Qëndrime
La France (1943) / Deklarata e Winston Churchill në Dhomën e Komunave për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj

Nga Aurenc Bebja (Francë)
“La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga një deputet i Dhomës së Komunave, dje, z. Churchill mbajti një fjalim në shenjë nderimi për mijëra luftëtarë shqiptarë që luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.
Nga përvoja e të gjitha vendeve të pushtuara, tha ai, ata kanë mësuar se pavarësia e pretenduar dhe e ofruar nga Gjermania është veçse një mashtrim. Disa javë më parë, pushtimi fashist, të cilin ata refuzuan ta pranojnë për katër vjet, u zëvendësua me atë gjerman. Gjermanët përdorën të gjitha metodat e tyre të zakonshme, me të cilat ata përpiqen të nënshtrojnë të gjithë popujt luftëtarë. Ata kanë bombarduar fshatrat shqiptare, kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë. Por luftëtarët shqiptarë vazhdojnë të ngacmojnë armikun dhe të sulmojnë linjat e tij të komunikimit.
Oficerët ndërlidhës britanikë që gjenden me luftëtarët u bëjnë një homazh të madh për cilësitë e tyre luftarake. Ne presim që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta të luftës në ngjarjet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut.
“Politika e qeverisë britanike mbetet ashtu siç është përcaktuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratën e tij të 18 dhjetorit 1942 : domethënë, ne duam ta shohim Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e fuqive të Boshtit dhe të pavarur.
Sigurisht, çështja e kufijve do të shqyrtohet gjatë zgjidhjes së paqes.”
Komente
Profesori kërkon që maqedonasit të kthejnë pasaportat bullgare

“Hapi i parë në mbrojtje të identitetit maqedonas është kthimi i pasaportave bullgare. Të parët në radhë: politikanë dhe politikanë me xhepa plotë!”
Këtë porosi e ka shkruar profesori i njohur maqedon Vlladimir Millçin, në një postim në facebook.
Millçin është i njohur si themeluesi i Fondacionit “Soros” në Maqedoni, por që më pas nuk është pjesë e këtij fondacioni që mban emrin “Shoqëria e Hapur”.
Komente
Aliu: Deputeti Ademi i frustruar, paramendoni të ishte ky kryeparlamentar

Në emisionin Klan Debat, analisti Qenan Aliu komentoi incidentin në Kuvend duke thënë se:
”Kjo që pamë nga këto skena duket një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtë për syrin e njeriut, sepse ata janë deputet dhe kanë marrë legjitimitetin e popullit, ky Arbër Ademi duket i frustruar paramendoni të jetë ky kryeparlamentar si do reagonte, unë mendoj se ky mundohet të tregojë forcë karshi kryetarit të tij se ai mund ti bëj ballë deputetëve opozitarë” – tha Qenan Aliu. /KlanMacedonia/
Kolumna
Jemi të gënjyer!

Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.
Shkruan Vjollcë BERISHA
Nuk duhet parë vetëm si diçka që aksidentalisht shkon keq, diçka që lidhet me orën e historisë. Është thjesht dështim i diplomacisë sonë. Nuk mjafton të jetosh në aeroplan e të bësh foto besimplote për ta integruar vendin në Bashkimin Evropian.
Cila është masa me të cilën mund të matet në këtë orë suksesi i një ministri për Punë të jashtme nëse jo me mundësinë e tij për ta integruar vendin në Unionin Evropian?! Me se tjetër mund të lëvdohet diplomacia “jonë” shterpe?
Po ato intervistat gojëplota me data të rrejshme?
Jemi gënjyer keq.
Votat merren në emër premtimesh që nuk realizohen. Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.
Populli ndjehet i gënjyer. Rrugë tjetër s’ka. Dielli për ne lind nga perëndon. Ky përcaktim është qenësor për shqiptarët.
BDI e ka minuar pafundësisht këtë rrugë me mbytjen e shtetit të së drejtës, me institucione të korruptuara deri në dhëmb, me moszgjidhje të proceseve të montuara, me drejtësi selektive që i shërben vetëm pushtetit e kultit të Partisë, me arsim asht e lëkurë, me kulturë që po shfytyrohet pa kujdesin e detyrueshëm institucional, me zgjedhje të manipuluara, e me të gjitha elementët që jo vetëm e shembin rrugën e integrimit, por edhe na bëjnë qesharakë e të pamjaftueshëm në sytë e botës.
Mosmarrja e datës nuk është pafatësi, është PAAFTËSI diplomatike, dështim dhe mbi të gjitha gënjeshtër.
Është një borxh që ia kanë popullit që e gënjyen në dritë të diellit se do ta integrojnë aty ku natyrshëm e ka vendin. Nuk duhej të nguteshin me premtime.
Pesha e fjalës është e rëndë. Medoemos e zë përfundi cilindo që turret ta thotë pa përgjegjësi dhe pa skuqje.
Jemi të gënjyer.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi