Connect with us

Kosovë

Zbulohet/Kjo është dita kur Hashim Thaçi do të paraqitet në Hagë

Published

on

Ish-presidenti i Kosovës që dha dorëheqje nga kjo pozitë pas aktakuzës së konfirmuar nga Gjykata Speciale do të dalë para kësaj të fundit të hënën në ora 15:00 për herë të parë.

Në njoftimin për paraqitjen përpara gjykatësve thuhet se Thaçi do të informohet për të drejtat e tij, shkruan Syri.net Kosova.

“Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Njoftimi i plotë:

Më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohet këtu.

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.

Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për media është shumë i kufizuar dhe nevojitet regjistrim paraprak.

Për regjistrim paraprak, ju lutemi dërgoni një email në public@scp-ks.org(link sends e-mail) deri të shtunën, 7 nëntor, ora 20:00.

Në email duhet të shënohen emri dhe mbiemri, data e lindjes, shtetësia dhe numri i pasaportës/letërnjoftimit, dhe përkatësia (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile) dhe detaje të tjera relevante. Gazetarët duhet të shënojnë edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit.

Do t’ju informojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të COVID-19.

Më shumë informacion për vizitat në DHSK, duke përfshirë edhe informacionin për masat në lidhje me COVID-19 mund të gjendet këtu.

SYRI.net

Continue Reading

Kosovë

Selimi: Deklaratat e Haradinajt për bashkim me Shqipëri nuk janë kërcënim, janë opsione reale

Published

on

By

Ministri në detyrë i Drejtësisë, njëherit kandidat për deputet nga radhët e Aleancs për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, në ‘Edicioni i Analizës’ në Klan Kosova, deklaroi se Aleanca është e përgatitur për zgjedhje si çdo parti politike.

Selimi u shpreh se AAK-ja e ka kryer mobilizimin në degë dhe nëndegë dhe se ka një ofertë për qytetarin, i cili po e pret mirë.

“Kemi ofertën për Ramushin president dhe planin qeverisës. Ofertën për Ramushin president është bërë nga detyrimi i rrethanave, si dialogu me Serbinë, ushtria e Kosova të futet në NATO, zhvillimi ekonomik, lufta me pandeminë dhe integrimet evropiane”, theksoi Selimi.

Ai foli edhe për deklaratën e Haradinajt, duke thënë se nuk është kërcënim.

“Nuk është kërcënim deklarata e Haradinajt, por është një opsion real i sovranit, siç e kemi bërë Trepçën, ushtrinë e Kosovës, pavarësimin energjetik. Kur i kemi marrë këto vendime të medha, mund ta bëjmë edhe këtë, nëse nuk realizohen ato plane”, tha ai.

Continue Reading

Kosovë

Gjithçka që ndodhi në mbledhjen maratonike të KQZ-së (VIDEO)

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mbajti mbledhje maratonike shtatëorëshe në të cilën temë e nxehtë diskutimi ishte certifikimi i listave të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shkak i krejt muhabeteve të ashpra ishte rekomandimi i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike që përkrahte certifikimin e të gjithë kandidatëve përfshirë këtu edhe ata që janë dënuar në tre vjetët e fundit.

Kjo u përkrah nga Vetëvendosja, AAK-ja dhe NISMA, por u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, si dhe kryesuesja Valdete Daka.

Në fund të mbledhjes së gjatë, Nisma, që ka në listë persona të dënuar, nuk u certifikua as si parti e as si listë.

Njësoj ndodhi edhe me listën e Vetëvendosjes që i prin Albin Kurti me një dënim të shqiptuar në tri vjetët e fundit. Fat të njëjtë pati edhe AAK-ja.

Nga partitë e mëdha dritë të gjelbër morën listat e PDK-së e LDK-së.

Në Vetëvendosje konsiderojnë se gjithë kjo u bë për ta ndaluar Kurtin dhe të tjerët të jenë në garë zgjedhore. Ndërsa padrejtësi e konsiderojnë edhe në Nisma e AAK që paralajmërojnë veprime të mëtejme ligjore.

Subjektet e pacertifikuara kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e pastaj edhe në Gjykatë Supreme.

Sipas planit operativ të KQZ-së, gjithë procesi i certifikimit duhet të përfundojë më 31 janar.

Continue Reading

Kosovë

Baton Haxhiu: Dëshira ime është që VV t’i marrë 80 ulëse në Kuvend

Published

on

By

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se dëshira e tij është që Lëvizja Vetëvendosje t’i fitojë 80 deputetë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Dëshira jem është që VV me i marrë 80 krejt me ja dhënë dhe është rruga më e mirë. Është koha e fundit që VV të mos viktimizohet se neve nuk po na lënë të punojmë për shtetin, momenti më i mirë që Kosovën mos ta lëmë në ‘status quo’”, tha Haxhiu në RtV Dukagjini.

Ai ka thënë LDK nuk bie nën 20 për qind të votave, PDK nuk bie në 22 për qind, kurse VV do t’i marrë 38% të votave./ Reporteri

Continue Reading

Aktuale