in7 - 2019

Kulturë

Si sot, 103 vite më parë, u hodhën në qarkullim kartëmonedhat e para shqiptare

Publikuar

on

Si sot, 103 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, Gjysmë dhe Një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.

Kjo seri ndryshon nga dy të parat për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Tani kartëmonedha nuk mban më legjendën “Shqipërië Vetqeveritare”, por “Republika Shqiptare”.

Përveç mbishkrimit, simbolet dhe dekoracionet janë po ato të dy emetimeve të para, por të nënshkruara tashmë nga Vasil Kondi, mbajtësi i radhës i kryesisë së Këshillës Qeveritare dhe Drejtori i Zyrës së Financës, Nikollaq Zoi. Legjenda dhe vlera e këtyre kartëmonedhave janë shkruar në të dyja gjuhët, shqip dhe frëngjisht. Në faqen e pasme të tyre, lart në të djathtë, kanë vulën e rrumbullakët me shqiponjë në mes, rreth së cilës shkruhet “Direksia e Financës Korçë”.

Pamja e të gjitha emisioneve të kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës u gdhend nga një ushtar francez, i quajtur Davier, të cilit në shenjë mirënjohjeje për realizimin e klishesë së kartëmonedhave, iu dhurua një orë e artë.

Vazhdo leximin

Kulturë

Kjo s’ju ka shkuar në mendje – Dy fjalët më unike shqipe, që ne i kemi harruar, por përdoren nga arbëreshët

Publikuar

on

nga

Kantautori i mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka ndarë diçka interesante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Dy fjalë të pastra shqipe e që sot nuk përdoren as në Shqipëri e as në Kosovë e Maqedoni, ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Bëhet fjalë për fjalët “teze” dhe “hallë”, që nuk janë shqipe, por të huazuara nga turqishtja, ndërsa duke mos ditur fjalë tjetër shqipe për ti zëvendësuar, Prelvukaj kishte hasur fjalët origjinale në të folmen e arbëreshëve, përcjell in7. Në literaturën e arbëreshëve të Italisë këto dy fjalë përmenden si “motëramë” dhe “motëratë”. Fjalë unike dhe shumë domethënëse e që ndoshta do të duhej ti vëmë në përdorim në përditshmërinë tonë.

Ja çka shkruan Genc Prelvukaj:

Fjalët “teze” dhe “hallë” janë huazime nga turqishtja. Kisha menduar se ne shqip kishin humbur si fjalë derisa pashë diçka shumë unike tek literatura arbëreshe në Itali.

“Motëramë” dhe “Motëratë” mësa duket janë fjalët e gjuhës tonë para se të zëvendësoheshin nga fjalët e mbicekura turke.

Derisa për fjalet “Axha, Mixha dhe Daje” ende nuk kam gjetur ndonjë në shqip, pasiqë edhe keto jane ne turqisht “amca dhe dayi”

A kemi ndonjë gjuhëtar këndej të na e thotë më qartë ?

Vazhdo leximin

Kulturë

Përkujtimi i ndritshëm për Zonjën e Parë të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi

Publikuar

on

nga

Dita finale e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, kur shënohet edhe përvjetori i themelimit të Institutit, iu kushtua Zonjës së Parët të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi, e cila sivjet i mbushë 50-vjet nga kalimi në amshim.

Në nderim të këtyre datave të rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm, gjatë aktivitetit të sotëm morën pjesë ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Bërns dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, në fjalën e tij tha se pikërisht në ditën kur 112 vjet më parë i mbylli punimet Kongresi i Manastirit, përkujtojmë njërën nga figurat kryesore të kohës, iluministen shqiptare Parashqevi Qiriazi, të cilën e kemi quajtur Zonja e Parët të Alfabetit. Përkunëdër vështirësive që patëm me pandeminë, megjithatë manifestimi kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, i dha një shije të veçantë gjithë këtyre ditëve, duke përkujtuar figura të shquara iluministe, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në emancipimin tonë, nënvizoi Asani.

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, duke uruar për manifestimin, tha se gjuha është mjet komunikimi, por gjuha amtare është amanet – ajo është fjala e parë që e dëgjojmë në ardhje në këtë botë, dhe e fundit derisa ikim nga kjo botë. “Në gjuhën shqipe, për mua është shumë e ëmbël dhe melodike fjala “Faleminderit”, tha Stefoska.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Bërns, theksoi rëndësinë e respeketit të ndërsjellë të kulturave të ndryshme që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ajo uroi shqiptarët për Ditën e Alfabetit dhe Institutin për patronazhin, duke inkurajuar vazhdimin e kultivimit të vlerave të përbashkëta, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Femi Cakolli, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, u ndal në rëndësinë e misionarëve protestantë në përhapjen e dritës së diturisë diturisë, ku spikaste figura e Parshqevisë.

David Hosaflok, drejtor i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, foli lidhur me rolin e madh që patën misionaret protestante në përhapjen e shkrim-leximit në mesin e popullatës.

Njëra nga autoret e librit me dokumente “Ditari i Parashqevi Qiriazi”, Nora Maliqi-Zylali, theksoi rëndësinë e zbardhjes së këtyre dokumenteve, që flasin për një segment shumë të rëndësishëm të jetës së Parashqevisë, si njëra nga pjesëmarrëset e Konferencës së Parisit në vitin 1919.

Në fund u shfaq filmi dokumentar kushtuar Parshqevi Qiriazit, me kontributin e Jasmina Shopovës, Merita Maksutit e Jasna Sushës, film i cili do të paraqitet edhe në UNESCO. 

Vazhdo leximin

Kulturë

Shënohet 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Publikuar

on

nga

Shënohet 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Ditën e sotme, më 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilën ditë u njësua Kongresi i Manastirit dhe përbën një ditë përkujtimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në diasporën shqiptare.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.

Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.

Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.

Zgjidhja e kësaj çështjeje ndihmoi si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar, duke i dhënë një shtysë historike përhapjes së shkollave dhe mësimit të gjuhës shqipe.

Alfabeti i përbashkët u bë në fakt pararendës i pavarësisë, i shtetit të përbashkët, që u themelua 4 vite më vonë në Vlorë.

Vazhdo leximin

Aktuale