Maqedonia e Veriut
Familjarët e Kreshnik Bekteshit bëjnë thirrje për përkrahje të Koalicionit Aleanca – Alternativa
Bashkëshorjta e xhaxhait (vëllait të babait) të Kreshnik Bekteshit, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, publikisht ka bërë thirrje që të përkrahet Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, koalicion, i cili sipas saj, do ta kthejë buzëqeshjen tek fëmijët dhe do të kthejë shpresën tek rinia, përcjell in7.
“Asnje femije te buzeqeshur,shkolla pa nxenes, rini pa shprese, arsim te shitur, shendetesi te shkateruar, shperngulje te detyruar, qeveri te korruptuar. Dora me pese gishta, eshte shpresa per ndryshime! RESPEKTONI VETEN, JU TE GJITHE QE DUANI NDYSHIME!”, ka shkruar Gjylasfije Bekteshi, nusja e xhaxhait të Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell in7.
Lajme
VMRO dorëzon padi për Talat Xhaferin dhe dy deputetët me skafander
VMRO-DPMNE sot në Prokurorinë Publike ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe dy deputetët e shumicës parlamentare për mosrespektim të protokolleve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.
Të dielën në seancën e 32 dhe 36 në Kuvend ishin prezent dy deputetë të cilët ishin të infektuar me koronavirus. Ata në seancë erdhën me skafanderë dhe u vendosën në kabina të posaçme.
Më parë edhe partia e Majta njëjtë ka ngritur padi për dy deputetët dhe kryetarin Xhaferi.
Lajme
Bastisen qelitë e Grupit të Kumanovës në Idrizovë
Në orët e hershme të mengjesit, policia sot ka bastisur qelitë e pjesëtareve të Grupit të Kumanovës.
Sipas policisë, gjatë bastisjes janë gjetur celularë dhe “gjësende tjera” të palejuara, transmeton gazeta Lajm. Ato janë dërguar për ekspertizë.
“Bastisja është kryer pa asnjë problem dhe pa asnjë incident”, kanë deklaruar nga policia për mediumet maqedonase.
Lajme
Orën policore e kanë shkelur 36 persona, 412 sanksione për mosmbajtje të maskës
Shkup, 20 prill – Tridhjetë e gjashtë persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, që është në fuqi nga ora 20 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 412 shkelje për masën e mbajtjes së maskës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për parandalim të përhapjes së Kovid-19.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl