Connect with us

Editorial

EDITORIAL / Dilema e Pendarovskit – Legjitimiteti i zgjedhjeve apo Gjorge Ivanov (II)

Published

on

Editorial

Mosarritja e një marrëveshjeje për datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mes partive politike në Maqedoninë e Veriut, ka sjellur në një situatë të palakmueshme vetë shtetin. Në mesnatën e kaluar përfundoi gjendja e jashtëzakonshme, me çka filluan të rrjedhin afatet për zgjedhje e që sipas interpretimeve të autoriteteve dhe dekretit me të cilin muaj më parë u shtynë ato të 12 Prillit, zgjedhjet duhet të mbahen më 5 Korrik. Kjo do të sjellë një sërë efektesh të padëshiruara, mbi të gjitha politike, por që vënë në rrezik ardhmërinë e vendit.
Sipas paralajmërimeve, partia më e madhe opozitare maqedonase pritet t’i bojkotojë zgjedhjet, nëse ato mbahen më 5 Korrik. Kjo, pak a shumë, ishte e pritshme dhe e parashikuar edhe nga LSDM’ja në pushtet. Me këtë, zgjedhjet do të ishin ligjore, por me dozë të madhe dyshimi mbi legjitimitetin e tyre. Por, në fund të fundit, qëllimi është pushteti dhe në këtë pikë, partisë që do e fitojë atë pushtet, nuk do t’i bëjë shumë përshtypje legjitimiteti. Rezultatet e zgjedhjeve do t’i jepnin partisë së parë një numër të madh deputetësh, sa për të krijuar shumicën në Kuvend e madje edhe shumicën prej dy të tretave (80+).

Përderisa tek partitë maqedonase “dihet” se si do të veprojnë në rast të zgjedhjeve më 5 Korrik, tek partitë shqiptare, kjo gjë mbetet e paqartë. Kjo për faktin se edhe gjatë këtij procesi të gjatë bisedimesh mes palësh, ata kanë pasur rol dytësor. Të fundit që e përfunduan këtë maratonë bisedimesh për arritjen e zgjidhjes ishin vetëm dy liderët e partive maqedonase dhe Presidenti i Shtetit. Ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të nxjerrë një rezultat të kënaqshëm për te gjitha palët dhe të shmangte këtë situatë të palakmueshme për vendin dhe demokracinë në vend. Megjithatë, tani vjen mundësia e fundit e tij.

E gjithë barra politike, morale dhe njerëzore në këtë rast, bie mbi Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai është mbi të gjitha palët dhe duke marrë parasysh edhe situatën ku ndodhet shteti, i bie të jetë edhe personi i vetëm që ushtron një pozitë të rëndësishme shtetërore e që ka legjitimitet të plotë politik. Presidenti Pendarovski ka mundësinë të tregojë dhe dëshmojë se nuk është lojtar partiak, se është burrë shteti, por mbi të gjitha, të shmangë mundësinë reale për t’u shndërruar në një Ivanov të dytë. Kështu të paktën, mund të mbahet mend në rast se kjo situatë nuk gjen zgjidhje dhe nëse shkohet në variantin më të keq të mundshëm. Të gjithë e mbajnë mend shembullin e keq që dha Gjorge Ivanov, ish presidenti, që në fakt ishte kukull që i shërbente ekskluzivisht partisë nga e cila ishte propozuar dhe mbështetur për dy mandate.

Loja e Ivanovit me të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”, mosdhënia e mandatit për formimin e qeverisë tek atëkohë lider i opozitës maqedonase, pas dështimit të Nikolla Gruveskit për ta formuar qeverinë dhe plani famëkeq, që po dëshmohet dita ditës, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme pas trazirave në Kuvend më 27 Prill, të gjitha kishin një qëllim. Pamundësimi i ardhjes në pushtet të opozitës. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi, por ama 27 Prilli do të mbahet si një nga ditët më të zeza në historinë e shtetit dhe si goditja më e rëndë ndaj demokracisë në vend. E Ivanovi si personazhi kyç në gjithë këtë plan të tmerrshëm.

Prandaj, Presidenti Pendarovski duhet të bëjë përpjekjen fundit, që realisht nuk do të jetë dëshpëruese, për ta zgjidhur ngërçin e krijuar. Fillimisht, duhet t’i ulë edhe njëherë në tavolinë palët. Duke pasur parasysh se dallimi në qëndrime i tyre nuk është shumë i madh, por vetëm disa ditë, një zgjidhje e situatës nuk do të jetë e vështirë. Nëse pretendimet e Mickoskit, të paktën sipas deklarimeve te fundit, janë që zgjedhjet të mbahen të paktën në mesin e muajit Korrik, kjo nuk përbën ndonjë dallim të madh. Zoran Zaev nga ana tjetër ishte i gatshëm të lëshojë pe dhe të caktohej 8 Korriku si datë zgjedhjesh. Kështu shohim se dallim mes dy palëve është vetëm 7 ditë. Këtu duhet të hyjë në lojë Presidenti. Në vendet me demokraci të zhvilluar, ajo që bën lëshime në dialog, gjithmonë është pozita. Pra, pushteti lëshon pe e opozita dikton situatën. Edhe tek ne, opozitës i duhet një trofe në gjithë këtë situatë. Trofeu është “një javë”. Sado e vogël të duket, mjafton të thuhet se ata e fituan këtë betejë (për t’i kënaqur aktivistët) dhe se nuk u bë siç donte pushteti. Ndoshta duket shumë e thjeshtë, por përshkrimi është bërë sa për të treguar se zgjidhja është e arritshme.

Pas arritjes së marrëveshjes, Presidenti do të duhet të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme (për të cilën vet tha se nuk i duhet propozim nga qeveria), për aq ditë sa do të ishte e nevojshme që të plotësohen dhe arrihen afatet ligjore për datën e marrë vesh mes palëve.
Nëse nuk do të bënte këtë, pra arritjen e zgjidhjes, do të krijohej një krizë dhe situatë e pandodhur më parë. Fillimisht, opozita maqedonase shpall bojkot të zgjedhjeve. Me këtë, do të krijohej mundësia që Naqe Çulevi dhe zëvendësministrat teknik të opozitës të dorëhiqen dhe me këtë ti jepet fund Qeverisë së Përzhinos, që është edhe kusht për mbajtje të zgjedhjeve. Hapi i radhës, dorëheqja e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky i fundit, hapur ka shprehur mospajtimet e tij, se zgjedhjet nuk mund të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se nuk do të nënshkruajë listën e votuesve. Hapi tjetër, dorëheqja e të gjithë komisionerëve të opozitës në të gjithë vendet e votimit në vend. Kjo do të sillte një situatë ku në çdo vendvotim, pushteti do të ketë të paktën nga tre komisionerë, ndërsa opozita zero. LSDM me dy anëtarë komisioni në çdo vendvotim, për shkak se njëri i takon Lëvizjes Besa që është në koalicion me të, pas refuzimit që iu bë kërkesës së Aleancës për Shqiptarët, me të cilën kjo e fundit kërkonte një anëtar komisioni në çdo vendvotim. Ndërsa një anëtar komisioni i takon partisë tjetër të pushtetit, Bashkimit Demokratik për Integrim.

E gjithë kjo situatë, sjell në rrezikun që zgjedhjet të humbin legjitimitetin, por edhe rrezikimin e procesit integrues të vendit, në një periudhë shumë të rëndësishme në këtë proces. Kjo për faktin se në këtë kohë pritet Udhërrëfyesi për fillimin e negociatave me BE’në, ndërsa zgjedhjet e lira, demokratike dhe sipas gjitha nishaneve të një vendi që aspiron kyçjen në familjen e madhe evropiane, janë një nga elementet kryesore. E sa të lira dhe demokratike do të ishin zgjedhjet e 5 Korrikut nëse krijohet skenari i paraparë më lartë, nuk do diskutim.

Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Editorial

Po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima?

Published

on

Editorial në portalin Lideri.mk

Në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur shumë protesta deri tani. Disa të qeta, disa teë dhunshme. Është sulmuar Qeveria, janë gjuajtur me ngjyra shumë ministri, por edhe institucione tjera, duke përfshi edhe selitë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Policia herë ka intervenuar, e herë ka bë sehir. Sepse e drejta e protestës është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Mirëpo gjithçka ndryshon sa herë që shqiptarët duan të protestojnë te selia e BDI-së në Reçicë të Vogël. Kjo u vërejt edhe sot. E si mos ta parashtrojmë pastaj pyetjen se Pse selia e BDI-së mbrohet prej policisë si asnjë institucon tjetër në Republikën e Maqedonisë?
Pse selia e BDI-na qenka aq e rëndësishme për policinë, a e dini vallë përgjigjen në këtë pyetje? Pae shqiptarët e Maqedonisë janë aq të pambrojtur, kurse selia e BDI-së aq e mbrojtur nga forcat speciale?
A e keni parashtruar pyetjen se po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima? Duhet ta parashtrojmë këtë pyetje secili prej nesh. Kur ta kemi përgjigjen ndaj kësaj pyetje, atëherë gjërat do të jenë shumë më të qarta!/Lideri.mk/

Continue Reading

Editorial

Dëshira për pushtet të përjetshëm e Enver Pajazitit, rrezikon seriozisht Komunën e Bërvenicës

Published

on

By

Enver Pajaziti zyrtarisht ka nisur procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve, që të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të Komunës së Bërvenicës. Por për dallim prej para 4 viteve kur pas tij u rreshtuan partitë më të mëdha shqiptare, kësaj radhe ai garon i vetëm. Partitë tjera shqiptare kanë nxjerrë ose janë në prag të nxjerrjes së kandidatëve për kreun e kësaj komune. Kjo “e nxjerr” jashtë loje Pajazitin, i cili edhe sipas anketave interne të bëra nga subjektet politike, nuk duket aspak favorit. Gara e fuqishme pritet mes Aleancës për Shqiptarët, e cila në dy ciklet e fundit del fituese në në këtë komunë dhe BDI-së, që ka hequr dorë tërësisht nga Enver Pajaziti, i cili në dy mandatet e para ishte kandidat i kësaj partie.

Situata paraqitet e favorshme për dy partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM, të cilat mundohen që këtē komunë ta kthejnë në duar të maqedonasve. Dhe gara pritet të jetë e ngushtë, ashtu si në ciklet paraprake zgjedhore. Para 4 viteve, Aleanca për Shqiptarët megjithëse qëndronte mirë me përkrahje në këtë komunë, hoqi dorë nga gara me të vetmin arsyetim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Kështu ata dhanë përkrahje për kandiatin e pavarur Envet Pajaziti, ndërsa dolën si parti e parë në votat e Këshillit. Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën dolën fitues bindshëm para partive tjera shqiptare në këtë komunë.

Por, pse Enver Pajaziti këmbëngul edhe për një mandat në krye të komunës? Edhe pse i vetëdijshëm se nuk është aspak favorit, siç pohojnë për in7 burime të afërta pranë tij, Enver Pajaziti po i hyn garës, madje duke rrezikuar seriozisht që me komunën të drejtojnë partitë maqedonase. Kjo sepse përçarja e votës shqiptare në më shumë subjekte, mund të nxjerrë fituese në këtë komunë ndonjë kandidat maqedonas, që me një angazhim më të madh, ndoshta e fiton komunën që në raundin e parë. E angazhimi i partive maqedonase kësaj radhe duket se do të jetë shumëfish më i madh. Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare, ku dy partitë e para dolën VMRO dhe LSDM.

Dëshira e madhe për pushtet të përjetshëm mund ta vë në pikëpyetje Komunën e Bërvenicës.

Tre mandate në krye të një komune, mesiguri se janë shumë, ndërsa katër mandate radhazi do të ishte e tepruar. Enver Pajaziti, në vend të aventurave personale, do të ishte e udhës të falënderojë qytetarët e Bërvenicës që i qëndruan pranë në mbi 12 vite pushtet, të falënderojë ndoshta edhe subjektet politike që para 4 viteve i qëndruan pas, me të vetmin qëllim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Çdo veprim tjetër, mesiguri do të shkojë në favor të partive maqedonase. Përgjegjshmëria dhe morali polik e kombëtar vihet në provë në të tilla raste. A do të sundojë arsyeja, logjika e shëndoshë dhe interesi qytetar e kombëtar, para tekeve personale dhe interesave individuale, kjo do të shihet në vijim!?

Zgjidhja për Enver Pajazitin është shumë e lehtë. Pensioni shijohet me nder!

Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Editorial

Ata na “mbajnë gjallë”, t’i presim siç na ka hije!

Published

on

By

Radhë të gjata mërgimtarësh nëpër pikat kufitare

Sezoni veror ka filluar. Pushimet poashtu. Si çdo verë, janë mërgimtarët ata që mbushin shtëpitë, lagjet, fshatrat e qytetet tona. Vëllezërit e motrat tona po vijnë për tu çmallur me të afërmit dhe me vendlindjen e tyre. Një pjesë e madhe e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë kryesisht në vendet europiane, rrugëtimin për në shtëpi e bëjnë me automjetet personale. Kjo paraqet sfidë më vete. Rrugë e gjatë, lodhje e shumë trafik.

Megjithatë, të gjitha këto i mund dëshira e madhe për tu kthyer dhe dashuria e madhe për vendlindjen e atyre që të detyruar, për jetë më të mirë, janë larguar nga familja, shoqëria dhe vendi që i rriti. Ata vijnë çdo vit. Vijnë e bëjnë dasma. Ndërtojnë shtëpi. Hapin biznese. Harxhojnë paratë e fituara me djersë dhe sakrificë në vende të huaja. Gjallërojnë ekonominë tonë. Mbushin arkat e shteteve tona. Ata janë arsyeja pse ne mbijetojmë.

Mendoni pak një gjë. Me paratë që ata harxhojnë në ato dy apo tre javë në vit tek ne, ndoshta edhe me shumë më pak se aq, mund të zgjedhin të kalojnë një pushim të paharruar në ndonjë nga destinacionet më të bukura turistike botërore. Oferta ka plotë. Çmimet janë shumë të arsyeshme.

Por ç’bëjnë mërgimtarët tanë?

Zgjedhin gjënë e parë që u rrotullohet në mendje. Të vijnë në vendlindje e të flakin tej idetë për pushime në plazhet më të bukura të botës. Vijnë e durojnë trafikun dhe kaosin nëpër qytetet tona, durojnë zhurmën, ndjejnë erën e keqe të deponive që kanë mbirë kudo.

Prandaj, ti presim e ti përcjellim ashtu, siç ne dhe atyre bashkë, na ka hije.

Vëllezër, Ju lutemi kini kujdes. Jepini makinës më shtruar. Paçit rrugë të mbarë e ardhshit mirë me shëndet!

Nga Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Aktuale