in7 - 2019

Sport

Humbja dramatike me Spanjën, cili do jetë fati i trajnerit gjerman Joachim Löw

Publikuar

on

Përfaqësuesja e Spanjës shpartalloi mbrëmë Gjermaninë me rezultatin 6-0 duke u bërë ata skuadra që vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Kjo humbje dramatike për “panzerat”, duket se nuk do ketë kosto për trajnerin, Joachim Löë, të paktën përkohësisht.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löë, nuk është në rrezik të humbasë punën e tij , ka thënë drejtori i ekipit kombëtar Oliver Bierhoff.

Bierhoff tha se Löw do të qëndrojë në krye të skuadrës të paktën deri në kampionatin Europian vitin e ardhshëm.

“Kjo lojë nuk ndryshon asgjë. Ne ende i besojmë Joachim Löë, pa dyshim për këtë.”, deklaroi ai.

Vazhdo leximin

Bota

Zgjidhet misteri, ja ku u varros Maradona (FOTO)

Publikuar

on

nga

Qindra mijëra argjentinas iu bashkuan homazheve për idhullin e tyre Diego Armando Maradona përpara se legjenda t’i drejtohej banesës së fundit. Arkivoli i ish-futbollistit u vendos për orë të tëra në Pallatin Presidencial në Buenos Aires, atje ku një numër i pafund njerëzish brohoriti ose thjesht i kaloi pranë duke e vështruar për herë të fundit.

Tifozët e tij ishin aq të shumtë saqë orari i vendosur për homazhe ishte i pamjaftueshëm dhe pamundësia për ta vizituar të gjithë solli përplasje të ashpra me forcat e rendit.

Përleshjet bënë që axhenda të shtyhej edhe me 3 orë, në mënyrë që edhe pjesa e mbetur të mund të përjetonte emocionet e fundit me legjendën e futbollit. Gjatë pasdites, Maradona u përcoll drejt banesës së fundit, rrugëtim i cili nuk mund të mos ndiqej nga mijëra njerëz.

Lajmi se ylli i futbollit kishte lënë një testament ku thuhej se pas vdekjes dëshironte që trupi i tij të balsamosej, u hodh poshtë. “Pibe de Oro” u varros në Bela Vista, periferi e kryeqytetit, atje ku ndodhen edhe prindërit e tij. Me kërkesë të familjes, ceremonia e varrimit u zhvillua në mënyrë private.

Pas varrimit, e gjithë vëmendja u spostua në stadiumin San Paolo të Napolit, atje ku tifozët u mblodhën përpara ndeshjes së Europa League të Napolit, me këngë dhe flakadanë të kuq, duke nderuar ikonën e klubit të tyre. Nderimet, sikurse në Champions, u zhvilluan edhe në të gjitha ndeshjet e Europa League, por me fokus tek sfida mes Napolit dhe Rijekës. Të gjithë futbollistët zbritën në fushë me fanelën numër 10 të Maradonës, ndërsa bënë minimumin për ta përcjellë si duhet Diego Armando Maradonën, duke triumfuar në San Paolo.

Vazhdo leximin

Sport

Kosova luan ndaj Sllovakisë, atmosferë pozitive në kampin dardan

Publikuar

on

nga

Kosova është gati për ndeshjen me Sllovakinë. Ndeshja do të zhvillohet sot (e enjte, 26 nëntor) në Bratislavë nga ora 19:00. Takimi është i vlefshëm për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023.

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën në mesditë kishin stërvitjen e radhës, kurse në mbrëmje do të kenë edhe një stërvitje tjetër. Ndërkohë, të gjithë anëtarët që kanë udhëtuar në Sllovaki, e që janë testuar me PCR, kanë rezultuar negativë.

Kjo është dita e dytë e stërvitjeve në Sllovaki, kurse basketbollistët e Kosovës, që nga dita e mërkurë kanë qenë të karantinuar në Prishtinë, ku njëkohësisht edhe janë stërvitur.

Kosova pas Sllovakisë do të përballet me Islandën, sfidë që do të zhvillohet më 28 nëntor nga ora 16:00.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje. Pavarësisht disa mungesave përzgjedhësi Christos Marmarinos është shprehur optimist.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta. Nuk presim ndeshje të lehta. Sllovakia ka gjatësi më të madhe se ne, por duhet të adaptohemi dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi mundur Islandën një herë dhe sigurisht se mund ta bëjmë përsëri nëse jemi të fokusuar maksimalisht. Sigurisht se ajo që mund të garantojmë është angazhimi ynë maksimal”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës për faqen zyrtare të FBK-së.

Optimist është shprehur edhe kapiteni i Kosovës, Drilon Hajrizi. “Ne do të japim maksimumin në këto dy sfida pa marrë parasysh se kush do të luaj. Nëse japim maksimumin, atëherë mund të kemi rezultate pozitive”, ka thënë ai.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Vazhdo leximin

Sport

FIFA i nominoi më të mirët – Lista e plotë

Publikuar

on

nga

FIFA i nominoi më të mirët

Asociacioni Botëror i Futbollit i ka prezantuar kandidatët që garojnë për më të mirët në vitin 2020.

Në garë për lojtarin më të mirë janë: Tiago Alkantara (Baern/Liverpul), Kristiano Ronaldo (Juventus), Kevin de Brujn (Mançester siti), Robert Levandovski (Bajern), Sadio Mane (Liverpul)), Kilian Mbape (PSZH), Lionel Mesi (Barcelona), Nejmar (PSZH), Sergio Ramos (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpul), Virxhil van Dajk (Liverpul).

Të nominuar për portierin më të mirë: Alison (Liverpul), Tibo Kurtoa (Real Madrid), Kejlor Navas (PSZH), Manuel Nojer (Bajern), Jan Oblak (Atletiko), Mark-Andre ter Shtegen (Barcelona).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 17 dhjetor. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ngjarja do të mbahet përmes internetit në format virtual. 

Vazhdo leximin

Aktuale