Connect with us

Maqedonia e Veriut

Fshati Tearcë ballafaqohet me mungesë të ujit për pije

Published

on

Rreth dhjetë ditë, pjesa më e madhe e amvisërive nga fshati Tearcë, Tetovë, po ballafaqohen me mungesë të ujit për pije. Pjesërisht në fshat uji është i disponueshëm në orët e mbrëmjes, ndërsa problemet u paraqitën për shkak të vërshimeve më 23 qershor.

“Nuk kemi pasur ujë për pije, e jo më për punë në kopsht dhe fushë. Atë e lëshojnë në orët e mbrëmjes nga pak, por pa njoftim se kur dhe sa kohë do të ketë ujë. Nëse hasim kohën kur ka ujë, atëherë mund të mbushim shishe e tjera. Shkojmë në Sllatinë që të mbushim ujë për pije, lahemi me shishe, të cilat i ngrohim në diell. Kopshtet dhe fushat na mbetën pa ujë, gjithçka po thahet. Në kohë të koronairusit, ka edhe njerëz që janë në vetizolim, edhe ata kanë mbetur pa ujë”, alarmuan banorët e Tearcës.

Nga ndërmarrja publike “Higjena” sqarojnë se problemet me ujin për pije në Tearcë kanë disa aspekte.

“Tre vende duhet të furnizohen me ujë, por ka edhe shumë probleme. Uji vjen nga burimet Lanishtë dhe Shkëmbi i Kuq, si dhe nga lumi Bistricë. Problemi i parë është për shkak të vërshimeve më 23 qershor. I dyti është për shkak të asaj se kompania, e cila menaxhon me hidrocentralet, bën pastrimin e shtratit të lumit Bistrica dhe puset në periudhë prej ora 8:00 deri ora 18:00. Më njoftuan se do të punojnë deri 8 korrik. Në atë kohë prej ora 8:00 e deri ora 18:00 ndërpritet furnizimi i ujit nga lumi, që të mos lejohet të hyjë baltë në stacionin filtrues dhe rrjetin ujësjellës. Pas orës 18:00 uji nga lumi sërish lëshohet në rrjetin ujësjellës dhe stacioni filtrues dhe ujë do të ketë nga ora 19:00 deri ora 8:00 në mëngjes ditën e ardhshme”, deklaroi Mefail Miftari nga NP “Higjiena”.

Krahas kësaj, thotë se uji nga burimet nuk është i mjaftueshëm për fshatin, për shkak të shfrytëzimit masiv për ujitje të fushave dhe kopshteve me kultura kopshtare.

Në një gjendje të tillë janë edhe fshatrat tjerë që gravitojnë në Komunën e Tearcës.

Continue Reading

Lajme

Mutacioni britanik i virusit nuk e shmangu vendin tonë, ministri Filipçe qetëson se nuk ka vend për panik

Published

on

Në një kohë kur situata me Kovid-19 po stabilizohet në vend, është zbuluar lloji britanik i virusit, i cili ka një transmetim më të shpejtë për 70 për qind, por është me një formë më të lehtë.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë gjatë analizës së të dhënave të pacientëve pozitivë në kovid në janar, në laboratorin privat për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev” te një kampion është zbuluar mutacion i variantit britanik të virusit SarsKov2. Bëhet fjalë për një burrë 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar, gjegjësisht në bazën e të dhënave të Institutit për Shëndet Publik pacienti nga 22 janari i vitit 2021 udhëhiqet i shëruar.

Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 dhjetor të vitit 2020, për shkak të rritjes së temperaturës dhe frymëmarrjes së vështirësuar, ka bërë test të shpejtë. Testi është me rezultat pozitiv. Pas disa ditëve, gjegjësisht më 4 janar të vitit 2021 paraqitet për kontroll në spitalin privat “Zhan Mitrev” ku i është bërë testi PCR i cili është pozitiv, ndërsa pacientë menjëherë është shtruar në spitalin privat. Më 15 janar në spital i është bërë edhe një test i cili sërish është pozitiv. Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka raportuar kontakte, as nuk ka deklaruar se ka udhëtuar jashtë shtetit.

Laboratori në spitalin “Zhan Mitrev” me metodë të veçantë PCR është konfirmuar se pacienti dyshohet në ndonjë mutacion të virusit, ndërsa pastaj është bërë sekuencim të izolatit . Sipas informacionit që e përcollën në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet të cilat e definojnë variantin britanik janë konfirmuar te izolati i këtij pacienti. Te kampionet e tjera të cilat janë analizuar në laboratorin privat nuk është zbuluar varianti britanik i SarsKov2.

Lidhur me llojin e zbuluar britanik të virusit në vend, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky mutacion i virusit nuk mund të shmanget dhe me siguri do të ndodhë në të gjitha vendet e botës. Theksoi se kjo ishte e pritshme dhe praktikisht e pamundur të mos ndodhte, duke e pasur parasysh që në shumë vende në Evropë dhe në rajon ky tip i virusit është tashmë i pranishëm.

“Nuk ka vend për panik, ne mbetemi të kujdesshëm. Ne edhe tani kemi masa parandaluese që padyshim japin rezultat. Është e vërtetë që ky mutacion i virusit ka një transmetim 70 për qind më të shpejtë, sipas publikimeve në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ajo që dihet nga literatura është se lloji, forma e sëmundjes është më e lehtë se sa ishte më parë. Por duhet të respektohen masat parandaluese. Është e qartë se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës bëhet vërtet e rëndësishme, veçanërisht me këtë formë të mutacionit të virusit. Ne po e monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike. Tani për tani nuk do të rekomandojmë një lloj tjetër ose masa shtesë parandaluese, por jemi duke monitoruar se çfarë do të jetë situata”, deklaroi Filipçe.

Nëse situata përshkallëzohet, theksoi Ministri, sistemi shëndetësor është gati dhe i vendosur, ndërsa në çdo moment repartet e lira mund përsëri të bëhen kovid-qendra. Theksoi se pasi mutacioni është zbuluar në një vend, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm edhe në vende të tjera.

“Mutacioni jo gjithmonë duhet të importohet nga disa prej vendeve. Mutacioni shpesh ndodh në secilin prej vendeve, vetë virusi tenton të pëson mutacion sepse e kërkon rrugën e transmetimit dhe mund të përballet ndoshta në ndonjë mini mjedis dhe në një formë të imunitetit. Në atë kuptim, nuk është çudi që mutacioni të jetë nga një zonë e caktuar. Personi nuk është patjetër të kishte kontakte ose të udhëtonte që virusi të ndryshojë. Në fakt, mutacionet tashmë të konstatuara në vendin tonë, 20 lloje që janë zbuluar nuk janë importuar fare, por janë praktikisht mutacione që vijnë nga këtu dhe janë autentike”, shtoi Filipçe.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e kaluara, janë regjistruar 394 raste të reja me Kovid-19 nga 2236 teste të kryera, nëntë kanë vdekur dhe 387 pacientë janë shëruar. Në repartet infektive në vend mjekohen 584 pacientë me Kovid-19.

Continue Reading

Lajme

Niveli u korrupsionit në Maqedoni – Sot jepen të dhënat për vitin e kaluar

Published

on

TI do t’i prezantojë të dhënat nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2020

Transparensi Interneshënëll – Maqedoni sot do të mbajë konferencë për media në të cilën do t’i prezantojë të dhënat nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2020.

Konferencë për media do të zhvillohet përmes platformës ZOOM.

Indeksin e perceptimit të korrupsionit, organizata Transparensi Interneshënëll e zbaton në nivel vjetor në 180 vende të botës. Vitin e kaluar vendi kishte kthim mbrapa dhe ishte plasuar në vendin e 106-të.

Continue Reading

Lajme

Deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave

Published

on

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet mbledhje për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Mbledhje plenare për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve mbahet njëherë në muaj edhe atë të enjten e fundit të muajit.

Të parët për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve për kryeministrin dhe ministrat janë zakonisht deputetët e partive opozitare.

Continue Reading

Aktuale