Connect with us

Lajme

Komunikacioni në Shkup – Ndryshime në disa pjesë rrugore gjatë ditës së sotme

Published

on

Sot në Shkup regjim i ndryshuar i komunikacionit

 

Për shkak të protestës së paralajmëruar për nesër prej orës 15:00 deri në përfundim të saj, në rajonin qendror të Qytetit të Shkupit, do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit, informojnë nga SPB Shkup.

“Të mbyllura për komunikacion prej orës 15:00 deri në përfundim të protestës, do të jenë rrugët në vijim: rr. “Kirili dhe Metodi”, bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, rr. “Dimitrie Çupovski”, rr. “11 Tetori”, rr. “Maqedonia” dhe rr. “Dame Gruev”, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet përgjatë bul. “Koço Racin”, bul. “Mitropolit Teodosij Golloganov”, bul. “Aradhat partizane”, rr. “Pavel Shatev”, rr. “Anton Popov” dhe rrugë të tjera përreth, informojnë nga MPB.

Nga SPB Shkup u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.

Protesta, siç informojnë nga SPB Shkup, është paralajmëruar dhe duhet të fillojë në orën 17:00 para ndërtesës së BE-së në bul. “Klimenti i Ohrit” dhe do të vazhdojë nëpër bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, rr. “Dimitrie Çupovski” deri para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Bota

Kamala Harris ngjall diskutime, kishte një mesazh të fshehtë në pallton e saj

Published

on

By

Me xhinse e atlete, që në fushatë elektorale Kamala Harris shkroi një faqe të re në historinë e veshjes së politikaneve amerikane.

Në ditën përpara inaugurimit të presidentit të ri Joe Biden, zëvendësja e tij kreu dhe një gjest të fundit simbolik në favor të lirisë së shprehjes.

Femra e parë zëvëndespresidente e SHBA-së, dhe për më tepër me ngjyrë, mori pjesë në ceremoninë e nderimit të 400 mijë viktimave amerikane të pandemisë së koronavirusit.

Në memorialin Lincoln në Washington, ku shoqërohej nga i shoqi, Douglas Emhoff dhe Joe e Jill Biden, ajo mbajti një fjalim emocionues mbi nevojën që kombi të nisë një proces kolektiv shërimi.

Me atë rast, ajo ishte veshur me një kostum të zi dhe një pallto ngjyrë bezhë, që u konsiderua si plot nënkuptime.

Në fillim të pandemisë, stilistja me origjinë haitjane Kerby Jean Raymond, e kishte kthyer zyrën e saj në New York në qendër ndihmash, duke mbledhur donacione për blerjen e maskave dhe dorezave, e kishte hequr mënjanë për këtë qëllim edhe 50 mijë dollarë. /tch/

Continue Reading

Lajme

Lëvizja “Boll më”: Një arkivol nga viktimat e EVN-së

Published

on

By

Aktivistë të Lëvizjes qytetare “Boll Më”, kanë dërguar sot para zyrave qendrore të kompanisë energjetike EVN, një arkivol që sipas organizatorëve, simbolizon viktimat e kësaj kompanie dhe faturave të larta me të cilat siç thanë ata, diskriminohen dhe vidhen qytetarët shqiptarë. Krenar Osmani nga kjo lëvizje akuzoi kompaninë EVN, se ka rënduar ekonominë shqiptare në vend dhe të njëjtit nuk i mbron askush.

Krenar Osmani, Lëvizja “Boll Më”

“Këta pra janë EVN-ja, kjo kompani famëkeqe, ogurzezë, janë vrasësit dhe varmisit e ekonomisë shqiptare në Iliridë. Ky është një përshkrim simbolik I gjendjes reale në të cilën gjendet ekonomia shqiptare këtu, gjendje në të cilën është arritur falë punës, nëse mund ta quajmë në thonjza dhe sjelljes arbitrare përballë shqiptarëve këtu në Iliridë, ekonomi kjo e plagosur, e vjedhur, e gjymtuar nga kompania e EVN-së, të cilët jetojnë në një luks të shfrenuar”

Lëvizja “Boll Më” e ka quajtur këtë kompani shtet mbi shtet, duke akuzuar se të njëjtit nuk respektojnë as vendimet e komisionit rregullator për energjetikë, as ligjet dhe as Kushtetutën e vendit. Kjo u ilustrua përmes një fature ku thanë se duke qartë se si EVN injoron tre vendimet e trupit rregullator dhe këmbëngul që qytetari të paguajë tarifën e vendosur nga kompania.

Krenar Osmani, Lëvizja “Boll Më”

“Këtu është një rast eklatant, i cili ka marrë të drejtë tre herë nga KRE, i cili gjoja e luan rolin e entit rregullator. Tre vendime të njëpasnjëshme brenda 13 muajsh ku i kërkon EVN-së që ta kyç këtë amvisëri në gjendje standarde. Të tre radhët EVN i refuzon dhe ja ku është fatura e 2011-tës, është me tarifë me fashë industriale. Kjo pra është EVN-ja, kjo është ajo bisha e cila është ndërtuar në laboratorët e qeveritarëve tanë dhe tani është fuqizuar më shumë se ata dhe nuk pyet as për kushtetutë, nuk pyet as për kod penal, nuk pyet për asgjë”

Në fund të protestës së sotme guerile, Lëvizja “Boll Më” bëri thirrje edhe një herë publikisht që EVN të respektojë ligjet në vend dhe të trajtojë qytetarët e vendit në mënyrë të barabartë, ndërsa nga Qeveria dhe Kuvendi përsëritën kërkesën që të formohet një trup i pavarur monitorues që do të ndjek dhe sanksionojë kompanitë energjetike dhe do ti mbron konsumatorët. Lëvizja “Boll Më”, disa muaj më parë ka filluar me protesta dhe reagime në forma të ndryshme kundër çmimit të energjisë elektrike në vend, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit për shtrenjtim të rrymës, uljen e TVSH-së për energji elektrike, faljen e borxheve për rastet sociale, si dhe kërkesa të tjera. Për të gjitha këto, kjo lëvizje është duke përgaditur edhe ndryshime ligjore të cilat do ti dërgojë në Kuvend për miratim nga deputetët.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Janë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhër-arrest për dënimin me burg deri në 12 vjet

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2021 (MIA) – Oficerët e policisë nga Sektori për punë të brendshme nga Manastiri dhe Departamenti për punë të brendshme nga Prilepi arrestuan dy persona të kërkuar me urdhër për vuajtje të dënimit me burg deri në 12 vjet. Janë arrestuar A.A. (30) dhe P.S. (36)

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi këtë pasdite se për A.A. është lëshuar urdhër për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 vjetëve, ndërsa P.S. për dënim me burg prej një viti e gjashtë muajsh.

Personat u dërguan në Institucionin ndëshkues-përmirësues Manastir për vuajtjen e dënimit me burg. mb/

2021-01-21 18:06:26, nga Melahat Baftija

Continue Reading

Aktuale