Connect with us

Maqedonia e Veriut

RMV, 3200 raste aktive me Covid-19, gjithsej 396 të hospitalizuar

Published

on

Në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve janë regjistruar 139 raste të reja me Covid-19 nga 1.627 testime të realizuara. Në raport thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 239 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me koronavirusin e ri e ka humbur një pacient nga Ohri.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.217, numri i të shëruarve është 8.487, i të vdekurve është 530, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.200.

Nga numri i tërësishëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.057, në Shtip – 342, në Gostivar – 304, në Kumanovë 264, në Tetovë 173, në Strugë 159, Kërçovë 128, Dibër 122…

Deri tani në vend janë realizuar gjithsej 119.102 testime të Covid-19.

Në Klinikën Infektive janë pranuar nëntë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 27, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 15 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe katër fëmijë pozitivë me virus, si dhe gjashtë pacientë të dyshuar në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 73 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 36, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 137 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Covid-19.

Javën e tretë me radhë vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të personave të saposëmurë dhe të vdekur, ndërsa shënohet rritje e dobët e numrit të personave të shëruar sipas të dhënave në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik gjatë periudhës nga data 3 deri më 9 gusht të këtij viti.

ISHP informon se në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 9.543 testime (1,8 për qind më pak nga periudha 27 korrik deri më 2 gusht) dhe janë regjistruar 816 raste pozitive të Covid-19, që paraqet zvogëlim për 10,5 për qind krahasuar me javën paraprake.

Në periudhën e raportimit sërish zvogëlim ka edhe në përqindjen e rasteve pozitive nga të testuarit, i cili arrin 8,6 për qind krahasuar me dy javët e fundit kur 9,4 për qind përkatësisht 10 për qind e të testuarve ishin pozitivë. Të saposëmurë janë regjistruar në 26 qytete, me ç’rast përqindje më të madhe të të saposëmurëve ka në Shkup (31,4 për qind), në Shtip (11,3 për qind) dhe në Gostivar (10,4 për qind). Në 16 qytete të vendit, për periudhën e njëjtë, numri i rasteve të sapokonfirmuara është nën 20.

Në lidhje me strukturën e pleqërisë te të saposëmurët edhe në këtë periudhë përqindje më e madhe janë personat mbi 60 vjet – 25,9 për qind, ndërsa numër më i madh i të sëmurëve regjistrohet edhe te personat e moshës midis 30 deri 39 vjet – 18,4 për qind. Në grupin e moshës prej 40 deri 49 vjet janë 17,9 për qind e të saposëmurëve, ndërsa në grupin prej 50 deri 59 vjet – 17,2 për qind. Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët e moshës deri në nëntë vjet – 1,6 për qind dhe prej 10 deri 19 vjet katër për qind.

Continue Reading

Lajme

Mutacioni britanik i virusit nuk e shmangu vendin tonë, ministri Filipçe qetëson se nuk ka vend për panik

Published

on

Në një kohë kur situata me Kovid-19 po stabilizohet në vend, është zbuluar lloji britanik i virusit, i cili ka një transmetim më të shpejtë për 70 për qind, por është me një formë më të lehtë.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë gjatë analizës së të dhënave të pacientëve pozitivë në kovid në janar, në laboratorin privat për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev” te një kampion është zbuluar mutacion i variantit britanik të virusit SarsKov2. Bëhet fjalë për një burrë 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar, gjegjësisht në bazën e të dhënave të Institutit për Shëndet Publik pacienti nga 22 janari i vitit 2021 udhëhiqet i shëruar.

Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 dhjetor të vitit 2020, për shkak të rritjes së temperaturës dhe frymëmarrjes së vështirësuar, ka bërë test të shpejtë. Testi është me rezultat pozitiv. Pas disa ditëve, gjegjësisht më 4 janar të vitit 2021 paraqitet për kontroll në spitalin privat “Zhan Mitrev” ku i është bërë testi PCR i cili është pozitiv, ndërsa pacientë menjëherë është shtruar në spitalin privat. Më 15 janar në spital i është bërë edhe një test i cili sërish është pozitiv. Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka raportuar kontakte, as nuk ka deklaruar se ka udhëtuar jashtë shtetit.

Laboratori në spitalin “Zhan Mitrev” me metodë të veçantë PCR është konfirmuar se pacienti dyshohet në ndonjë mutacion të virusit, ndërsa pastaj është bërë sekuencim të izolatit . Sipas informacionit që e përcollën në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet të cilat e definojnë variantin britanik janë konfirmuar te izolati i këtij pacienti. Te kampionet e tjera të cilat janë analizuar në laboratorin privat nuk është zbuluar varianti britanik i SarsKov2.

Lidhur me llojin e zbuluar britanik të virusit në vend, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky mutacion i virusit nuk mund të shmanget dhe me siguri do të ndodhë në të gjitha vendet e botës. Theksoi se kjo ishte e pritshme dhe praktikisht e pamundur të mos ndodhte, duke e pasur parasysh që në shumë vende në Evropë dhe në rajon ky tip i virusit është tashmë i pranishëm.

“Nuk ka vend për panik, ne mbetemi të kujdesshëm. Ne edhe tani kemi masa parandaluese që padyshim japin rezultat. Është e vërtetë që ky mutacion i virusit ka një transmetim 70 për qind më të shpejtë, sipas publikimeve në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ajo që dihet nga literatura është se lloji, forma e sëmundjes është më e lehtë se sa ishte më parë. Por duhet të respektohen masat parandaluese. Është e qartë se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës bëhet vërtet e rëndësishme, veçanërisht me këtë formë të mutacionit të virusit. Ne po e monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike. Tani për tani nuk do të rekomandojmë një lloj tjetër ose masa shtesë parandaluese, por jemi duke monitoruar se çfarë do të jetë situata”, deklaroi Filipçe.

Nëse situata përshkallëzohet, theksoi Ministri, sistemi shëndetësor është gati dhe i vendosur, ndërsa në çdo moment repartet e lira mund përsëri të bëhen kovid-qendra. Theksoi se pasi mutacioni është zbuluar në një vend, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm edhe në vende të tjera.

“Mutacioni jo gjithmonë duhet të importohet nga disa prej vendeve. Mutacioni shpesh ndodh në secilin prej vendeve, vetë virusi tenton të pëson mutacion sepse e kërkon rrugën e transmetimit dhe mund të përballet ndoshta në ndonjë mini mjedis dhe në një formë të imunitetit. Në atë kuptim, nuk është çudi që mutacioni të jetë nga një zonë e caktuar. Personi nuk është patjetër të kishte kontakte ose të udhëtonte që virusi të ndryshojë. Në fakt, mutacionet tashmë të konstatuara në vendin tonë, 20 lloje që janë zbuluar nuk janë importuar fare, por janë praktikisht mutacione që vijnë nga këtu dhe janë autentike”, shtoi Filipçe.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e kaluara, janë regjistruar 394 raste të reja me Kovid-19 nga 2236 teste të kryera, nëntë kanë vdekur dhe 387 pacientë janë shëruar. Në repartet infektive në vend mjekohen 584 pacientë me Kovid-19.

Continue Reading

Lajme

Niveli u korrupsionit në Maqedoni – Sot jepen të dhënat për vitin e kaluar

Published

on

TI do t’i prezantojë të dhënat nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2020

Transparensi Interneshënëll – Maqedoni sot do të mbajë konferencë për media në të cilën do t’i prezantojë të dhënat nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2020.

Konferencë për media do të zhvillohet përmes platformës ZOOM.

Indeksin e perceptimit të korrupsionit, organizata Transparensi Interneshënëll e zbaton në nivel vjetor në 180 vende të botës. Vitin e kaluar vendi kishte kthim mbrapa dhe ishte plasuar në vendin e 106-të.

Continue Reading

Lajme

Deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave

Published

on

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet mbledhje për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Mbledhje plenare për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve mbahet njëherë në muaj edhe atë të enjten e fundit të muajit.

Të parët për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve për kryeministrin dhe ministrat janë zakonisht deputetët e partive opozitare.

Continue Reading

Aktuale