in7 - 2019

Teknologji

VIDEO – Apple prezanton iPhone 12: Me rrjet 5G, mburojë qeramike dhe xhamin më të fortë…

Publikuar

on

Apple prezantoi katër iPhone të rinj të pajisur me teknologjinë për të përdorur rrjetet me të shpejta 5G.

Kryesori ishte i shumëprituri iPhone 12, që vjen në pesë ngjyra, të zezë, të bardhë, të kuqe, jeshile dhe blu. Ka dy kamera dhe përmban skaje të lëmuara, të rrafshëta, dhe është më i hollë, më i vogël e më i lehtë se iPhone 11 ndersa ka dyfishin e pikselsave.

Ai gjithashtu ka një ekran të përmirësuar Super retina XDR me një material të ri, më të ashpër që Apple po e quan “Mburoja Qeramike”.Kompania thotë se kjo e bën xhamin e saj më të qëndrueshëm, dhe vetë telefonin, me një performancë katër herë më të mirë gjatë rënies. Dizajni më i vogël dhe skajet dukshëm të sheshta kujtojnë modelet e mëparshme të iPhone si iPhone 4.

Bashkë me të u prezantuan dhe iPhone 12 pro, iPhone 12 mini e iPhone proMax. Çmimet variojne nga gati 700 për minin deri në 1100 dollarë për ProMax. Përfshirja e wireless-it të gjeneratës tjetër është, sigurisht, tipari kryesor këtu. Apple është kompania e parë që ofron 5G në një celular. Shefi ekzekutiv Tim Cook e quajti këtë moment fillimin e një epoke të re për iPhone-in.

Vazhdo leximin

Teknologji

Jeep sjell makinën më të shpejtë dhe më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë

Publikuar

on

nga

Jeep ka prodhuar një model të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që kompania amerikane ka ndërtuar ndonjëherë. Modeli Ruibicon 392 është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda.

Gjithashtu, modeli ka një motor me 470 kuaj fuqi, dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6,4 litra. Sipas Fiat Chrysler, që prodhon këto makina, kjo u bë me kërkesë të konsumatorëve, të cilëve gjithsesi u jepet mundësia ta ulin fuqinë kur nuk është e nevojshme duke përdorur vetëm 4 pistona.

Për t’i bërë vend motorit, përmasat e makinës janë ndryshuar. Njëkohësisht, makina është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.

Makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit.

Vazhdo leximin

Bota

Bitcoini arrin vlerën më të lartë në tre vjetët e fundit

Publikuar

on

nga

Bitcoini, kryptovaluta më e njohur në botë, ka kaluar shifrën e 18 mijë dollarëve, duke arritur vlerën më të lartë në tre vjetët e fundit.

Valuta digjitale kishte përjetuar lëvizje të shumta që kur u lansua më 2009, me investitorët që gjatë goditjes së pandemisë janë përmbajtur nga investimet në tregjet e aksioneve.

Gjithsesi, të mërkurën, Bitcoini arriti në mbi 18 mijë dollarë, duke arritur shifrën më të lartë që nga dhjetori i 2017-s.

Disa analistë thonë se paralajmërimet se po vjen fundi i pandemisë së COVID-19 u ka shtuar investitorëve guximin që të rikthejnë vëmendjen kah Bitcoini dhe kryptovalutat tjera.

Megjithatë, ka ende shqetësime për këtë treg.

Vazhdo leximin

Teknologji

BMW sfidon Tesla-n, prezanton “bishën” e re elektrike

Publikuar

on

nga

Gjigandi gjerman i makinave BMW ka zbuluar SUV-in e ri iX tërësisht elektrik, që konkurron Tesla-n dhe rivalët e tjerë. Sipas kompanisë, ky model është më i përparuar teknikisht dhe ka kapacitetin e një automjeti autonom. SUV plug-in u prezantua së bashku me një skuter elektrik që janë pjesë e programit ‘NextGen 2020’ të BMW për automjetet që pritet të dalin në treg duke filluar nga 2021.

I përbërë nga dy motorë elektrikë që zhvillojnë 500 kuaj fuqi, iX i ri mund të arrijë deri në 100 km/orë në orë nën pesë sekonda dhe me shpejtësi maksimale deri në 250 km/orë – ashtu si makinat me benzinë ​​dhe naftë BMW. Karikimi deri në 80 për qind zgjat për 40 minuta në një karikues të shpejtë 200kw DC.

IX mundësohet nga një palë motorë elektrikë që zhvillojnë 500 kuaj fuqi

iX shënon një hap ndryshimi në drejtimin e ardhshëm të kompanisë drejt lëvizjes inteligjente dhe teknologjisë së vetë-drejtimit duke sjellë së bashku zhvillimin më të fundit të gjigantit të makinave në dizajn, drejtimin e automatizuar, lidhjen, elektrizimin dhe qëndrueshmërinë. Prodhimi nis në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa shitjet nga fundi i nëntorit 2021. Megjithëse nuk janë njoftuar çmime, automjeti pritet të kushtojë 85.000 £. /abcnews.al

Vazhdo leximin

Aktuale