Connect with us

Lajme

E tmerrshme në Shkup / Në gjendje të dehur, babai dhunon seksualisht të bijën

Published

on

PP: Një shkupjan dyshohet për incest

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, lëshoi ​​urdhër për të kryer hetime kundër 62-vjeçarit nga Shkupi, i dyshuar për konsumimin e alkoolit më 9 nëntor në shtëpinë e tij, pas çka ai e sulmoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.

“Pala e dëmtuar rezistoi dhe e shtyu atë, por nuk arriti të largohej nga i dyshuari”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që i dyshuari të ndikojë në dëshmitarin/palën e dëmtuar dhe mundësinë që ai ta përsërisë veprën, prokurori publik i parashtroi propozim gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit.

Personi dyshohet se ka kryer vepër penale – Incest sipas nenit 194 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Continue Reading

Lajme

Do të publikohet thirrje publike për mbështetjen financiare të studiove për fotografi dhe qendrave të fitnesit, paraqitja deri më 1 qershor

Published

on

By

Do të publikohet thirrje publike për mbështetjen financiare të studiove për fotografi dhe qendrave të fitnesit, paraqitja deri më 1 qershor

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Qeveria sot në seancë e obligoi Sekretariatin e përgjithshëm ta publikojë thirrjen publike për mbështetje financiare për studiot e regjistruara të fotografive dhe qendrat e fitnesit në kuadër të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe për daljen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga KOVID-19.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për studio të regjistruara të fotografive dhe qendra fitnesi të cilat u mbyllën me vendimin e Qeverisë për ndalesën e plotë për vizitorët dhe mysafirët.

Lartësia e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30 për qind rë të ardhurave mesatare mujore ndërsa shtesë, çdo subjekt i regjistruar aktiv do të marrë mbështetje financiare në shumë prej 15.200 denarë për një të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës deri më 31 dhjetor 2020.

Afati për parashtrimin e paraqitjeve për këtë thirrje publike është 1 qershor 2021.

Continue Reading

Lajme

Deri më 1 qershor janë vazhduar masat aktive për kufizim të lëvizjes

Published

on

By

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Masat aktive për kufizim të lëvizjes vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor të vitit 2021.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se në mbledhjen e sotme, me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria solli konkludim që masat aktive për kufizim të lëvizjes, në vend se deri më 18 maj, të vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor 2021.

Kufizimi I lëvizjes fillon nga mesnata prej orës 00 deri në orën 04 të mëngjesit.

Continue Reading

Kosovë

Detaje nga vrasja në Pejë, dyshohet se mësimdhënësi vrau babain e nxënëses së tij

Published

on

By

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se dorasi është identifikuar i cili ndodhet ende në arrati.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima. Viktima është rreth moshës 51-vjeç”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.

Mësohet se i dyshuari është mësimdhënës në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa viktima pretendohet të jetë prindi i nxënëses së tij.

KALLXO.com raporton se dorasi ishte dënuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “sulm seksual”.

“Po sipas informacioneve që kemi dorasi ka qenë i dënuar për sulm seksual, por në këtë fazë nuk mund të prononcohemi më shumë”, ka deklaruar për këtë media Fadil Gashi.

Continue Reading

Aktuale