in7 - 2019

Bota

Vdiq njeriu i parë i Samsungit

Publikuar

on

lI Kun Hi, njeriu i parë i gjigantit koreanojugor, kompanisë Samsung, vdiq në moshën 78 vjeçare në Seul.

Li është meritor për transformimin e biznesit të vogël të themeluar nga babai i tij në Samsungun e sotëm, gjigant ekonomik global i cili punon në fusha si prodhimtaria e elektronikës, përmes sigurimit deri te transporti.

Li ishte jugokoreani më i pasur me pasuri të vlerësuar prej rreth 21 miliard dollarë, sipas revistës Forbs. Arsyeja e saktë për vdekjen e tij nuk është cituar.

Vazhdo leximin

Bota

Ekspert i OBSH-së: Dua të shkoj tek tregu i Wuhanit t’i hetoj rastet e para të të infektuarve

Publikuar

on

nga

Një ekspert i OBSH-së dëshiron që sërish t’i hetojë rastet e para të Kovid në Vuhan

Eksperti për veterinari në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Piter Ben Embarek deklaroi sot se do të shkonte në tregun e ushqimit në qytetin kinez Vuhan, që t’i hetojë sërish rastet e para të Kovid-19 që u shfaqën atje.

Embarek në një konferencë shtypi tha se do të dëshironte t’i rishikonte rastet e para të Kovid-19 dhe të gjente bashkëbisedues përmes të cilëve mund të merrte “informacione të rëndësishëm” rreth koronavirusit

“Asgjë nuk tregon se virusi është krijuar nga njeriu. Duhet t’i rikonstruktojmë ngjarjet para dhjetorit të vitit 2019″, sepse ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, tha Embarek.

Hetimi duhet të përcaktojë se çfarë “hyri dhe doli nga tregu në atë periudhë”, si dhe nga ku mbërritën mallrat në tregun në Vuhan.

Vazhdo leximin

Bota

Ditë zie treditëshe në Argjentinë pas vdekjes së Maradonës

Publikuar

on

nga

Buenos Aires, 25 nëntor 2020 (MIA) – Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, shpalli ditë zie treditëshe për shkak të vdekjes së futbollistit legjendar Diego Armando Maradona.

Maradona vdiq sot në shtëpinë e tij në periferinë e Buenos Aires nga sulmi në zemër.

Me një minutë heshtje do të jepet respekt për shkak të vdekjes së futbollistit argjentinas Diego Maradona sot në ndeshjet nga Liga e kampionëve, kumtoi UEFA. Në Ligën e kampionëve sot ka tetë ndeshje.

Njëri nga legjendat më të mëdha të futbollit, ish lojtari i kombëtare braziliane Edson Arantes do Nasimento, i njohur si Pele, shprehu keqardhje për vdekjen e Diego Maradonës.

Maradona vdiq sot në moshën 60-të vjeçare. Ka luftuar me probleme shëndetësore kohëve të fundit, ndërsa para disa javëve ishte nënshtruar në një operacion për hematoma subdermale të trurit.

Vazhdo leximin

Bota

Në SHBA, më shumë se 2.000 të vdekur nga koronavirusi për një ditë

Publikuar

on

nga

Nju-Jork, 25 nëntor 2020 (MIA) – Numri i vdekjeve nga koronavirusi në nivel ditor në SHBA ka tejkaluar 2.000 për herë të parë që nga maji, ndërsa spitalet në të gjithë vendin janë tashmë të mbushura.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur 2.157 njerëz dhe janë infektuar 170.000, ndërsa ekspertët sugjerojnë se numri mund të rritet pasi që miliona amerikanë udhëtojnë për festën e nesërme Dita e Falënderimeve, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi.

Numri i të hospitalizuarve në tërë Amerikën ka tejkaluar 87.000 në 24 orët e fundit, ndërsa 30 nga 50 shtetet raportuan se në nëntor kanë numër rekord të pacientëve në spital.

“Që nga fillimi i pandemisë globale, SHBA-ja ka pasur gati 260.000 vdekje dhe 12,6 milionë infeksione, më së shumti në botë, ndërsa pas udhëtimit me rastin e Ditës së Falënderimeve, me siguri askush nuk do të mund të na arrijë”, tha dr. Tatiana Provel nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Xhons Hopkins”.

Vazhdo leximin

Aktuale