in7 - 2019

Lajme

GSH: E kaluara e Lulzim Bashës si pjesë e grupit të hetimit kundër UÇK-së, nuk mund të fshihet!

Publikuar

on

Lulzim Basha është munduar që në nisjen e karrierës së tij që të maskojë të shkuarën e tij në Kosovë, si pjesë e hetimeve të Hagës ndaj luftëtarëve të Kosovës, me njëmijë e një mënyra që pikërisht kanë bërë të kundërtën kanë nxjerrë në pah më shumë atë që ai e mban fshehur.

Ndoshta nuk do të ndodhte gjithë ky trazim nëse ai do të tregohej i sinqertë që në fillim, pasi edhe një tjetër politikan shqiptar, Artan Grubi, krahu i djathtë i Ali Ahmetit, ka qenë përkthyes në Gjykatën e Hagës dhe nuk e ka fshehur asnjëherë. Madje gjithmonë, edhe në të shkuarën edhe sot, ka folur hapur për faktet që ai ka ndjekur si intepret në shqip i zyrtarëve të drejtësisë kombëtare.

Basha është munduar që këtë të kaluar ta maskojë me patriotizëm, duke thënë që është nip Kosove, duke marrë titullin qytetar nderi në Mitrovicë, duke marrë flamurin e Boletinëve, veprime që kanë rënë në sy që pikërisht janë bërë të për të fshehur të kaluarën e tij me “kleçkë”.

Nuk mund të fshihet, pasi është fakt qënia e Lulzim Bashës si pjesë e stafit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Kosovë. Pasi janë letrat, dokumentet që janë publikuar e figuron emri i tij.

Nuk mund të fshihet qënia e Bashës si pjesë e grupit të punës të antropologut peruan Jose Pablo Baraybar, i cili ishte mjek ligjor i Hagës dhe ka hetuar në fshatrat e Kukësit e në Mat për UÇK-në, ku siç ka deklaruar dhe ai vetë: “Përkthyesi im quhet Lulzim Basha”.

Kreu i PD-së, nuk mund të mohojë apo fshehë “humbjen” e kasetës së Milaim Bellanicës nga Krusha e Madhe, ku ishte xhiruar masakra famëkeqe e Krushës.

Të gjitha këto janë fakte, ku ka dokumente, flasin njerëz, me emër me mbiemër, me zë edhe me figurë.

Vetë avokati i njohur në Kosovë, Tom Gashi thekson se emri i Lulzim Bashës është në dosjet penale dhe civile që janë transferuar në ministrinë e Drejtësisë së Kosovës që janë kapicë në arkiv.

Këta dosje, thjesht duhet të hapen nga dikush, të shfletohen e të dalin përpara publikut.

Vetë Lulzim Basha, deklaroi të enjten te Sokol Balla se ai nuk ka interes që të sqarojë këtë çështje, pasi sipas tij ai “është patriot dhe ka gjyshin nga Kosova”.

Po dosjet ku është emri i tij apo firma që siç tha zoti Gashi janë “penale dhe civile” përse nuk i kërkon dhe t’i bëjë publike? Është e vetmja rrugë për t’ju përgjigjur dëshmive me emër e mbiemër me zë dhe me figurë. E kaluara e Bashës që siç e ka akuzuar Taulant Balla “mbante maskë kur përkthente marrjen në pyetje të luftëtarëve të UÇK-së”, ndodhet atje tek ato dokumente e shkresa zyrtare…

Gazeta Shqip

Vazhdo leximin

Lajme

Mickoski: Po shqyrtojmë mundësinë për bashkëpunim me opozitën shqiptare

Publikuar

on

nga

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në emisionin Click Plus në TV21 ka theksuar se akoma nuk ka një marrëveshje përfundimtare për bashkëpunim me opozitën shqiptare por se po mendohet serizosisht një bashkëpunim i tillë.
“Akoma nuk ka marrëveshja. Po e shqyrtojmë mundësinë mendoj që është e mirë dhe e shëndetshme një dalje në atë mënyrë në zgjedhje. Vlerësoj se nëse koaliconohet edhe në bllokun ASH-AAA ka njerëz profesionist që ja vlen të qeveriset”, tha mes tjerash Mickoski.
Sa i përket ngjarjeve të 27 prillit, Micksoki theksoi se ka shprehur keqardhje për at që ka ndodhur por se nuk mund të kërkoj falje për diçka që nuk është për faj të tij./Zyrtare.net

Vazhdo leximin

Lajme

Maqedoni, 1094 të shëruar nga koronavirusi – MSH publikon raportin e plotë të ditës

Publikuar

on

nga

Regjistrohen 1.160 raste të reja me Kovid-19, 30 kanë vdekur dhe 1.094 janë shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.864 testime, ndërsa janë regjistruar 1.160 raste të reja me Kovid-19. Kanë vdekur 30 persona, ndërsa janë shëruar 1.094 pacientë, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga rastet e reja të të infektuarve me Kovid-19, 472 janë nga Shkupi, nga Manastiri 87, Prilep-78, Tetovë-61, Kumanovë-58, Ohër-47, Shtip-43, Strumicë-39, Strugë-29, Kavadar dhe Veles nga 32, Kërçovë-26, Gostivar-22, Sveti Nikollë dhe Resnje nga 17, Koçan-15, Dellçevë-12, Negotinë-11, Probishtip, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 10, Berovë-9, Kriva Pallankë-6, Vallandovë-5, Vinicë, Dibër, Kratovë, Radovish dhe Krushevë nga dy, Pehçevë dhe Gjevgjeli nga një.

Sot Instituti për shëndet publik regjistroi 1.094 pacientë të shëruar nga: Shkupi-560, Kumanova-55, Dibra-5, Shtip-32, Prilep-59, Tetovë-51, Strugë-22, Veles-35, Manastir-47, Ohër-38, Kavadar-31, Gostivar-26, Gjevgjeli-5, Strumicë-17, Kriva Pallankë-11, Radovish-13, Krushevë-3, Koçan-18, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-6, Dellçevë-5, Kratovë-1, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-16, Resnjë-4, Negotinë-18.

Kanë vdekur 30 persona, nëntë pacientë nga Shkupi (46, 54, 59, 67, 82, 67, 55, 64 dhe 61 vjeç), dy nga Kumanova (62 dhe 69), një pacient nga Shtipi (72), një nga Velesi (78), gjashtë pacientë nga Manastiri (60, 77, 38, 66, 72 dhe 39), tre nga Gostivari (56, 66 dhe 63), një pacient nga Gjevgjelia (65), një nga Strumica (77), një nga Koçani (65), dy nga Dellçeva (66 dhe 68), një nga Kratova (65), një nga Kërçova (61) dhe një pacient nga Negotina (84). Pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Gjithsej numri i të diagnostikuarve në vendin tonë, që nga fillimi epidemisë arrin në 58.608, numri i pacientëve të shëruar është 36.064, të vdekurve 1.630, ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 20.914. Nga dje janë evidentuar tre teste kontrolluese, ndërsa sipas mbarimit të analizave epidemiologjike, për momentin distribuimi në qytete është ky:

  • Shkup 25.706, aktivë 10.039
  • Kumanovë 3.599, aktivë 940
  • Dibër 440, aktivë 84
  • Shtip 2.553, aktivë 536
  • Prilep 2.844, aktivë 1.040
  • Tetovë 3.701, aktivë 977
  • Struga 1.362, aktivë 412
  • Veles 1.841, aktivë 704
  • Manastir 1.897, aktivë 839
  • Ohër 1.506, aktivë 605
  • Kavadar 1.144, aktivë 436
  • Gostivar 2.319, aktivë 856
  • Gjevgjeli 694, aktivë 224 (50 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 126 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
  • Strumicë 1.636, aktivë 600
  • Kriva Pallankë 409, aktivë 116
  • Radovish 406, aktivë 111
  • Krushevë 118, aktivë 69
  • Koçan 1.202, aktivë 303
  • Probishtip 345, aktivë 82
  • Demir Hisar 195, aktivë 93
  • Makedonski Brod 161, aktivë 43
  • Pehçevë 96, aktivë 26
  • Berovë 347, aktivë 97
  • Vallandovë 201, aktivë 73
  • Vinicë 362, aktivë 171
  • Dellçevë 425, aktivë 187 (117 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
  • Kratovë 150, aktivë 63
  • Sveti Nikollë 787, aktivë 221
  • Kërçovë 1.203, aktivë 500
  • Resnjë 442, aktivë 187
  • Negotinë 517, aktivë 280 (57 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Gjatë 24 orëve të fundit 2.864 testimet e bëra janë përmes: ISHP-722, QSHP Shkup-85, Avicena-386, Biotek-280, ASHAM-255, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-180, Sistina me PCR metodë-187, laboratoria Laor-49, Mjekësia ligjore-14, QSHP Manastir-142, Klinika infektive-5, KGJO-11, Sinlab-59, Remedika-23, laboratoria spitali Kozle-18, ISHP (rapid test)-448, KU për Pulmologji dhe alergologji-0, laboratori të huaja-0. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 322.875 testime të Kovid-19.

Raste aktive në komunat në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshime në distribuimin në komunat):

  • Çair – 632
  • Gazi Babë – 1.488
  • Aerodrom – 1.460
  • Karposh – 1.166
  • Qendër – 1.142
  • Kisella Vodë – 1.235
  • Gjorçe Petrov – 877
  • Butel – 573
  • Shuto Orizarë – 211
  • Studeniçan – 50
  • Saraj – 159
  • Haraçinë – 33
  • Ilinden – 247
  • Sopishte – 63
  • Çuçer Sandevo – 98
  • Petrovec – 131
  • Zelenikovë – 85
  • Stranec – 181
  • Të papërcaktuar – 208. 
Vazhdo leximin

Lajme

Elmi Aziri: Qeveria e zgjeruar është e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza

Publikuar

on

nga

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri në ,,Rruga Drejt” duke folur për krizën politike të krijuar pas vetos nga ana e Bullgarisë, por edhe shumica e brishtë, ka thënë se një qeveri e zgjeruar është zgjidhja ndoshta e vetme dhe e qëndrueshme për vendin tonë. Aziri gjithashtu ka thënë se retorika nacionaliste dhe ikja nga përballja me problemet nuk është zgjidhje, por dita ditës po bëhet e qartë se kjo shumicë e brishtë parlamentare nuk ka kapacitet që të zhbllokojë rrugën euroatlantike të vendit e cila ka ngecur pas vetos nga ana e Bullgarisë.

“Absolutisht nuk pajtohemi me veton e Bullgarisë, sepse ne i takojmë Evropes edhe gjeografikisht edhe historikisht, ne të fillojmë bisedimet dhe konstestet ti zgjidhin historianët bazuar në argumentet shkencore”, tha Aziri.

Aziri më tej tha se nuk është vetëm kriza politike, por edhe kriza me pandeminë që ka marrë hov dhe po krijon probleme të shumta edhe në ekonominë e vendit.

“D.m.th janë tre arsye pse në si Aleancë për Shqiptarët bashkë me Alternativën po kërkojmë një Qeveri të zgjeruar që të mundemi të gjithë të marrim por edhe çka është më e rëndësishme, të ndajmë përgjegjësinë të gjithë s’bashku si subjekte kryesore politike në vend”, deklaroi deputeti Aziri, përcjell in7.

Vazhdo leximin

Aktuale