in7 - 2019

Maqedonia e Veriut

Kjo është gjendja me COVID 19 në qytetin e Shkupit

Publikuar

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 247 raste të reja me Covid-19, ndërsa 116 prej tyre evidentuar në Shkup.

Për momentin numri i rasteve aktive në Shkup është 3490, raporton SHENJA.

Gjendja më kritike është në Aerodrom ku janë 675 raste aktive.

Ja si është shpërndarja e rasteve në bazë të komunave:

Çair – 171

Gazi Babë – 437

Aerodrom – 675

Karposh – 528

Qendër – 508

Кisella Vodë – 413

Gjorçe Petrov –287

Butel – 157

Shuto Orizarë – 28

Studeniçan – 9

Saraj – 23

Haraçinë – 10

Ilinden – 60

Sopishtë – 31

Çuçer Sandevë – 15

Petrovec – 21

Zelenikovë – 9

Të huaj – 22

Pa vendbanim të caktuar – 86

Vazhdo leximin

Lajme

Përçarje në BDl? – Ja çka thotë Bujar Osmani

Publikuar

on

nga

Osmani: Nuk ka përçarje në BDl
Në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk ka përçarje, por debat të gjallë i cili gjithmonë përfundon në nivel të partisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe anëtar i BDl-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

“Në BDl nuk ka kurrfarë përçarje, nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme. Ata që e ndjekin mënyrën e funksionimit të BDl-së e dinë se në BDl ka debat të gjallë, gjithmonë ka pasur qëndrime të ndryshme, shumë aktive, shumë të zëshme. Dhe kjo është e bukura e funksionimit të BDl-së diçka që kryetari gjithmonë e ka nxitur dhe e ka inkurajuar që brenda të ketë debat, të ketë pikëpamje të ndryshme. Por përparësia e BDl-së është që gjithmonë këto debate përfundojnë në nivel të partisë dhe mendoj se kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve pas zërave se a ekzistojnë devijime në parti pas paralajmërimeve për parashtrim të interpelancave për të dhe për zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi.

Vazhdo leximin

Lajme

Publikohet raporti i ditës – 1078 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni, lexoni detajet

Publikuar

on

nga

Gjithsej 1.288 raste me Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, 39 persona të vdekur, 1.078 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.349 teste për Kovid-19, me çka janë regjistruar 1.288 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë shëruar 1.078 pacientë.

Prej 39 të vdekurve, gjashtëmbëdhjetë janë nga Shkupi (79, 80, 54, 70, 68, 54, 68, 82, 84,68, 76, 75, 71, 60, 73, 56 vjeç), dy nga Kumanova (70 dhe 62 vjet), një pacient nga Dibra (87 vjet), një nga Shtipi (71 vjet), tre nga Prilepi (86, 76, 68 vjeç), katër pacientë nga Tetova (53, 72, 67, 66 vjeç), dy nga Struga (68 dhe 69 vjeç), dy nga Velesi (67 dhe 78 vjeç), dy nga Ohri (68 dhe 73 vjeç), një pacient nga Strumica (72 vjeç), një nga Demir Hisari (65 vjeç), një nga Berova (79 vjeç), dy nga Kërçova (60 vjeç dhe 41 vjeç) dhe një pacient nga Negotina (40 vjeç).

Prej 1.288 të sapoinfektuarve nga Shkupi janë 570, Kumanova-57, Dibra-8, Shtipi-44, Prilepi-78, Tetova-56, Struga-28, Velesi-32, Manastiri-53, Ohri-30, Kavadari-30, Gostivari-85, Gjevgjelia-21, Strumica-34, Kriva Pallanka-5, Radovishi-13, Krusheva-1, Koçani-28, Probishtipi-10, Demir Hisari-7, Makedonski Brodi -3, Berova-3, Valandova-2, Vinica-11, Dellçeva-9 , Kratova-3, Sveti Nikolla-12, Kërçova-22, Resnja-11, Negotina-22.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1.078 pacientë të shëruar nga: Shkupi-407, Kumanova-33, Shtipi-32, Prilepi-36, Tetova-36, Strugë-63, Veles-30, Manastir-144, Ohër-52, Kavadar-27 , Gostivar-19, Gjevgjeli-10, Strumicë-19, Kriva Pallankë-7, Radovish-5, Krushevë-4, Koçan-11, Probishtip-5, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-2, Berovë-3, Valandovë- 2, Vinicë-6, Dellçevë-7, Kratovë-3, Sveti Nikollë-12, Kërçovë-72, Resnjë-14, Negotinë-14.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 57.451 numri i pacientëve të shëruar është 34.970, i të vdekurve është 1.600, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.881. Prej dje është evidentuar një test kontrollues, ndërsa sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin shpërndarja është si në vijim:

• Shkup 25.228, aktivë 10.130
• Kumanovë 3541, aktivë 939
• Dibër 438, aktivë 87
• Shtip 2.510, aktivë 526
• Prilep 2.766, aktivë 1021
• Tetovë 3.638, aktivë 965
• Strugë 1.334, aktivë 406
• Veles 1.812, aktivë 711
• Manastir 1.813, aktivë 808
• Ohër 1.460, aktiv 597
• Kavadar 1.109, aktivë 432
• Gostivar 2296, aktivë 862
• Gjevgjeli 693, aktivë 229 (50 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 126 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
• Strumicë 1.598, aktivë 580
• Kriva Pallankë 402, aktivë 120
• Radovish 407, aktivë 125
• Krushevë 116, aktivë 70
• Koçan 1.187, aktivë 307
• Probishtip 336, aktiv 74
• Demir Hisar 185, aktivë 83
• Makedonski Brod 151, aktivë 34
• Pehçevë 95, 25 aktivë
• Berovë 339, aktivë 92
• Valandovë 196, aktivë 71
• Vinicë 359, aktivë 174
• Dellçevë 415, aktivë 184 (114 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 148, aktivë 63
• Sveti Nikollë 770, aktivë 212
• Kërçovë 1.178, aktivë 492
• Resnjë 424, aktivë 173
• Negotinë 507, aktivë 289 (56 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Testet e bëra, 3.349 janë bërë përmes: ISHP-1.068, QSHP Shkup-60, Avicena-345, Biotek-272, ASHAM-263, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -211, Sistina me metodën PCR -259, laboratori Laor-40, mjekësia ligjore-0, QSHP Manastir- 72, Klinika e Sëmundjeve Infektive-2, KGJO-7, Sinlab-87, Remedika-32, Laboratori në spitalin Kozle-17, ISHP(testi i shpejtë) -594, KU Pulmonologji me Alergologji -0, laboratorë nga jashtë-0. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 320.011 teste Kovid-19.

Raste aktive nëpër komunat e Shkupit sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen nëpër komuna në Shkup)

• Çair- 639
• Gazi Babë – 1.490
• Aerodrom -1.474
• Karposh – 1.186
• Qendra – 1.173
• Kisella Vodë – 1.245
• Gjorçe Petrov – 874
• Butel – 584
• Shuto Orizarë – 206
• Studeniçan – 52
• Saraj – 160
• Haraçinë -31
• Ilinden – 251
• Sopishtë – 66
• Çuçer Sandevë – 99
• Petrovec –128
• Zelenikovë -83
• Të huaj – 175
• Të papërcaktuar- 214

Vazhdo leximin

Lajme

Në vijim janë nëntë inspektime të jashtëzakonshme për pacientë më të rinj, të cilët kanë vdekur nga Kovid-19

Publikuar

on

nga

Shkup, 25 nëntor 2020 (MIA) – Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ( ISHSSH) po kryen nëntë inspektime të jashtëzakonshme për pacientë në moshën më të re, të cilët fatkeqësisht e humbën betejën me Kovid-19, informoi drejtoresha e inspektoratit, Irinka Sotirova Buhova.

Drejtoresha në konferencën e sotme për shtyp theksoi që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ISHSSH filloi dhe përfundoi 21 inspektime të jashtëzakonshme. Për të njëjtit, ata kanë iniciuar fillimin e mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme profesionale, të cilat nuk kryhen nga ISHSSH, të bëhen nga Ministria e Shëndetësisë ose Oda Mjekësore.

E pyetur nëse kanë ndonjë ankesë nga qytetarët në lidhje me mjekimin e papërshtatshëm nga mjekët, Buhova tha se nuk kanë marrë ndonjë ankesë në ditët e fundit.

“Në ditët ose javët e fundit nuk kemi marrë ndonjë ankesë nga qytetarët në lidhje me mjekimin e papërshtatshëm nga ana e mjekëve. Ne po i bëjmë inspektimet e jashtëzakonshme sipas informatave të arritura, me iniciativën e ISHSSH-së, me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Buhova.

Ajo informoi se mbikëqyrja në spitalin klinik në Manastir lidhur me ngjarjet aktuale është akoma në vazhdim.

“Atë që mund t’ju them për sa i përket kapaciteteve që nga fillimi i mbikëqyrjes në mëngjes, për të njëjtin spital është se në qendrën për kovid-19 dhe të gjitha infeksionet e tjera të frymëmarrjes, spitali i Manastirit disponon me 33 shtretër, nga të cilët 68 ishin të mbushur në mëngjes. Ekziston një furnizim qendror me oksigjen për 50 shtretër, për të tjerët ka dy të mëdha dhe për secilën ka nga një bombole më të vogël”, shtoi Buhova.

Vazhdo leximin

Aktuale