Connect with us

Argëtim

Nga kompania e babait deri tek ‘reality show’ si Kardashianët/ Ku do punojë tani Ivanka Trump

Published

on

Prej 4 vitesh, Ivanka Trump ka punuar si këshilltare e babait të saj, presidentit NË LARGIM, Donald Trump.

Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull vajzës së parë, duke theksuar se tashmë ajo duhet të gjejë një punë të re.  

Para punës së saj aktuale, Ivanka mbikëqyri zhvillimin dhe blerjet e kompanisë së pasurive të patundshme të babait të saj, “Trump Organisation” dhe kishte një linjë mode.

Ajo gjithashtu u shfaq si gjykatëse në bordin e drejtorëve në reality show të Trumpin, “Apprentice”.

Por roli i saj në Shtëpinë e Bardhë dhe fakti që praktikisht e gjithë historia e saj profesionale lidhet me babanë e saj, ngre pyetjen: Çfarë do të bëjë ajo tani? Edhe pse Ivanka ndoshta mund të kthehet në organizatën e babait, mund të ndjekë një karrierë tjetër.

Zyra e Prokurorit të Rrethit Manhattan po heton kthimet e taksave të Trumpit në një “hetim kompleks financiar” dhe kjo mund ta detyrojë Ivankën që të mos kthehet në atë kompani.

Megjithatë, ka zëra që pretendojnë se Ivanka Trumpin e presin disa mundësi biznesi.

Revista OK shkruan se familja Trump mori “shumë oferta për shou televiziv” para se të mbaronin zgjedhjet presidenciale amerikane, veçanërisht kërkohej Ivanka.

GSH

Continue Reading

Argëtim

A do të zhgënjehet Ola? / Murati rrëfen ndjenjat për Sindin

Published

on

By

Murati ka treguar se ndjenjat e tij për Sindin janë shuar plotësisht pas takimeve që ka zhvilluar me Olën.

Ai është përgjigjur se ka shumë respekt për Sindin, ndaj historia me të mbetet në të kaluarën.

“Në fakt, akoma nuk kam atë ndjenjë për Sindin se kam kaluar shumë mirë me Olën. Për Sindin kam respekt, por ndjenja jo”, tha Murati.

Kujtojmë se Sindi u shpreh se u zhgënjye nga Murati, i cili u afrua shumë shpejt me Olën dhe nuk realizoi më asnjë takim me të. Ndërsa një prej personave të publikut që i thotë se shkon më shumë me Sindin, Murati iu përgjigj: “Kur isha me Sindin, thonin që shkoj më shumë me Olën. Tani që jam me Olën, thonë që shkoj me Sindin.”

Continue Reading

Argëtim

Habit DJ i njohur shqiptare / Komenton këngën e Ana Lleshit, por …

Published

on

Dy ditë më parë, Ana Lleshi, publikoi këngën e saj të parë, e cila mban titullin “Deal”.

Duke qenë se shumë ish-konkurrentë të “Për’puthen” kanë publikuar projektet e tyre muzikore pas daljes nga emisioni, vëmendja për këngën e saj ishte e madhe!

Por duket se publiku është zhgënjyer shumë nga kjo këngë dhe ka marrë shumë komente negative në kanalin e “Yuotube”. Por jo vetëm kaq, kjo ka bërë që emra të njohur të muzikës të reagojnë.

Dj Vicky ka ironizuar Anën, duke u shprehur gjatë një interviste se producenti i saj i ka pohuar se ka talent për muzikë.

“Në vend të gjykojmë , do ishte më mirë të fillojmë të kemi më shumë besim në vete! Bravo!” – shkruan Dj Vicky.

Siç duket artistëve që merren realisht me muzikë nuk ju “del inati” me faktin që figura pa asnjë lidhje me artin bëhen pjesë e industrisë dhe e shesin veten si të talentuar.

Continue Reading

Argëtim

Olës nuk i ka kaluar inati me Muratin, i kërkon sqarim “ballë për ballë”

Published

on

Ola duket se nuk ka larguar ende inatet me Muratin, i cili nuk i ka treguar për ortakërinë me një vajzë.

Në takimin e tyre të fundit, Ola i theksoi se nuk e ka sqaruar asnjëherë ballë për ballë për këtë temë, ndërsa Murati tha se do ta cojë në sallon që ta prezantojë.

Ola: Nuk më ke sqaruar ballë për ballë.

Murat: Ti i ke fajet, nuk më pyete.

Ola: Të kam pyetur me kë je tjetër. Është ortak, është gjysma tjetër që do jesh gjithë kohës në kontakt dhe unë nuk dija asgjë.

Murat: Ti e ke parë dhe i ke thënë produksionit, pse nuk më the mua?

Ola: Se kisha inat. Ti nuk më the që ke hapur sallon.

Murat: Po nuk kam bërë festë.

Ola: Nuk vij për festë unë, vij për ty.

Continue Reading

Aktuale