Connect with us

Editorial

Sulme të koordinuara kibernetike ndaj in7.tv / Jemi sërish me ju

Published

on

Të nderuar lexues dhe ndjekës të “in7.tv”,

Prej orëve të paradites, disa sulme të koordinuara kibernetike në serverin tonë kryesor, bënë që faqja jonë të mos punojë për disa orë.

U deshën rreth 8 orë që teknikët tonë ta rikthejnë faqen dhe ta lirojnë serverin. Sipas teknikëve, sulmet kanë qënë të vazhdueshme dhe të koordinuara, ndërsa adresa e tyre del të jetë jashtë Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për rrjet hakerësh me pagesë.

Gjithsesi, sulmet ndaj faqes sonë tregojnë vetëm një gjë. E vërteta është e dhimbshme për dikë dhe kjo na bën që të angazhohemi akoma më shumë.

Tani jemi sërish bashkë.

Ju falënderojmë që na ndiqni e që jeni pjesë e jona.

Sinqerisht,

Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Editorial

Po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima?

Published

on

Editorial në portalin Lideri.mk

Në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur shumë protesta deri tani. Disa të qeta, disa teë dhunshme. Është sulmuar Qeveria, janë gjuajtur me ngjyra shumë ministri, por edhe institucione tjera, duke përfshi edhe selitë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Policia herë ka intervenuar, e herë ka bë sehir. Sepse e drejta e protestës është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Mirëpo gjithçka ndryshon sa herë që shqiptarët duan të protestojnë te selia e BDI-së në Reçicë të Vogël. Kjo u vërejt edhe sot. E si mos ta parashtrojmë pastaj pyetjen se Pse selia e BDI-së mbrohet prej policisë si asnjë institucon tjetër në Republikën e Maqedonisë?
Pse selia e BDI-na qenka aq e rëndësishme për policinë, a e dini vallë përgjigjen në këtë pyetje? Pae shqiptarët e Maqedonisë janë aq të pambrojtur, kurse selia e BDI-së aq e mbrojtur nga forcat speciale?
A e keni parashtruar pyetjen se po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima? Duhet ta parashtrojmë këtë pyetje secili prej nesh. Kur ta kemi përgjigjen ndaj kësaj pyetje, atëherë gjërat do të jenë shumë më të qarta!/Lideri.mk/

Continue Reading

Editorial

Dëshira për pushtet të përjetshëm e Enver Pajazitit, rrezikon seriozisht Komunën e Bërvenicës

Published

on

By

Enver Pajaziti zyrtarisht ka nisur procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve, që të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të Komunës së Bërvenicës. Por për dallim prej para 4 viteve kur pas tij u rreshtuan partitë më të mëdha shqiptare, kësaj radhe ai garon i vetëm. Partitë tjera shqiptare kanë nxjerrë ose janë në prag të nxjerrjes së kandidatëve për kreun e kësaj komune. Kjo “e nxjerr” jashtë loje Pajazitin, i cili edhe sipas anketave interne të bëra nga subjektet politike, nuk duket aspak favorit. Gara e fuqishme pritet mes Aleancës për Shqiptarët, e cila në dy ciklet e fundit del fituese në në këtë komunë dhe BDI-së, që ka hequr dorë tërësisht nga Enver Pajaziti, i cili në dy mandatet e para ishte kandidat i kësaj partie.

Situata paraqitet e favorshme për dy partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM, të cilat mundohen që këtē komunë ta kthejnë në duar të maqedonasve. Dhe gara pritet të jetë e ngushtë, ashtu si në ciklet paraprake zgjedhore. Para 4 viteve, Aleanca për Shqiptarët megjithëse qëndronte mirë me përkrahje në këtë komunë, hoqi dorë nga gara me të vetmin arsyetim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Kështu ata dhanë përkrahje për kandiatin e pavarur Envet Pajaziti, ndërsa dolën si parti e parë në votat e Këshillit. Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën dolën fitues bindshëm para partive tjera shqiptare në këtë komunë.

Por, pse Enver Pajaziti këmbëngul edhe për një mandat në krye të komunës? Edhe pse i vetëdijshëm se nuk është aspak favorit, siç pohojnë për in7 burime të afërta pranë tij, Enver Pajaziti po i hyn garës, madje duke rrezikuar seriozisht që me komunën të drejtojnë partitë maqedonase. Kjo sepse përçarja e votës shqiptare në më shumë subjekte, mund të nxjerrë fituese në këtë komunë ndonjë kandidat maqedonas, që me një angazhim më të madh, ndoshta e fiton komunën që në raundin e parë. E angazhimi i partive maqedonase kësaj radhe duket se do të jetë shumëfish më i madh. Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare, ku dy partitë e para dolën VMRO dhe LSDM.

Dëshira e madhe për pushtet të përjetshëm mund ta vë në pikëpyetje Komunën e Bërvenicës.

Tre mandate në krye të një komune, mesiguri se janë shumë, ndërsa katër mandate radhazi do të ishte e tepruar. Enver Pajaziti, në vend të aventurave personale, do të ishte e udhës të falënderojë qytetarët e Bërvenicës që i qëndruan pranë në mbi 12 vite pushtet, të falënderojë ndoshta edhe subjektet politike që para 4 viteve i qëndruan pas, me të vetmin qëllim, që komuna të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Çdo veprim tjetër, mesiguri do të shkojë në favor të partive maqedonase. Përgjegjshmëria dhe morali polik e kombëtar vihet në provë në të tilla raste. A do të sundojë arsyeja, logjika e shëndoshë dhe interesi qytetar e kombëtar, para tekeve personale dhe interesave individuale, kjo do të shihet në vijim!?

Zgjidhja për Enver Pajazitin është shumë e lehtë. Pensioni shijohet me nder!

Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Editorial

Ata na “mbajnë gjallë”, t’i presim siç na ka hije!

Published

on

By

Radhë të gjata mërgimtarësh nëpër pikat kufitare

Sezoni veror ka filluar. Pushimet poashtu. Si çdo verë, janë mërgimtarët ata që mbushin shtëpitë, lagjet, fshatrat e qytetet tona. Vëllezërit e motrat tona po vijnë për tu çmallur me të afërmit dhe me vendlindjen e tyre. Një pjesë e madhe e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë kryesisht në vendet europiane, rrugëtimin për në shtëpi e bëjnë me automjetet personale. Kjo paraqet sfidë më vete. Rrugë e gjatë, lodhje e shumë trafik.

Megjithatë, të gjitha këto i mund dëshira e madhe për tu kthyer dhe dashuria e madhe për vendlindjen e atyre që të detyruar, për jetë më të mirë, janë larguar nga familja, shoqëria dhe vendi që i rriti. Ata vijnë çdo vit. Vijnë e bëjnë dasma. Ndërtojnë shtëpi. Hapin biznese. Harxhojnë paratë e fituara me djersë dhe sakrificë në vende të huaja. Gjallërojnë ekonominë tonë. Mbushin arkat e shteteve tona. Ata janë arsyeja pse ne mbijetojmë.

Mendoni pak një gjë. Me paratë që ata harxhojnë në ato dy apo tre javë në vit tek ne, ndoshta edhe me shumë më pak se aq, mund të zgjedhin të kalojnë një pushim të paharruar në ndonjë nga destinacionet më të bukura turistike botërore. Oferta ka plotë. Çmimet janë shumë të arsyeshme.

Por ç’bëjnë mërgimtarët tanë?

Zgjedhin gjënë e parë që u rrotullohet në mendje. Të vijnë në vendlindje e të flakin tej idetë për pushime në plazhet më të bukura të botës. Vijnë e durojnë trafikun dhe kaosin nëpër qytetet tona, durojnë zhurmën, ndjejnë erën e keqe të deponive që kanë mbirë kudo.

Prandaj, ti presim e ti përcjellim ashtu, siç ne dhe atyre bashkë, na ka hije.

Vëllezër, Ju lutemi kini kujdes. Jepini makinës më shtruar. Paçit rrugë të mbarë e ardhshit mirë me shëndet!

Nga Redaksia e in7.tv

Continue Reading

Aktuale