Connect with us

Lajme

78 vjeçari mposht të rinjtë në CS-GO, shpallet kampion (VIDEO)

Published

on

I moshuari 78-vjeçar mposht shumë të rinj, shpallet kampion me ekipin e tij në CS-GO.

“Unë jam 78 dhe do t’ju mposhtë në Counter-Strike!”

78-vjeçari së fundmi u bë kampion në CS-GO, i cili fitoi turneun e Ligës së të Rinjve CS-GO në DreamHack me skuadrën e tij, Silver Snipers. Anëtari më i ri ishte 64 vjeç, transmeton Telegrafi.

Abbe “DieHardBirdie” Drakborg tha se fitimi i DreamHack ishte momenti i tij i preferuar në karrierën e tij sepse kjo i lejoi ekipit të tij të shfaqte aftësitë e tyre para një turme.

“Ishte fantastike”, tha ai.

‘Silver Snipers’ ishin parë ekipi i lartë CSGO në botë, duke frymëzuar lojtarë të tjerë më të vjetër për të marr pjesë në lojë. Në moshën 78-vjeç, DieHardBirdie është lojtari më i vjetër në CS-GO në botë dhe më i vjetër për të fituar kampionatin e tij të parë në lojë.

“Ju kurrë nuk mund të jeni shumë i vjetër për të luajtur lojëra video”, i tha ai PC Gamer. “Mosha është thjesht një numër”.

DieHardBirdie filloi të luante CS-GO kur u largua nga puna e tij dhe tani luan të paktën katër orë në ditë. Ai shpjegoi se dashuria e tij për CSGO buron nga nevoja e lojës për përqendrim.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Grubi dhe Osmani nuk përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së

Published

on

By

Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 tha se qëndrimi i tij në lidhje me kuadrot e partisë së tij të përfaqësuara në Qeveri dihen dhe se kjo nuk është më e mira e BDI-së.

Sipas tij, ky përfaqësim i BDI-së në Qeveri nuk është mënyra më e mirë për të përfaqësuar partinë në ekzekutiv dhe se kjo vërtetohet me veprimet e deritanishme.

“Kjo vërtetohet qoftë në menaxhimin e projekteve aty për aty, qoftë në investimet kapitale, qoftë në projektet politike. Pra, pothuajse janë të pazëshëm brenda ekzekutivit”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se partia e tij përbëhet nga më shumë vendbanime, ndërsa ai mund të flasë më shumë për Shkupin, ose për degën e BDI-së në Çair.

“Mendoj se Grubi dhe Osmani nuk janë ata të cilët mund të përfaqësojnë në mënyrë kredibilte elektoratin e BDI-së në Shkup”, tha Mexhiti duke përmendur se ka pakënaqësi brenda strukturave partiake në lidhje mosdebatin brenda partisë./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Nëse nuk ka ndyshime në BDI, do të kemi problem në zgjedhjet lokale në tetor, thotë Mexhiti

Published

on

By

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin 10 Minuta në TV21, foli edhe për situatën brenda BDI-së. Mexhiti thekson se duhet të merren më shumë përgjegjësi për të pasur sukses. Mes tjerash, shtoi se nëse në BDI nuk ndryshon diçka, do të kenë probleme në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Mund edhe të shkoj, por përgjegjësinë e kanë ato të cilët po i udhëheqin këto procese dhe jo ne që jemi jashtë këtyre proceseve ose përgjegjësia është më e vogël e jona se sa e atyre të cilët po e udhëheqin këtë proces, i cili proces duhet të jetë inkluziv dhe gjithpërfshirës nëse dëshirojmë të ketë sukses”, u shpreh Mexhiti./TV21

Continue Reading

Bota

Ushtria izraelite plagos 5 libanezë në protestat në kufirin libanezo-izraelit

Published

on

By

Pesë protestues libanezë janë plagosur pasi ushtria izraelite përdori gaz lotsjellës ndaj tyre në protestën e mbajtur në kufirin libanezo-izraelit.

Agjencia libaneze e lajmeve raportoi se protestuesit “u ngjitën në murin e betonit që ndan Libanin dhe Palestinën e pushtuar në qytetin jugor (libanez) Adaisseh”.

Sipas agjencisë, protestuesit përdorën gurë ndaj një tanku izraelit dhe nga ana tjetër forcat izraelite përdorën bombola gazi lotsjellës, duke lënë të plagosur pesë persona.

Agjencia raportoi se protestuesit po ashtu “asgjësuan kamerat e përgjimit të instaluara në kullën e hekurt mbi mur”.

Në kufirin libanezo-izraelit çdo ditë organizohen protesta në mbështetje të Palestinës kundër agresionit izraelit.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 213, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra. Të paktën 1.400 persona po ashtu janë plagosur.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë si pasojë e raketave të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit./AA/

Continue Reading

Aktuale