Foto
Historia e dhimbshme e kësaj fotografie / Autori i saj vrau veten pak muaj më pas

Kjo fotografi është shkrepur nga Kevin Carter, një fotoreporter nga Afrika e Jugut në Mars të vitit 1993 në Sudan. Në fotografi shihet një fëmijë i përkulur dhe në kolaps, ndërsa pranë tij një shpend grabitqar. Shpendi grabitqar po pret që fëmija të vdesë, që të mund ta hajë atë. Fëmija u raportua se po përpiqej të arrinte në një qendër ushqyese të Kombeve të Bashkuara rreth gjysmë milje larg në Ajod, Sudan (tani Sudani i Jugut), në Mars 1993. Edhe pse raportohej se nuk dihet fati i fëmijës, në disa artikuj shkruhej se fatmirësisht, djaloshi që në pamje të parë dukej si vajzë, i kishte mbijetuar incidentit (sulmit nga grabitqari), përcjell in7, ndërsa fotografia fitoi çmimin Pulitzer.
“Grabitqari dhe vajza e vogël” u titullua fotografia në fjalë, e cila tronditi botën. U publikua më 26 Mars të vitit 1993 në prestigjozen New York Times e përmes saj u dëshmua për fatkeqësitë në Sudan, urinë dhe luftën civile. Nga uria në Sudan raportohet se kanë vdekur 20 mijë persona.
Nuk kaluan as katër muaj të plota nga shkrepja e kësaj fotografie dhe autori i saj, Carter e vrau veten. Shkaku i vetëvrasjes mësohet të ketë qënë depresioni nga traumat e kaluara në Sudan. Për të është xhiruar edhe një film i titulluar “The Bang – Bang Club”.
Kevin Carter kishte lindur n Johanesburg të Republikës Jug – Afrikane, ndërsa ishte vetëm 33 vjeç kur vrau veten. /in7.tv/
Foto
Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

“Asnjë cent ma shumë”, është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila po mbahet në Prishtinë.
Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Deri më 28 janar 2022, ZRRE-ja ka hapur diskutimi publik për tarifat e reja të rrymës.
Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.
“ZRRE duke u bazuar në legjislacionin në fuqi ka prezantuar raportin konsultues për caktimin e tarifave. Të gjithë e dimë që kriza energjetike e ka përfshirë të gjithë Evropën, ashtu që edhe Kosova nuk është imune ndaj krizës, ka qenë e nevojshme edhe shqyrtimi i tarifave sipas mandatit që e kemi”, ka thënë Fejzullahu.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet. /Telegrafi/
Foto
U akuzua për tradhti, Alvisa del me një reagim të gjatë – ja çfarë thotë për Bashkimin

Pasi u përfol gjerë e gjatë tradhtia nga ana e Alvisës si arsye për ndarjen me Bashkimin, ka reaguar kjo e fundit.
Në Instagram, ajo ka mohuar një gjë të tillë, sipas saj koha do të vërtetojë çdo gjë.
Ndërsa thekson se e vlerëson Bashkimin dhe s’do ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç ka deklaruar edhe Bashkimi për Alvisën.
Foto
“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.
Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi