in7 - 2019

Lajme

Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

Publikuar

on

Drejtuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut, kanë zbehur optimizmin për një marrëveshje me Bullgarinë, një ditë para mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do bisedohet mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e sigurt se vendi nuk do të mund ta evitojë veton nga Bullgaria. Pavarësisht kësaj, Zaev la të shpresohet se konferenca e parë ndërqeveritare ndoshta do të mbahet deri në fund të vitit.

“Ne kemi arritur marrëveshje për pesë personalitete historike, tri periudha historike dhe ne jemi të gatshëm t’i shpallim ato dhe të nisin t’i aplikojmë në tekstet shkollore, si këtu ashtu edhe në Bullgari. Ne duhet të vazhdojmë më tej dhe unë jam i bindur se me vendimet pozitive ne ndërtojmë miqësinë”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Zyrtarë të lartë të Bullgarisë, si zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov dhe shefja e diplomacisë, Ekaterina Zaharieva, kanë bërë të qartë se bisedime mund të ketë, sikur që mund të ketë edhe marrëveshje, por vetëm nëse pranohen kërkesat e palës bullgare. Madje, në paraqitjet e fundit, zyrtarët bullgarë kanë akuzuar Shkupin për nxitje të urrejtjes dhe vjedhje e falsifikim të historisë.

“Nuk mundet që të vidhni historinë bullgare, të thoni se ky apo ai janë maqedonas dhe jo vetëm që ta vidhni, por edhe ta falsifikoni dhe në bazë të falsifikimeve të nxitini gjuhën e urrejtjes… Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet, do të bisedonim edhe gjatë natës së festave të Vitit të Ri, nëse ata janë të gatshëm të pranojnë kërkesat tona. Ata nuk mund të dalin me argumente se ‘ky është identiteti ynë’. Prisni, ‘ky është identiteti juaj, por është i sajuar’”, ka deklaruar për televizionin Kanal 3, zëvendëskryeministri Karakaçanov, i cili njëherësh është edhe ministër i Mbrojtjes.

Zyrtarët bullgarë gjithashtu kanë kritikuar autoritetet maqedonase për nderimet që po i bëjnë të kaluarës komuniste, e që sipas tyre është në favor të Rusisë.

“Nuk mundet që në njërën anë të dëshironi të anëtarësoheni në BE dhe të demokratizoni shoqërinë dhe në anën tjetër të mbani manifestime për diktatorin më të errët, Titon. Nëse vazhdojmë t’i mbyllim sytë nga faktet se ky vend vazhdon ashtu siç e kishin paramenduar Titoja dhe Stalini, atëherë ne me këtë i bëjmë shërbim Moskës”, ka deklaruar shefja e diplomacisë bullgare Eketerina Zaharieva, në një intervistë për televizionin shtetëror bullgar.

Duke komentuar pozicionin e palës bullgare dhe asaj maqedonase, Arsim Sinani, drejtues i Qendrës për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, thotë për Radion Evropa e Lirë se Bullgaria vështirë do të bëjë kompromis, por sipas tij, pala bullgare do të qëndrojë deri në fund pas kërkesave të saja.

Ai thotë se pala maqedonase duhet të reflektojë, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për mohim të identitetit.

“Mendoj se Bullgaria me të drejt kërkon një kompromis, i cili mendoj se nuk ka të bëjë me identitetin, por ka të bëjë me gjenezën. Askush nuk ta konteston identitetin se si ndihesh ti. Këtë askush nuk mund të ta kontestojë, por kompromise duhet të ketë nga të dyja palët. Unë nuk shoh ndonjë problem. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe hapja e derës për në Evropë i garanton maqedonasve të sotëm që të mbijetojnë apo të kenë perspektivë si popull. Këta, këtë duhet ta kuptojnë. Mendoj se Bullgarinë duhet ta shohin si shtet vëlla. Kjo mendoj se duhet të ndodhë këtu, por konsideroj se ende rryma serbe është e fortë në Maqedoninë e Veriut dhe e pengon këtë proces”, thotë Sinani.

Pala bullgare konteston gjuhën dhe identitetin e maqedonasve me pretendimin se ato kanë “rrënjë bullgare”, se gjuha maqedonase është krijuar pas vitit 1945 nga një dialekt i gjuhës bullgare dhe asaj serbe. Dy vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të afrimit, jo ka ndarë edhe më shumë dy shtetet.

Vazhdo leximin

Lajme

Mickoski: Po shqyrtojmë mundësinë për bashkëpunim me opozitën shqiptare

Publikuar

on

nga

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në emisionin Click Plus në TV21 ka theksuar se akoma nuk ka një marrëveshje përfundimtare për bashkëpunim me opozitën shqiptare por se po mendohet serizosisht një bashkëpunim i tillë.
“Akoma nuk ka marrëveshja. Po e shqyrtojmë mundësinë mendoj që është e mirë dhe e shëndetshme një dalje në atë mënyrë në zgjedhje. Vlerësoj se nëse koaliconohet edhe në bllokun ASH-AAA ka njerëz profesionist që ja vlen të qeveriset”, tha mes tjerash Mickoski.
Sa i përket ngjarjeve të 27 prillit, Micksoki theksoi se ka shprehur keqardhje për at që ka ndodhur por se nuk mund të kërkoj falje për diçka që nuk është për faj të tij./Zyrtare.net

Vazhdo leximin

Lajme

Maqedoni, 1094 të shëruar nga koronavirusi – MSH publikon raportin e plotë të ditës

Publikuar

on

nga

Regjistrohen 1.160 raste të reja me Kovid-19, 30 kanë vdekur dhe 1.094 janë shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.864 testime, ndërsa janë regjistruar 1.160 raste të reja me Kovid-19. Kanë vdekur 30 persona, ndërsa janë shëruar 1.094 pacientë, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga rastet e reja të të infektuarve me Kovid-19, 472 janë nga Shkupi, nga Manastiri 87, Prilep-78, Tetovë-61, Kumanovë-58, Ohër-47, Shtip-43, Strumicë-39, Strugë-29, Kavadar dhe Veles nga 32, Kërçovë-26, Gostivar-22, Sveti Nikollë dhe Resnje nga 17, Koçan-15, Dellçevë-12, Negotinë-11, Probishtip, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 10, Berovë-9, Kriva Pallankë-6, Vallandovë-5, Vinicë, Dibër, Kratovë, Radovish dhe Krushevë nga dy, Pehçevë dhe Gjevgjeli nga një.

Sot Instituti për shëndet publik regjistroi 1.094 pacientë të shëruar nga: Shkupi-560, Kumanova-55, Dibra-5, Shtip-32, Prilep-59, Tetovë-51, Strugë-22, Veles-35, Manastir-47, Ohër-38, Kavadar-31, Gostivar-26, Gjevgjeli-5, Strumicë-17, Kriva Pallankë-11, Radovish-13, Krushevë-3, Koçan-18, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-6, Dellçevë-5, Kratovë-1, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-16, Resnjë-4, Negotinë-18.

Kanë vdekur 30 persona, nëntë pacientë nga Shkupi (46, 54, 59, 67, 82, 67, 55, 64 dhe 61 vjeç), dy nga Kumanova (62 dhe 69), një pacient nga Shtipi (72), një nga Velesi (78), gjashtë pacientë nga Manastiri (60, 77, 38, 66, 72 dhe 39), tre nga Gostivari (56, 66 dhe 63), një pacient nga Gjevgjelia (65), një nga Strumica (77), një nga Koçani (65), dy nga Dellçeva (66 dhe 68), një nga Kratova (65), një nga Kërçova (61) dhe një pacient nga Negotina (84). Pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Gjithsej numri i të diagnostikuarve në vendin tonë, që nga fillimi epidemisë arrin në 58.608, numri i pacientëve të shëruar është 36.064, të vdekurve 1.630, ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 20.914. Nga dje janë evidentuar tre teste kontrolluese, ndërsa sipas mbarimit të analizave epidemiologjike, për momentin distribuimi në qytete është ky:

  • Shkup 25.706, aktivë 10.039
  • Kumanovë 3.599, aktivë 940
  • Dibër 440, aktivë 84
  • Shtip 2.553, aktivë 536
  • Prilep 2.844, aktivë 1.040
  • Tetovë 3.701, aktivë 977
  • Struga 1.362, aktivë 412
  • Veles 1.841, aktivë 704
  • Manastir 1.897, aktivë 839
  • Ohër 1.506, aktivë 605
  • Kavadar 1.144, aktivë 436
  • Gostivar 2.319, aktivë 856
  • Gjevgjeli 694, aktivë 224 (50 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 126 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
  • Strumicë 1.636, aktivë 600
  • Kriva Pallankë 409, aktivë 116
  • Radovish 406, aktivë 111
  • Krushevë 118, aktivë 69
  • Koçan 1.202, aktivë 303
  • Probishtip 345, aktivë 82
  • Demir Hisar 195, aktivë 93
  • Makedonski Brod 161, aktivë 43
  • Pehçevë 96, aktivë 26
  • Berovë 347, aktivë 97
  • Vallandovë 201, aktivë 73
  • Vinicë 362, aktivë 171
  • Dellçevë 425, aktivë 187 (117 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
  • Kratovë 150, aktivë 63
  • Sveti Nikollë 787, aktivë 221
  • Kërçovë 1.203, aktivë 500
  • Resnjë 442, aktivë 187
  • Negotinë 517, aktivë 280 (57 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Gjatë 24 orëve të fundit 2.864 testimet e bëra janë përmes: ISHP-722, QSHP Shkup-85, Avicena-386, Biotek-280, ASHAM-255, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-180, Sistina me PCR metodë-187, laboratoria Laor-49, Mjekësia ligjore-14, QSHP Manastir-142, Klinika infektive-5, KGJO-11, Sinlab-59, Remedika-23, laboratoria spitali Kozle-18, ISHP (rapid test)-448, KU për Pulmologji dhe alergologji-0, laboratori të huaja-0. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 322.875 testime të Kovid-19.

Raste aktive në komunat në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshime në distribuimin në komunat):

  • Çair – 632
  • Gazi Babë – 1.488
  • Aerodrom – 1.460
  • Karposh – 1.166
  • Qendër – 1.142
  • Kisella Vodë – 1.235
  • Gjorçe Petrov – 877
  • Butel – 573
  • Shuto Orizarë – 211
  • Studeniçan – 50
  • Saraj – 159
  • Haraçinë – 33
  • Ilinden – 247
  • Sopishte – 63
  • Çuçer Sandevo – 98
  • Petrovec – 131
  • Zelenikovë – 85
  • Stranec – 181
  • Të papërcaktuar – 208. 
Vazhdo leximin

Lajme

Elmi Aziri: Qeveria e zgjeruar është e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza

Publikuar

on

nga

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri në ,,Rruga Drejt” duke folur për krizën politike të krijuar pas vetos nga ana e Bullgarisë, por edhe shumica e brishtë, ka thënë se një qeveri e zgjeruar është zgjidhja ndoshta e vetme dhe e qëndrueshme për vendin tonë. Aziri gjithashtu ka thënë se retorika nacionaliste dhe ikja nga përballja me problemet nuk është zgjidhje, por dita ditës po bëhet e qartë se kjo shumicë e brishtë parlamentare nuk ka kapacitet që të zhbllokojë rrugën euroatlantike të vendit e cila ka ngecur pas vetos nga ana e Bullgarisë.

“Absolutisht nuk pajtohemi me veton e Bullgarisë, sepse ne i takojmë Evropes edhe gjeografikisht edhe historikisht, ne të fillojmë bisedimet dhe konstestet ti zgjidhin historianët bazuar në argumentet shkencore”, tha Aziri.

Aziri më tej tha se nuk është vetëm kriza politike, por edhe kriza me pandeminë që ka marrë hov dhe po krijon probleme të shumta edhe në ekonominë e vendit.

“D.m.th janë tre arsye pse në si Aleancë për Shqiptarët bashkë me Alternativën po kërkojmë një Qeveri të zgjeruar që të mundemi të gjithë të marrim por edhe çka është më e rëndësishme, të ndajmë përgjegjësinë të gjithë s’bashku si subjekte kryesore politike në vend”, deklaroi deputeti Aziri, përcjell in7.

Vazhdo leximin

Aktuale