Teknologji

Jeep sjell makinën më të shpejtë dhe më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë

Published

on

Jeep ka prodhuar një model të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që kompania amerikane ka ndërtuar ndonjëherë. Modeli Ruibicon 392 është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda.

Gjithashtu, modeli ka një motor me 470 kuaj fuqi, dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6,4 litra. Sipas Fiat Chrysler, që prodhon këto makina, kjo u bë me kërkesë të konsumatorëve, të cilëve gjithsesi u jepet mundësia ta ulin fuqinë kur nuk është e nevojshme duke përdorur vetëm 4 pistona.

Për t’i bërë vend motorit, përmasat e makinës janë ndryshuar. Njëkohësisht, makina është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.

Makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit.

Continue Reading

Teknologji

Kriptomonedha Ether, rekord pas rekordi

Published

on

By

Ether, kriptomonedha digjitale e lidhur me blockchainin Ethereum, arriti një rekord të ri ditën e Marte në 3,456 dollarë. Vetëm gjatë këtij viti kriptomonedha është rritur me 350%, raporton PCW. Interesi në kriptomonedha është rritur ndjeshëm në muajt e fundit ndërsa bitcoin vazhdimisht po arrinte rekord të reja. Një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe rritja e interesi institucional dhe kompanive madhor si Tesla që po blejnë kriptomonedha.

Bitcoin është përshkruar si arriti digjital ose si një asete që ruan vlerën sidomos në tensione gjeopolitike dhe financiare por edhe si armë kundër inflacionit.

Po Ethereum është ndryshe. Sillet më shumë si një platformë mbi të cilën zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione. Ethereum është emri i platformës blockchain ndërsa ether është monedha digjitale e cila fuqizon platformën.

Të ashtuquajturat “kontrata inteligjente” janë një prej tipareve kryesore të Ethereum. Këto janë kontrata të cilat ekzekutohen automatikisht përmes kodit.

Ka pasur një rritje interesi për Ethereum dhe përdorimin e tij në financat e decentralizuara, ose DeFi. Janë shërbime financiare bazuar në blockchain, siç është kredidhënia, e cila në teori shmang bankat. Muajin e kaluar Banka Evropiane e Investimi hodhi në qarkullim bondin e parë digjital bazuar në Ethereum.

Continue Reading

Teknologji

Pas 27 vjetësh martesë, Bill Gates ndahet nga bashkëshortja

Published

on

By

Bill dhe Melinda Gates kanë vendosur të divorcohen pas 27 viteve martesë. Ata shprehen se nuk mund të qëndrojnë më çift së bashku.

Nuk dihet saktësisht se cili ka qenë shkaku kryesor i kësaj ndarje të bujshme. Në reagimin e tyre, Gates përmendin fondacionin e ndërtuar së bashku, ndërsa theksojnë se do të vijojnë të kontribuojnë për të pavarësisht divorcit.

“Pas një mendimi madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”.

Continue Reading

Teknologji

Teslla ka bitcoin në vlerë prej 2,5 miliardë dollarë

Published

on

Teslla për momentin ka bitkoina në vlerë rreth 2,5 miliardë dollarë, sipas dokumenteve të dorëzuara deri te Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë dhe Treg të Kapitalit.

Kjo do të thotë se prodhuesi i makinave elektrike në letra ka realizuar përfitim të dukshëm vetëm disa muaj pasi ka investuar në valutën kripto më të madhe në botë.

Kompania në dokumentet ka theksuar se investimi saj në një valutë të paqëndrueshme digjitale është me vlerë 2,48 miliardë dollarë në fund të marsit, transmeton Si-En-Bi-Si.

Teslla në fillim të vitit kumtoi se ka blerë bitkoina në vlerë prej 1,5 miliardë dollarë dhe se planifikon ta pranojë atë valutë krupto si mjet për pagesë për furnizim të makinave të veta.

Sipas raportit financiar për tremujorin e parë nga viti 2021. Teslla nga shitja e bitkoinave ka fituar 101 milionë dollar neto, që kontribuoi për kërcim të fitimit neto të kompanisë në nivel rekord.

Continue Reading

Aktuale