in7 - 2019

Sport

Një nga befasitë më të mëdha të këtij viti në futboll vjen nga Afrika (VIDEO)

Publikuar

on

Një nga befasitë më të mëdha të këtij viti në futboll vjen nga kualifikimet për Kupën e Botës në kontinentin e Afrikës.

Kombëtarja e Nigerisë, ka tronditur tifozët e saj, pas një barazimi 4:4 kundër Sierra Leone.

Pas 30 minutash lojë, Nigeria krijoi epërsi prej 4:0, por në fund të ndeshjes u desh të pajtohej me një barazim, 4:4.

Nigeria në këtë ndeshje hyri si një favorit i madh, dhe këtë e vërtetoi në 30 minutat e parë, kur shënoi katër herë përmes Alex Iwobi (4’ dhe 27’), Victor Osimhen (21’) dhe Samuel Chukwueze (29’).

Pas minutës së 41’, filloi spektakli i Sierra Leone, që shënoi golin e parë përmes Kwame Quee.

Në minutën e 72’, Al-Hadji Kamara ngushtoi në 4:2 rezultatin, ndërsa në minutën e 80’, Mustapha Bundu, shënoi për 4:3.

“Çmenduria” ndodhi në minutën e 86’, kur Al-Hadji Kamara barazoi në 4:4 rezultatin, për t’i dhënë vulën kësaj ndeshje si një nga më interesantet e këtij viti.

Vazhdo leximin

Sport

FIFA i nominoi më të mirët – Lista e plotë

Publikuar

on

nga

FIFA i nominoi më të mirët

Asociacioni Botëror i Futbollit i ka prezantuar kandidatët që garojnë për më të mirët në vitin 2020.

Në garë për lojtarin më të mirë janë: Tiago Alkantara (Baern/Liverpul), Kristiano Ronaldo (Juventus), Kevin de Brujn (Mançester siti), Robert Levandovski (Bajern), Sadio Mane (Liverpul)), Kilian Mbape (PSZH), Lionel Mesi (Barcelona), Nejmar (PSZH), Sergio Ramos (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpul), Virxhil van Dajk (Liverpul).

Të nominuar për portierin më të mirë: Alison (Liverpul), Tibo Kurtoa (Real Madrid), Kejlor Navas (PSZH), Manuel Nojer (Bajern), Jan Oblak (Atletiko), Mark-Andre ter Shtegen (Barcelona).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 17 dhjetor. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ngjarja do të mbahet përmes internetit në format virtual. 

Vazhdo leximin

Sport

Pele i prekur për humbjen e Maradonës – Ja çka thotë

Publikuar

on

nga

Pele për Maradonën: Një ditë bashkë do të gjuajmë topin në qiell

Një nga legjendat më të mëdha të futbollit, ish reprezentuesi brazilian Edson Arantes de Nasimento, i njohur më shumë si Pele, shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e Diego Maradonës.

“Definitivisht do ta gjuajmë topin në qiell bashkë një ditë”, tha Pele në deklaratën e shkurtër të dhënë nga përfaqësuesi i tij për mediat britanike.

Një nga futbollistët më të mirë të botës i të gjitha kohërave, argjentinasi Diego Armando Maradona ndërroi jetë sot në moshën 60 vjeçare si rezultat i një sulmi në zemër, konfirmoi avokati i tij.

Maradona luftonte me probleme shëndetësore kohën e fundit, ndërsa para disa javëve i ishte nënshtruar operacionit hematoma subdermale në tru.

Vazhdo leximin

Sport

Presidenti i Napolit po i shqyrton opsionet që stadiumi të quhet Maradona

Publikuar

on

nga

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, sot tha se stadiumi i këtij klubi mund ta mbajë emrin e futbollistit legjendar argjentinas, Diego Armando Maradona.

“Unë do të doja ta shfaq fytyrën e Maradonës në stadium gjatë ndeshjes së nesërme me Rijekën. Ekziston një ide për ta quajtur stadiumin San Paolo-Maradona, kjo është diçka për të cilën do të mendojmë”, deklaroi De Laurentis.

Ish lojtari i kombëtares argjentinase dhe i Napolit, Diego Maradona vdiq sot në moshën 60 vjeçare nga një sulm në zemër.

Ai luajti për Napolin nga viti 1984 deri në vitin 1991 dhe u bë legjendë e klubit. Me klubin nga Napoli fitoi dy tituj kampioni, Kupën e Italisë, Kupën UEFA dhe Super Kupën e Italisë.

Vazhdo leximin

Aktuale