in7 - 2019

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Çair

Publikuar

on

Pak para mesnatës në lagjen Çair të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Për momentin policia ka bllokuar qarkullimin rrugor. Incidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur “Çairçanja”, respektivisht pranë marketit “Auto Lider”. Alsat do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në lidhje me rastin.

Vazhdo leximin

Lajme

Pa pritur e pa shkuar zyrë më zyrë, tani në Gostivar dokumentet i merrni direkt “si në bankomat” – Taravari: Jemi të parët në Maqedoni (VIDEO)

Publikuar

on

nga

Prej sot në Komunën e Gostivarit është vënë në përdorim kiosku elektronik që në realitet është një aparat elektronik në formë të bankomatit, prej ku qytetarët mund të bëjnë kërkesa, të kryejnë pagesa dhe të marrin vërtetime e dokumente të ndryshme komunale, pa patur nevojë të presin radhë apo të enden nga zyra në zyrë. E-Kioskun mund ta përdorë çdo qytetar i Gostivarit, të cilit i duhet të marrë ndonjë dokument nga administarta lokale. Përdorimi është shumnë i thjeshtë, në tre gjuhë, ngjashëm me mënyrën e përdorimit të bankomateve për nxjerrjen e parave, përcjell in7. Siç ka njoftuar në rrjetet sociale, i pari i Gostivarit, komuna që ai drejton është e para në vend që ka vënë në përdorim një sistem të tillë elektronik për kryerjen e shërbimeve për qytetarët.
 
Edhe një premtim zgjedhor po realizohet. Gostivari, komuna e parë në RMV me e-Kiosk. Kiosku elektronik e njohur si e-Kiosk do tju shërbejë qytetarëve për pagesa, kërkesa për dokumentacione dhe shumë shërbime të tjera, dhe është shumë e nevojshme në këtë kohë pandemie për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve”, ka shkruar Taravari./in7.tv
 

Vazhdo leximin

Lajme

VMRO-DPMNE-ja në protestë me automobila

Publikuar

on

nga

VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte mban protestë me automobila, për, siç kumtoi partia, “mbrojtjen e linjave kombëtare të kuqe të cilat janë mbrojtja e fundit e identitetit të Maqedonisë”.

Protesta që e paralajmëroi partia si “mbarëpopullor dhe mbipartiak” zhvillohet nën moton “Protestë tani, që të mos bëhet shumë vonë”.

Kolona e automobilave u nis prej para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” dhe u drejtua për në Qeveri, ku duhet të përfundojë protesta.

Në thirrjen për protestë nga partia opozitare u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë në, siç thonë, “politikën e tregut dhe anacional të Zoran Zaev dhe qeverisë të cilët janë të gatshëm të shesin interesat kombëtare të Maqedonisë”.

“Qëllimi është të shprehim me dinjitet dhe paqe revoltën civile për qëllimin e qeverisë së Zaevit për të tregtuar me gjuhën, popullin, identitetin dhe historinë e Maqedonisë”, kumtuan nga VMRO-DPMNE-ja. 

Vazhdo leximin

Lajme

Kush janë dy nënkryetarët e Kuvendit – Opozita nuk propozoi kandidat

Publikuar

on

nga

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, këtë pasdite në vazhdimin e seancës së 22-të, i zgjodhi deputetët Fadil Zendelin nga Lëvizja Besa dhje Goran Misovski nga PRSD-ja për nënkryetarë të Kuvendit.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk propozoi nënkryetar të Kuvendit, ndërsa nuk kishte asnjë propozim nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Deputeti Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, në seancë tha se këta janë dy deputetë me përvojë të pasur politike, të cilët mund ta kryejnë plotësisht këtë funksion të rëndësishëm.

Paraprakisht, në vazhdim të seancës së 21-të, pa debat në leximin e parë u miratuan 15 ligje.

Në korniza të seancës së 20-të, paraprakisht, Dobrilla Kacarska me 61 vota “për” u zgjodh për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.

Në korniza të seancës së 22-të, para përcaktimit të rendit të ditës, deputetët me 61 vota “për”, pa asnjë abstenim apo kundër, vendosën të shqyrtojnë sipas procedurës së shkurtër Propozimin për plotësime në Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut, që duhet t’u mundësoj deputetëve që janë në izolim për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 ose për shkak të kontaktit me një person me test pozitiv të jenë në gjendje të marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca ose onlajn, të parashjtruar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai tha se të gjithë ata që kanë vërejtje në Propozimin për plotësim në Rregulloren e Kuvendit, t’i paraqesin ato dhe njoftoi se si propozues do t’i shqyrtojë të gjitha vërejtjet dhe propozimet. Sipas Xhaferit, Propozimi, i cili është sipas procedurës së shkurtër, pas votimit për nevojën e miratimit, duhet të kalojë në Komision, e pastaj të kthehet për t’u votuar në seancë plenare.

Në seancat e sotme të Kuvendit, nuk morën pjesë deputetë nga VMRO-DPMNE-ja.

Vazhdo leximin

Aktuale