in7 - 2019

Kulturë

Ndërron jetë legjenda e humorit shqiptar / Lamtumirë Koço Devole!

Publikuar

on

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole.

I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.Djali i tij pak dite me pare ne nje lidhje direkte me e misionin e Top Channel, Ftese ne 5, tregoi se gjendja e te atit ishte renduar megjithatese rezultoi negativ nga covid. ‘Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht.

Koco Devole ne spitalin Infektiv, se bashku me mjekun Pellumb Pipero qe e asistoi ne kurimin ndaj Covid 19

Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi’.Fatkeqesisht pas disa diteve ne intubim Koco Devole nderroi jete.

Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997,Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.
Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite

Çanta e zeze 1986
Gjuetia e fundit 1992
Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]
Çanta me nje milion 1993
Oreksi i madh 1994 [2]
Nje dite i cmendur 1995
Revolja e heroit 1996
Pushime në Romë 1996
Mos shko o trim 1997
Tre shoke pa sherbyesen 2001 [3]
Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]
Milioneri 2005
Na ishte njehere Shqipëria 2009
Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Aktualisht qe nga viti 2009, punon ne tv.Top-Channel në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Wikifiks” “Koço në parlamentin europian”” Koço Kiçi ne eoronews” ” Koço Kiçi Show” duke perfunduar me rubriken “Monitorime” aq e pelqyeshme per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar “O Sa Mire”. Së fundmi, pas kurimit me sukses ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Koco Devole ju rikthye ekranit te Top Channel me rubrikat e tij ne emisionin Fiks Fare. Kjo eshte rubrika e fundit monitorime qe ai realizoi para se te shtrohej ne spital i semure nga Covid19.

Koco Devole do t’i mungoje shume skenes dhe ekranit, por nderkohe ka lene pas nje numer tu madh rolesh te paharueshme me humorin e tij inteligjent. Lamtumire Koco!

Vazhdo leximin

Kulturë

Himni i Flamurit Kombëtar nga At Gjergj Fishta

Publikuar

on

nga

Në këtë ditë feste, të kujtojmë vargjet e shkrimtarit, poetit, patriotit e veprimtarit të shquar shqiptar, At Gjergj Fishta.

Hymni i Flamurit Kombetar

Porsi fleta e ejllit te Zotit
Po rreh flamuri i Shqypnis
E thrret t’bijt e Kastriotit
Me u mbledhe tok ne cete t’ushtris

Bini toske, ju. bini gege!
si dy rrufe qe shkojn tue djege!
A ngadhnjyesa a t’gjith deshmore!
Trima, mbrende! me dore! me dore!

Per mbas flamurit te vet shqiptari
kur rrok armet per t’drejta t’veta
Atje lufta ndezet zhari,
atje armiku vehet m’t’lehta
Bini toske… etj

Mbi njate flamur Perendia
Me dore t’vet Ai e ka shkrue
Per shqyptar do t’jet Shqypnia
Kush ua preke, ai kjofte mallkue
Bini toske… etj

Shka? Athue at toke t’bekueme
qi vete Zoti na e ka dhanun
sot me e shkele kamba e poshtnueme
e nji t’hueji na kem me ia lanun?
Bini toske… etj

Ah, JO, kurr. njiqind here para
Kem me u shkri me gra me fmi
Kem me mbete kortare nder ara
se me e shkele lame t’huej n’Shqypni
Bini toske… etj

M’kambe Sokola te Shqypnis
Flamuri yne qe ne ajer po shtiellet
Si pol veshje ‘Perendise
Kah na ban hije prej qiellet
Bini toske… etj

Ma mire dekë me u shue nen hije
T’flamurit tone n’fushe t’mejdanit
se me rrnue nji jete robnije
per nen sukuj t’hueje t’ballkanit
Bini toske… etj

Armet e besen na i njeh bota
trima n’za kem pasun t’Paret
Luften ne na e msoi Kastriota
Kë, thue, frike do t’ken shqyptaret?
Bini toske… etj

Urra! djem eh u dhashte e mbara
Sot a kurr me dekë per Atdhe
Flamuri yne qe u nis perpara
ndimo Zot per Atdhe e Fe
Bini toske… etj

Vazhdo leximin

Kulturë

Kjo s’ju ka shkuar në mendje – Dy fjalët më unike shqipe, që ne i kemi harruar, por përdoren nga arbëreshët

Publikuar

on

nga

Kantautori i mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka ndarë diçka interesante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Dy fjalë të pastra shqipe e që sot nuk përdoren as në Shqipëri e as në Kosovë e Maqedoni, ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Bëhet fjalë për fjalët “teze” dhe “hallë”, që nuk janë shqipe, por të huazuara nga turqishtja, ndërsa duke mos ditur fjalë tjetër shqipe për ti zëvendësuar, Prelvukaj kishte hasur fjalët origjinale në të folmen e arbëreshëve, përcjell in7. Në literaturën e arbëreshëve të Italisë këto dy fjalë përmenden si “motëramë” dhe “motëratë”. Fjalë unike dhe shumë domethënëse e që ndoshta do të duhej ti vëmë në përdorim në përditshmërinë tonë.

Ja çka shkruan Genc Prelvukaj:

Fjalët “teze” dhe “hallë” janë huazime nga turqishtja. Kisha menduar se ne shqip kishin humbur si fjalë derisa pashë diçka shumë unike tek literatura arbëreshe në Itali.

“Motëramë” dhe “Motëratë” mësa duket janë fjalët e gjuhës tonë para se të zëvendësoheshin nga fjalët e mbicekura turke.

Derisa për fjalet “Axha, Mixha dhe Daje” ende nuk kam gjetur ndonjë në shqip, pasiqë edhe keto jane ne turqisht “amca dhe dayi”

A kemi ndonjë gjuhëtar këndej të na e thotë më qartë ?

Vazhdo leximin

Kulturë

Përkujtimi i ndritshëm për Zonjën e Parë të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi

Publikuar

on

nga

Dita finale e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, kur shënohet edhe përvjetori i themelimit të Institutit, iu kushtua Zonjës së Parët të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi, e cila sivjet i mbushë 50-vjet nga kalimi në amshim.

Në nderim të këtyre datave të rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm, gjatë aktivitetit të sotëm morën pjesë ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Bërns dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, në fjalën e tij tha se pikërisht në ditën kur 112 vjet më parë i mbylli punimet Kongresi i Manastirit, përkujtojmë njërën nga figurat kryesore të kohës, iluministen shqiptare Parashqevi Qiriazi, të cilën e kemi quajtur Zonja e Parët të Alfabetit. Përkunëdër vështirësive që patëm me pandeminë, megjithatë manifestimi kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, i dha një shije të veçantë gjithë këtyre ditëve, duke përkujtuar figura të shquara iluministe, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në emancipimin tonë, nënvizoi Asani.

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, duke uruar për manifestimin, tha se gjuha është mjet komunikimi, por gjuha amtare është amanet – ajo është fjala e parë që e dëgjojmë në ardhje në këtë botë, dhe e fundit derisa ikim nga kjo botë. “Në gjuhën shqipe, për mua është shumë e ëmbël dhe melodike fjala “Faleminderit”, tha Stefoska.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Bërns, theksoi rëndësinë e respeketit të ndërsjellë të kulturave të ndryshme që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ajo uroi shqiptarët për Ditën e Alfabetit dhe Institutin për patronazhin, duke inkurajuar vazhdimin e kultivimit të vlerave të përbashkëta, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Femi Cakolli, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, u ndal në rëndësinë e misionarëve protestantë në përhapjen e dritës së diturisë diturisë, ku spikaste figura e Parshqevisë.

David Hosaflok, drejtor i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, foli lidhur me rolin e madh që patën misionaret protestante në përhapjen e shkrim-leximit në mesin e popullatës.

Njëra nga autoret e librit me dokumente “Ditari i Parashqevi Qiriazi”, Nora Maliqi-Zylali, theksoi rëndësinë e zbardhjes së këtyre dokumenteve, që flasin për një segment shumë të rëndësishëm të jetës së Parashqevisë, si njëra nga pjesëmarrëset e Konferencës së Parisit në vitin 1919.

Në fund u shfaq filmi dokumentar kushtuar Parshqevi Qiriazit, me kontributin e Jasmina Shopovës, Merita Maksutit e Jasna Sushës, film i cili do të paraqitet edhe në UNESCO. 

Vazhdo leximin

Aktuale