Connect with us

Teknologji

“PlayUK” hap dyert për depërtim në botën e videolojërave

Published

on

“Pauzojeni lojën dhe bashkohuni me ne!”, është motoja e edicionit të sivjetmë të “PlayUK” që do të nisë më 28 tetor. Dy ditë para se të nisë, organizatorët kanë bërë të ditur se do të sjellin sesione digjitale për të gjithë të interesuarit në industrinë e videolojërave, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u rritur në rajon. Diskutime me profesionistë të kësaj fushe dhe mundësi për të krijuar videolojëra janë vetëm disa prej pikave që do të shpalosen deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Një nga pikat kryesore do të jetë edhe diskutimi me realizuesit e videolojërave me nam, “I Am Dead”.

“PlayUK” është platforma e “British Council” që mbështet kreativitetin në artin digjital, duke ofruar qasje në shkathtësi dhe njohuri të reja dhe duke krijuar dhe forcuar ndërveprimin midis artit dhe teknologjisë. Përmes saj krijohen lidhje ndërmjet profesionistëve në disiplinat digjitale dhe arte nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“’PlayUK’ eksploron temat si kodimi, hardueri, lojërat dhe performanca, teoria e lojërave, realiteti virtual, inteligjenca artificiale, realiteti i shtuar, animimi, mediat impresive, informatika kreative, dizajni narrativ dhe praktika të tjera digjitale në art, duke formuar një lidhje unike midis sektorëve kreativë dhe të teknologjisë”, është përshkrimi për këtë platformë dhënë në ueb-faqen zyrtare e cila ka tre vjet që mbahet edhe në Kosovë.

Ani pse programi i plotë nuk është bërë publik, është paralajmëruar se çdo dy javë do të ketë biseda me ekspertë të ndryshëm. “British Council” ka bashkëpunuar me Marie Foulston. “Ajo ka dizajnuar një program tërheqës dhe frymëzues për profesionistët e fushës dhe për entuziastët digjitalë”, është shkruar në komunikatën për media. Foulston është producente kreative dhe fituese e çmimeve për ekspozita, videolojëra, instalime dhe projekte digjitale inovative. Më 2019 është cilësuar si një nga 100 femrat më me ndikim në industrinë e lojërave në Mbretërinë e Bashkuar.

Bisedat që ndryshe janë titulluar si sallone do të jenë gjithsej 12 sosh. Do të nisin me kreatorët e lojës së re magjepsëse enigmatike dhe aventuriere “I Am Dead” nga krijuesit e “Hohokum” dhe “Wilmot’s Warehouse”. Loja e lansuar në shtator të këtij viti është një aventurë tërheqëse me “puzzle” ku eksplorohet jetesa pas vdekjes. Disenjatorët e videolojërave, Ricky Haggett, Catherine Johnson dhe Richard Hogg, do të shpjegojnë krijimin e ishullit misterioz të Shelmerston dhe banorëve të tij, duke reflektuar në të njëjtën kohë edhe për sfidat e krijimit dhe lansimit të një videoloje në një vit të tillë si 2020-a./Koha

Continue Reading

Teknologji

Kriptomonedha Ether, rekord pas rekordi

Published

on

By

Ether, kriptomonedha digjitale e lidhur me blockchainin Ethereum, arriti një rekord të ri ditën e Marte në 3,456 dollarë. Vetëm gjatë këtij viti kriptomonedha është rritur me 350%, raporton PCW. Interesi në kriptomonedha është rritur ndjeshëm në muajt e fundit ndërsa bitcoin vazhdimisht po arrinte rekord të reja. Një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe rritja e interesi institucional dhe kompanive madhor si Tesla që po blejnë kriptomonedha.

Bitcoin është përshkruar si arriti digjital ose si një asete që ruan vlerën sidomos në tensione gjeopolitike dhe financiare por edhe si armë kundër inflacionit.

Po Ethereum është ndryshe. Sillet më shumë si një platformë mbi të cilën zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione. Ethereum është emri i platformës blockchain ndërsa ether është monedha digjitale e cila fuqizon platformën.

Të ashtuquajturat “kontrata inteligjente” janë një prej tipareve kryesore të Ethereum. Këto janë kontrata të cilat ekzekutohen automatikisht përmes kodit.

Ka pasur një rritje interesi për Ethereum dhe përdorimin e tij në financat e decentralizuara, ose DeFi. Janë shërbime financiare bazuar në blockchain, siç është kredidhënia, e cila në teori shmang bankat. Muajin e kaluar Banka Evropiane e Investimi hodhi në qarkullim bondin e parë digjital bazuar në Ethereum.

Continue Reading

Teknologji

Pas 27 vjetësh martesë, Bill Gates ndahet nga bashkëshortja

Published

on

By

Bill dhe Melinda Gates kanë vendosur të divorcohen pas 27 viteve martesë. Ata shprehen se nuk mund të qëndrojnë më çift së bashku.

Nuk dihet saktësisht se cili ka qenë shkaku kryesor i kësaj ndarje të bujshme. Në reagimin e tyre, Gates përmendin fondacionin e ndërtuar së bashku, ndërsa theksojnë se do të vijojnë të kontribuojnë për të pavarësisht divorcit.

“Pas një mendimi madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”.

Continue Reading

Teknologji

Teslla ka bitcoin në vlerë prej 2,5 miliardë dollarë

Published

on

Teslla për momentin ka bitkoina në vlerë rreth 2,5 miliardë dollarë, sipas dokumenteve të dorëzuara deri te Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë dhe Treg të Kapitalit.

Kjo do të thotë se prodhuesi i makinave elektrike në letra ka realizuar përfitim të dukshëm vetëm disa muaj pasi ka investuar në valutën kripto më të madhe në botë.

Kompania në dokumentet ka theksuar se investimi saj në një valutë të paqëndrueshme digjitale është me vlerë 2,48 miliardë dollarë në fund të marsit, transmeton Si-En-Bi-Si.

Teslla në fillim të vitit kumtoi se ka blerë bitkoina në vlerë prej 1,5 miliardë dollarë dhe se planifikon ta pranojë atë valutë krupto si mjet për pagesë për furnizim të makinave të veta.

Sipas raportit financiar për tremujorin e parë nga viti 2021. Teslla nga shitja e bitkoinave ka fituar 101 milionë dollar neto, që kontribuoi për kërcim të fitimit neto të kompanisë në nivel rekord.

Continue Reading

Aktuale