Connect with us

Shkupi

Presidenti i FIA flet për gjendjen e Schumacher

Published

on

Tash e gjashtë vite e gjysmë, ikona e Formula 1, Michael Schumacher, është në gjendje koma, pas një aksidenti që pësoi gjatë skiimit.

Lidhur me situatën e ish pilotit të Ferrari ka folur presidenti i FIA, Jean Todt, që dikur drejtonte skuadrën e Ferrari.

“E kam parë Michael javën e kaluar”, ka thënë Todt, transmeton lajmi.net.

“Ai po lufton. Shpresoj që bota ta shoh sërish atë. Kjo është për çfarë ai dhe familja e tij po punojnë”, ka shtuar presidenti i FIA.

Dita e fundit kur Schumacher paraqitej në publik ishte 29 dhjetori i vitit 2013.

Continue Reading

Lajme

Si është gjendja në kovid-qendrat e Shkupit?

Published

on

Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 17 pacientë, janë duke u mjekuar gjithsej 280 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 280 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur shtashtë pranime të pacientëve. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive katër gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 19 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid po trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 24 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 17 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 16 pacientë.  Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 16 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 88 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 78 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 22 pacientë.

Gjithsej 280 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është i qëndrueshëm dhe sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 124 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Continue Reading

Lajme

Defekt në sistem – Këto lagje të Shkupit do të jenë pa ujë sot

Published

on

Për shkak të një defekti në tubin e ujësjellësit f 80mm. në rrugën “Ivan Haxhinikollov” 21/41, pa ujë sot do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Serdarot” dhe një pjesë e rrugës “Ivan Haxhinikollov”.

Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” informojnë se furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e defektit.

Pa ujë sot do të jenë konsumatorët nga rruga “AFZH” dhe “Radishanska”, informojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.

Ndërprerja e furnizimit me ujë, siç është theksuar në kumtesë, është për shkak të defektit në tubin lidhës të ujësjellësit F 3/4 “në rrugën” AFZH “14 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punës.

Continue Reading

Shkupi

Shkupi u eliminua në Ligën e Kampionëve në Futsall

Published

on

Kampioni në futsall Shkupi e përfundoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve (LK), pasi sot pasdite humbi në ndeshjen kundër ekipit ukrainas Prodeksim Herson me rezultat 4:1.

Shkupi ofroi rezistencë dinjitoze në sallën “Junist” në Zaporozhje, por ishte i pafuqishëm të na befasojë kundër favoritit ukrainas.

Nikoqirët e paralajmëruan plasmanin në 1/8 e finales me dy gola në pjesën e parë të lojës, përmes Zvaruh dhe Billocerkivec. Rezultati ndryshoi në 2:1 me autogolin e Klaudios, por Herson e ktheu epërsinë prej dy golave tashmë në sulmin e radhës me golin e dytë të Billocerkivec. Braziliani Klaudio e ngriti rezultatin në fund në 4:1, ndërsa vulën e triumfit në sekondat e fundit të ndeshjes e vendosi bashkëkombësi i tij Da Rosa.

Shkupi në xhiron e parë në Shkup e mundi kampionin irlandez Bllu Mexik Dablin me rezultat 2:0.

Continue Reading

Aktuale